opinions, analysis and interviews

Vaclav Havel-playwright, essayist, former dissident and politician - (en, al)

  • havel

Vaclav Havel – Dramaturg dhe dissident. Ish president i Republikës Çeke

 

Nëpërmjet sekretares së tij Sabina Tancevova, Vaclav Havel më nisi këtë e-mail:

Von: tancevova.sabina@volny.cz

An:  Europeanforum AL 

Cc:  Martin Vidlák ; Ivana Reichlová

Datum:    16. Februar 2009 um 15:44

Betreff:  From Vaclav HAVEL

 

-          Më lejoni t’ju falenderoj për ftesën tuaj për të marrë pjesë në inaugurimin e "Europa Boulevard" në Pogradec si dhe në përurimin e veprës së artit "Portat e Europës" realizuar nga ju, Fate Velaj sipas ciklit "Kujtime nga e ardhmja" në kuadrin e projektit të tij "100 hapa drejt Europës" në date 20 Qershor.

U gezova shumë dhe ndihem i nderuar nga kjo ftesë dhe ju falenderoj për përpjekjet tuaja për të bërë të vetëdijshëm njerëzit e këtij rajoni për lidhjet kulturore e historike në Europë si dhe për ndikimin që rrjedh nga historia e përbashkët Europiane.

Tema e identitetit evropian është ende aktuale dhe do të mbetet kështu. Diskutimi në lidhje me identitetin e përbashkët evropiane dhe identitetit kombëtar nuk e ulë atë.

Edhe pse dëshira e tij për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe kaq interesante është shumë e madhe, është pikërisht gjendja shëndetsore ajo që nuk j’a lejon një gjë të tillë.

Për fat të keq, jam i obliguar të kufizoj udhëtimet e tij si dhe gati të gjitha shfaqjet publike.

Më lejoni i nderuari Zoto Velaj, t’ju uroj suksesin më të madh në realizimin e këtij projekti unikal europian.