opinions, analysis and interviews

Emil Brix - Historian and Diplomat - (d, al)

  • brix

Vienna, 13 June 2009

Botschafter Dr. Emil Brix, - Historiker und Diplomat
Leiters der kulturpolitischen Sektion im österreichschen Bundesministerium für auswärtige Angelegenheiten in Wien

Grußwort anlässlich der Eröffnung des „Europa Boulevards-100 Schritte nach Europa“ in Pogradec am 20.Juni.09 http://velaj.com/?cid=1,103,252

Die Eröffnung des Europa-Boulevards in Pogradec ist ein wahrer Grund zur Freude für alle Beteiligten, ist er doch ein sichtbares Zeichen dafür, dass Albanien, ein jahrzehntelang von seinen Nachbarn und damit von Europa völlig abgeschnittenes Land, nun wieder seit längerem in die Gemeinschaft der freien Völker zurückgekehrt ist.

Brücke, nicht Bollwerk zu sein, liegt in der Wesensart dieses Landes, das orthodoxe, katholische und muslimische Traditionen in sich vereinigt, keine religiöse Unduldsamkeit kennt und anerkennenswerter Weise bemüht ist, seinen Beitrag zur Wahrung von Frieden und Stabilität im Südosten unseres Kontinents zu leisten.

Das malerische Pogradec , am herrlichen Ohrid See eingebettet zwischen albanischem Bergland, Mazedonien und Griechenland, verkörpert geradezu die faszinierende Buntheit des Balkan im besten Sinn des Wortes, seit der Antike einer der ältesten Wiegen europäischer Zivilisation und eines Kreuzungspunkts der Völker.

Egal welche Kunstform man betrachtet, Kreativität und Dynamik zwischen Austausch und Abgrenzung, der Suche nach Eigenverantwortung und der Abwehr von Fremdbestimmung, das geistige und künstlerische Schaffen der Albaner vermochte es stets, sich auch unter schwierigen Rahmenbedingungen zu behaupten.

Albanien kann heute ungehindert und offen der Welt beweisen, wie viel Vitalität es jenen zu vermitteln weiß, die sich unter günstigeren materiellen und gesellschaftlichen  Bedingungen entfalten konnten.

Europa mag ein politisches, ein wirtschaftliches, ein rechtliches Projekt sein, seine Vollendung und seinen wahren Sinn findet es aber im Willen seiner Menschen, Gemeinsames zu denken und Gemeinsames zu schaffen. Dieses Gefühl schafft Identität, es braucht Kultur, ja es ist Kultur: ohne diese kulturelle Dimension wäre Europa undenkbar. Nationalismus ist billig, wir können dem Nachbarn immer irgendetwas vorwerfen, er hat dies oder jenes verschuldet, und sei es vor vielen Generationen. So kommen wir sicher nicht weiter.

Die ehrliche Überwindung der Gegensätze, nicht das bequemere Vergessen und Verdrängen stellen die unabdingbare Voraussetzung für ein besseres Verstehen dar. Wir dürfen nicht nur tolerieren, wir müssen versuchen zu verstehen, von einander zu lernen.

In Europa ist das Andere immer ein Teil von uns selbst. Der Reichtum Europas ist in seiner Vielfalt verborgen, die uns wieder entdecken lässt, wie ähnlich wir einander sind, trotz aller Unterschiede.
Neugier und Unvoreingenommenheit bleiben wesentliche Elemente. Wer sich abschottet, wird die Faszination Europas nicht begreifen. Die vermeintliche Sicherheit, die der Verweigerung des Anderen, vermeintlich Fremden innewohnt, ist oft Ausdruck der Angst, einen Verlust zu erleiden, statt durch den Mut zur Öffnung neue Horizonte zu gewinnen.

Der europäische Einigungsprozess, dem sich Albanien langfristig verschrieben hat, ist ein schwieriges Vorhaben, das viel Geduld verlangt. Wir Österreicher wollen nicht auf den Partner Albanien und den gesamten westlichen Balkan verzichten, im Gegenteil, wir bleiben überzeugte Befürworter einer Erweiterung der Europäischen Union. Ohne die Länder des Balkans bliebe Europa Stückwerk.

Um die Vision des gemeinsamen Europas  erfolgreich zu entwickeln, ihr die Breite und Tiefe zu geben, die sie braucht, um aus einer wechselvollen Nachbarschaft eine Gemeinschaft mit Zukunft zu werden, die ihre Stärke aus dem großen  Kultur- und Wissensraums schöpft, müssen wir der internationalen Begegnung, dem Erlernen mehrerer Sprachen, dem grenzüberschreitenden Dialog den größtmöglichen Platz einräumen. Initiativen, die symbolisch und real Europa einen Platz „schaffen“, sind dafür ein wichtiger Beitrag.

Wir bauen auf die junge Generation, wir glauben an die Zukunft eines Europas, in dem die Werte des Geistes, der Menschlichkeit und der Freiheit hochgehalten werden.

Der Stadt Pogradec und dem kulturellen Grenzüberschreiter  Fate Velaj danke ich, dass sie Europa eine Strasse bauen.

views from the openings ceremony  http://velaj.com/?cid=1,103,252

Dr. Emil Brix-historian dhe diplomat
shef i diplomacisë kulturore austriake

Vjene, Qershor 2009

Përurimi i Europa Boulevard në Pogradec është një kënaqësi e vërtetë për të gjithë të pranishmit, dhe një shenjë e dukshme e asaj që Shqipëria e cila për dhjetëvjeçarë ishte një vend komplet i shkëputur nga fqinjët dhe Europa tashmë i është rikthyer bashkësisë së popujve të lirë.

Urë dhe jo kështjellë është filozofia e vërtetë e këtij vendi ku traditat myslimane, katolike dhe ortodokse bashkohen e shkrihen me njëra- tjetrën, që nuk njeh mostolerancë  fetare  dhe që është për t’u vlerësuar për përpjekjet e saja në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në juglindje të kontinentit.

Pogradeci piktoresk i vendosur në liqenin e mrekullueshëm të Ohrit ndërmjet maleve shqiptare, Maqedonisë dhe Greqisë mishëron në kuptimin e vërtetë të fjalës larminë magjepse ballkanike e njohur qysh nga kohet antike si djepi i qytetërimit evropian dhe një pike takimi midis  popujve e kulturave.

Pavarësisht se kë lloj arti veshtojmë, kreativiteti dhe dinamika ndërmjet shkëmbimit dhe izolimit, kërkesa e përgjegjësisë personale dhe rezistenca ndaj  eteronomisë, krijimtaria shpirtërore dhe kulturore e shqiptarëve mundi të mbijetojë edhe  në kushte të vështira.

Shqipëria e sotme mund t’i tregojë hapur e pa pengesë botës se sa vitalitet zotëron dhe se si mund t’a shpalosë atë në kushte të favorshme materiale dhe shoqërore.

Europa mund të jetë politikisht, ekonomikisht dhe ligjërisht një projekt legjitim, por qëllimi i vërtetë e përfundimtar i saj gjendet në dëshirën e njerëzve për të menduar dhe krijuar së bashku. Kjo ndjenjë  krijon identitet , dhe për të arritur këtë duhet kulturë, dhe në të vërtetë kjo është kulturë.
Pa këto dimensione kulturore Evropa është e pakuptueshme.

Nacionalizmi është primitiv. Ne mund të akuzojmë dhe t’ia hedhim fajin gjithmonë komshiut që na ka borxh këtë apo atë, dhe kjo që prej shume brezave.
Por kështu nuk vazhdohet me.
Pranimi i sinqertë i të kundërtave  dhe jo harresa e mohimi është kusht për mirëkuptim. Ne duhet jo vetëm të tolerojmë, por dhe të përpiqemi të kuptojmë dhe të mësojmë nga njeri tjetri.

Në Evrope “tjetra” është gjithmonë  pjesë e jona. Pasuria e Evropës është e fshehur ne shumëllojshmërinë e saj dhe na lejon të zbulojmë sa të ngjashëm jemi me gjithë ndryshimet që kemi. Etja për dije dhe mosparagjykimi mbeten elementet kryesore të saj. Kush izolohet nuk ka për ta kuptuar kurrë  magjinë e kësaj Europe.
Siguria falso, mospranimi i tjetrit , quajtja e gjithçkaje si absurde, shpeshherë janë shprehje e frikës  dhe e humbjes, në vend të marrjes së guximit për t’u hapur e për të fituar horizonte të reja.

Procesi i bashkimit te Evropës që ne perspektivë përfshin dhe Shqipërinë është një proces i gjatë që kërkon durim. Ne austriaket nuk duam të tërhiqemi nga partneri ynë Shqipëria dhe nga gjithë Ballkani perëndimor, përkundrazi ne mbetemi gjithmonë mbështetës të bindur të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Pa vendet e Ballkanit Evropa do te ishte një vepër e lënë përgjysmë.

Për ta zhvilluar suksesshëm vizionin  e Europës së bashkuar, për t’i dhënë asaj gjerësinë dhe thellësinë që i nevojitet, për  të dalë nga një fqinjësi me interesa të ndryshme në një bashkësi me të ardhme të përbashkët që fuqinë e saj e merr te hapësira kulturore dhe dituria, na duhet neve, bashkësisë internacionale që gjuhëve të shumta t’u hapim hapësira më të mëdha për të mundësuar dialogë ndërkufitarë. Iniciativa që simbolikisht dhe realisht krijojnë hapësirë për Evropën janë një ndihmesë e rëndësishme për të arritur këtë qellim.

Në ndërtojmë për brezat e ardhshëm, ne besojmë në të ardhmen e një Evrope në të cilën vlerat shpirtërore, njerëzore dhe liria do te qëndrojnë gjithmonë lart.

Për këtë unë falënderoj qytetin e  Pogradecit dhe artistin ndërkufitar Fate Velaj që po ndërtojnë një rruge për Evropën.