opinions, analysis and interviews

luan topciu - memories from the future in fate velajs painting - (al)

  • topciu+velaj
  • vienna-vlora
  • fate in action 1
  • fate in action 2
  • memories from the future
  • the silence and one surprise
  • black,blue and thoughts
  • country house
  • afternoon in the livingroom
  • the small village cemetery

 


piktori fate velaj i ėshtė imponuar botės sė artit evropian pėrmes talentit tė tij evident, pėrmes manifestimit artistik tė befasishėm dhe tejet personal, pėrmes frymės sė lirė e tė shpenguar artistike. artisti konturon tashmė gjithė e mė tepėr njė profil tė qartė pėrmes mjetesh artistike tė personalizuara. mjeti mė elokuent nė veprat e artit tė fate velajt ofrohet nga pėrdorimi i lirisė sė shprehjes.

liria nuk ėshtė njė atribut, por njė e dhėnė. kėshtusoj ėshtė e rėndėsishme ta pėrdorėsh lirinė qė tė ofrohet, tė dish ta administrosh atė. jo akėcili artist di tė pėrdorė lirinė, jo tė gjithė piktorėt dinė tė pėrfitojnė prej saj. formimi skolastik  dhe akademizmi shterp shpesh sterilojnė krijuesit duke i orjentuar drejt shabllonesh dhe nė rastin mė tė mirė nė imitues tė pėrkryer tė profesorėve tė tyre.
fate velaj di ta pėrdorė lirinė qė tė ofron arti, di tė gėzohet prej saj dhe ta bėjė tė frutshme-duke e materializuar nė vepėr arti. ndaj nė njė pėrcaktim gjithėpėrfshirės tė gjithė paradigmės piktorike tė kėtij artisti mund tė themi se: veprat e velajt ndėrtohen nėn frymėn dhe mjetet qė tė imponon liria. ai di tė jetė i lirė e i shpenguar dhe tė mbajė qėndrime tė lira nė artin  e tij. liria e shprehjes artistike merr forma e trajta nga mė tė beftat, merr zgjidhje konvencionale dhe jokonvencionale; liria e shprehjes tek pikturat e fate velajt nuk njeh stepje, kufizim skolastik, qėndrime e poza akademike, mėdyshje, hezitim, por di t’i japė krahė fantazisė sė tij, di tė shkelė skajet e fundėm tė imagjinatės sė tij.

nė ciklin e fundit tė tij “kujtime nga e ardhmja”, titulluar nė formėn e njė sintagme paradoksale dhe sugjestive, ai shėnon kuotėn mė tė lartė nė krijimtarinė e tij. tablotė e kėtij segmenti evokojnė mė sė shumti pėrsjatje filozofike dhe poetike mbi botėn, mbi jetėn, mbi ėndrrėn. veprat janė sinteza pėrjetimesh tė thella, janė thelbi i gjendjeve tė ngarkuara shpirtėrore dhe emocionale.
le tė kujtojmė, “ndjenja tė vjetra”, “e zėzė, blu dhe mendime” ”rapsodia e blusė sė jugut” “mendime dhe fjalė”, “kujtime nga e ardhmja”, “jeshilja ndermjet teje dhe meje”, “qetėsia dhe njė surprizė”, etj.

veprat ruajnė atė qė artisti konsideron mė thelbėsoren dhe mė tė qėnėsishmen e dukurisė apo motivit qė ai pikturon. fate velaj di tė sugjerojė, tė na drejtojė nė botėn e tij pėrmes shenjash, gjestesh figurative, gamash ngjyrore duke na kapluar me gjetje artistike goditėse. nė kėtė hipostazė telajoja e velajt fiton njė ndjeshmėri tė pazakontė, plot me vibrime tė dritės, me ngopje tė ngjyrės nė regjistra intensivė koloristikė, me thekse e shkrirje tė alternuara. cikli “kujtime nga e ardhmja” mė shumė janė vizione pėr tė ardhmen, ndėrtime e pėrjetime imagjinative tė “sė ardhmes”, copra fragmentesh ėndrrash qė do tė zhvillohen nė njė kohė tjetėr dhe tjetėr hapėsirė, nė terrene tė tjera. vepra e velajt ėshtė ndėrtim i njė kronotopi me mjete vizuale, me njė gjuhė tė guximshme, me zgjidhje artistike tė papritura. piktori provokon kufijtė e njohur tė reales, tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes, tė sė shkuarės dhe tė pėrjetimeve nė kėto segmente kohorė, tė vendit dhe hapėsirės tė vendndodhjes sė tij e ndodhive tė jetės sė tij. piktori i lejon vetes tė krijojė njė botė tė lirė me pėrmasa tė tjera, me ligje tė tjera, me rrjedhje kohore tjetėr, me njė optikė tjetėr. ai provokon njė vizion tė ri tė botės, tė njė botė tė personalizuar, tė ndėrtuar e hartuar sipas njė logjike subjektive. pėr pasojė udhėtimi qė na ofron artisti presupozon dhe njė tjetėr kohė jokonvencionale, njė kohė emotive qė e pėrjetojmė intensivisht nė rrethana tė pazakonta.

nė veprėn e piktorit fshihet shpirti i ndjeshėm i njė poeti. pėrfytyrimi artistik, preokupimet artistike, vizioni i pėrgjithshėm janė tė afėrta me cilėsitė qė mbart poezia moderne. e ardhmja ka shenja tė sė kaluarės, e tashmja ėshtė atemporale, e ardhmja vishet me shenjat e tė shkuarės. tė gjitha kėto shprishje rendi tė botės t’i lejon vetėm bota abstrakte qė na ofron  fate velaj nė pikturėn e tij. ai sheh nė mėnyrėn e tij botėn, sendet, ėndrrat, zhgjėndrrėn, kujtimet, misterin, natyrėn. ėndėrrimi, kapriēot imagjinative, ndonjėherė rastėsia nė ekzekutim, injorimi i konvencioneve e bėjnė sinonim me lirinė tėrėsore. kompozimet ritmizohen herė-herė pothuaj nė mėnyrė muzikale, tė mbajtura nė njė kolorit tė qetė qė heq dorė nga kontrastet dramatike. temat qė dominojnė nė kėtė cikėl janė tashmė reflekse tė njė bote mė pak tė shqetėsuar. nė gjithė universin qė na ofron piktori gjallon brishtėsia dhe ngazėllimi.

nė njė hipostazė tjetėr, piktori bėhet mė dramatik, ngjyrat bėhen mė intensive, mė agresive, nė rrjedha tė lira dhe pėr pasojė autori duket sė jashtmi se nuk i interesojnė strukturat por lėvizja e tyre, nuk i intereson objekti por efekti qė shkakton ai dhe dinamika e tij nė raporte tė caktuara hapėsirore. fate velaj shkėqen nė sintaksėn e pikturės sė tij pa neglizhuar aspak morfologjinė. piktori ka njė optikė tė tij vetanake, ai nuk lihet i ndikuar nga asgjė e nga askush, sepse piktura e tij ėshtė mė shumė njė nevojė personale vetėshprehjeje: njė vėshtrim personal dhe i pangatėrrueshėm i botės sė tij sė brendshme dhe i realitetit ku jeton. artisti ėshtė formuar si personalitet nė njė nga kryeqyetetet e artit europian-vienė, por ai ruan dhe mbart pashpėtueshmėrisht nė krijimtarinė e tij dritėn ngazėlluese tė viseve nga ai vjen, dritėn mesdhetare tė detit jon. trajta nga fėminia, forma e ngjyra, shenja dhe ndjenja nga vendlindja shpalosen jo vetėm nė tablo ku ky realitet pasqyrohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por dhe nė tablotė mė abstrakte. gjurmė tė realitetit tė vendlindjes zbulohen nė tė gjithė krijimtarinė e velajt.

vendlindja shfaqet pėrmes ngjyrash, pėrmes gjestesh piktorike qė tė kujtojnė peisazhin e bregdetit tė detit jon, pėrmes gjendjesh emocionale qė tė provokon malli dhe mungesa e tyre, pėrmes atmosferės, bimėsisė, ajrit, frymės. vendlindja nė mungesė merr trajtat e parajsės tokėsore pėr piktorin vlonjat. po tė flasim pėr dy zona tė mėdha tė formimit tė artistit do tė flasim pėr dy qytete me tė cilat autori ndan dhe jetėn: vlora-viena. viena e pasuron me kulturė artistike, vlora gjeneron kujtime prodhimtare, emocione pjellore. paleta ngjyrore e velajt ėshtė huajtur nga natyra e vendlindjes, pėrdorimi me virtuozitet i tyre kryet nė vienėn e gustav klim-it, egon schiele-s, oskar kokoschka-s etj.

nė njė grup tablosh qė lidhen me njė fshat te vogėl, misterioz, njė fshat-ide apo fshat-atmosferė (fshati i vogel rreze malit te madh) ku artisti vendos varrezat, kishen, lagjet e rrugicat, shtepite e banoret e fshatit te vogel, etj kemi tė bėjmė me njė realitet aluziv, mė shumė autori na ofron atmosferėn jo objektin, njė ndjesi tė pėrgjithshme dhe jo sende konkrete e tė lexueshme (“kisha e fshatit tė vogėl”, “varrezat e fshatit tė vogėl”, “rrugicat e fshatit tė vogėl”, “ vjeshtė nė liqenin pranė fshatit tė vogėl”, “shtėpia e fshatit tė vogėl”, “fshati i vogėl rrėzė malit tė madh” etj). objektet nuk kanė njė vend tė saktė nė hapėsirė, evolucioni i tyre i lihet natyrės sė imagjinatės sė krijuesit dhe pėr pasojė dhe receptorit. mjedisi fizik pėrmblidhet nė esenca kromatike tė forta por dhe tė stėrholla, pėr t’i falur jetė kėtyre viseve tė mrekullueshme. piktori pikturon me njė gazmend tė pacak, sepse natyra qė na ofron piktori ngjyrohet me njė kolorit tė fortė tė mbushur plot me ndjenja, me temperaturėn e ėndrrės sė artistit, me afshin qė kėrkon ta pėrcjellė tek spektatori.

viena ėshtė padyshim ėshtė njė nga kryeqytetet mė tė shkėlqyer dhe poliedrikė tė kulturės kontinentale i krahasueshėm dhe i konkurueshėm vetėm me parisin. muzika e johann strauss-it dhe ajo e gustav malher-it, rafinamenti i dizanjit tė wiener werkstatt, psikoanaliza e freud-it, evolucioni i letėrsisė, i teatrit, filozofisė dhe mjekėsisė hartojnė bazėn pėr tu zhvilluar njė shkollė shumė e rėndėsishme pikture.
ndėrsa nė qoftė se do tė flasim pėr elementėt qė bėhen pėrcaktues pėr strukturėn e veprės sė piktorike tė fate velajt, do tė sillnim dy syresh qė janė tė njė fakture poetike drita-liria. pėr piktorin ėshtė i rėndėsishėm realiteti i tij piktural, mėnyra se si strukturohen nė telajo imazhet e tij.

suksesi i fate velaj nuk ėshtė aspak rastėsi, ėshtė njė sukses i merituar plotėsisht. fitues ēmimesh ndėrkombėtare, mbajtes i urdherit "nderi i republikes se austrise" marre ne seline e kryeministrise se austrise nga ministrja e puneve te jashtme sot komisare e europes se bashkuar dr. benita ferrero waldner. velaj eshte gjithashtu dhe kurator ekspozitash tė pėrmasave tė mėdha ndėrkombėtare, (ekspozitat e tė cilit kanė hyrė tashmė nė axhendat e galerive mė tė rėndėsishme evropiane si ne austri, gjermani, belgjike, rumani, greqi, kosove, maqedoni, shqiperi, itali, angli, egjypt etj), drejtues i njė forumi tė suksesshėm evropian, tė gjitha kėto forcojnė idenė tonė se udha e suksesit tė piktorit fate velaj ėshtė ndėrtuar mbi baza solide dhe konsistente, mbi vlera tė verifikuara nė mjediset elitare tė artit evropian.


  

mediet dhe prezenca e tyre nė expon "kujtime nga e ardhmja"

cikli “kujtime nga e ardhmja “ u paraqit nė royal leamington art gallery,uk.
hapja e expozites u mundėsua financiarisht nga ambasada e austrisė nė londėr dhe qėndroi e hapur nga data 15. tetor - 13. nėntor 2004
ketu njė permbledhje tė mediave qė i bėnė jehonė kėsaj ekspozite:
the telegraph, the coventry newspapers, the observer of leamington,  the leamington courier, uk art monthly, radio bbc, birmingham, coventry, orf - austrian tv, austrian cultural institute, london, si dhe mediat ne shqiperi, kosove e maqedoni etj, si dhe programe tė ndryshme online.