opinions, analysis and interviews

hannes swoboda-member of european parliament - (al)

  • hannes

vlore, 13 maj 2007

hannes swoboda - eurodeputet dhe nenkryetari i komisionit per europen juglindore ne eu parlament
shėnime nga qėndrimi nė tiranė e vlorė me rastin e startimit te platformes "al-eu-al"

mėngjesin e sė dielės sė sotme po e kaloj nė vlorė, nė jug tė shqipėrisė ndėrmjet tiranės dhe kufirit me greqinė. dėgjoj valėt e detit duke shijuar pamjen e mrekullueshme  nga dhoma ime e njė hoteli te thjeshtė por jashtėzakonisht idyll (hotel liro)

ekspozite e perbashket ne muzeun kombetar tirane
miku im fatmir velaj, njė artist austriak me origjinė shqiptare si dhe themelues i nismės kulturore forum weltoffen me ftoi nė shqipėri tė hapnim njė ekspozitė tė pėrbashkėt ku tė paraqiteshin edhe njė pjese e fotografive dhe pikturave te mia ne akrilik. normalisht nė tė tilla raste unė jam pak i rezervuar mbasi nuk e mbaj veten pėr artist por si njė person qe pikturėn dhe fotografinė e ka hobbyn e tij, pra njė pasion. sidoqoftė me pėlqeu dhe iu bashkėngjita idesė sė tij e te merrja pjesė nė ekspozitėn me titull „ndjenja shqiptare-frymėzime evropiane“ e cila do te hapej nė muzeun kombėtar (12 maj 2007) dhe qė njėkohėsisht  startonte platformėn e tij tė re „al-eu-al“ qe kishte qėllim dhe i shėrbente thellimit te marrėdhėnieve ndėrmjet shqipėrisė dhe eu.
fatmiri jo vetėm qe paraqiti veprat por edhe i pėrzgjodhi dhe i kuratoi ato nė mėnyrė tė shkėlqyer. pikturat tona ishin orientuar e paraqitur sipas temave. ishin paraqitur edhe fotografitė e mia nė bardhe e zi te cilat fokusonin problemet, konfliktet si dhe varfėrinė nė pjese tė ndryshme tė botės nė tė cilėn jetojmė. nė kontrast me punimet e mia fatmiri paraqiste  perspektivat e vjenės  dhe pasqyronin njė jetė tė kėndshme, tė qetė dhe pa stres ose mė mirė tė thuash potencialin e njė bote nė paqe. mua personalisht me emocionoi shume mėnyra e paraqitjes sė veprave tona nė ekspozitė.

presidenti i republikės hap ekspozitėn.
fatmir velaj dhe unė u gėzuam shumė qė presidenti i republikės z. alfred moisiu gjeti kohėn dhe erdhi te hapte ekspozitėn tonė. kur unė atij i thashė faleminderit pėr ardhjen dhe se e ndjeja veten shume tė vlerėsuar ai m’u pėrgjigj se pėr te njė gjė e tille ishte e vetėkuptueshme.
fjala e tij e hapjes ishte njė mirėnjohje pėr punėn time nė interes tė vendit dhe ai e dinte qė unė jam njė mik i shqipėrisė, gjė tė cilėn e vuri ne pah me pjesėmarrjen e tij dhe fjalėn e hapjes. ne hapjen e ekspozitės erdhėn edhe ish kryeministri ilir meta, si dhe zv/ministri i kulturės neritan alibali, neritan ceka, pellumb xhufi etj por edhe shumė miq e tė njohur tė fatmirit.
njeri prej tyre ishte pandi, djali i njė prej artisteve me tė njohur shqiptar, piktorit guri madhi i cili kish vdekur pak pėrpara se te shembej sistemi komunist. pandi me ftoi tė vizitoja studion e te atit qė ndodhej nė katin e sipėrm tė njė apartamenti gjė qė mė shume ishte njė dhome kujtimi pėr guri madhin.
nė periudhat e tij tė mėparshme ai kishte realizuar vepra monumentale ku paraqiteshin figura heroike te historisė sė hershme dhe asaj te re shqiptare. aty viheshin re dukshėm zhvillimet artistike dhe kalimi nga realizmi socialist nė artin e lirė qė guri madhit padyshim i kishin sjelle mė shumė kėnaqėsi se sa ato qė i kėrkoheshin tė realizonte.

histori e pikturuar e komunizmit
ajo qe me tėrhoqi mė shumė ishte njė pikturė qe paraqiste mosmarrėveshjet e partisė komuniste shqiptare me udhėheqėsit e partive te tjera nė vitin 1961.
ne njėrėn ane te tablosė qėndronte nė kėmbė enver hoxha mbidimensional duke mbajtur fjalim nė krah tė delegacionit kinez qė nė atė kohė ishte distancuar nga moska ndėrsa nė anėn tjetėr, pėrballe tij qėndronin krushovi, brezhnjevi, ulbricht si dhe drejtues tė lartė tė partive komuniste tė cilėt konfrontoheshin me tmerrin dhe goditeshin nga fjalėt breshėr e stuhi tė enver hoxhes.
kur kinezet u pajtuan me rusėt gjė qe solli edhe prishjen e enver hoxhės me kinezet guri madhit iu dha porosia tė retushonte delegacionin kinez nga tabloja. njė porosi e tille ju dha edhe kur hoxha u prish me bashkėpunėtoret e tij shqiptar por madhi nuk e zbatoi atė gjė qe solli edhe mosparaqitjen me nė publik te tablosė. guri madhit shpeshherė ju desh qė edhe pikturat ku paraqiteshin femra nudo ti retushonte ose ti paraqiste tė veshura. me te vėrtetė njė situatė groteske. aty nga fundi i jetės se tij ai vendosi te ēlirohej nga kėto rregulla te rrepta edhe pse e dinte qė ato vepra ai nuk mund ti paraqiste me  ne to vihej re  kėnaqėsia  qe ai ndiqte rrugėn e tij artistike.

demokraci brenda partise
te nesėrmen nė mėngjes me bėri njė vizitė (ne hotel sheraton) kryetari i partisė socialiste dhe kryetar i bashkisė sė tiranės, edi rama. ai kėrkoi te falur qė nuk kish ardhur ne hapjen e ekspozitės mbasi nuk e dinte qe unė do isha prezent nė tė.
mbas njė bisede te shkurtėr shkuam se bashku ne njė lokal zgjedhjesh tė partisė. atė tė shtunė nė tė gjithė shqipėrinė zhvilloheshin zgjedhjet nė tė cilėn delegatėt ose mė mirė kryetarėt e ēdo seksioni apo organizate do zgjidhnin kryetarin e pėrgjithshėm tė partisė. lokali nė tė cilėn hymė ishte mbushur plot nga gazetarė mbasi ishte i njohur fakti qe aty do votonte edi rama.
kjo mėnyrė zgjedhjesh ėshtė me tė vėrtetė njė rast i veēantė i demokracisė sė drejtpėrdrejtė por, une nuk jam i sigurte nėse kjo gjė do tė zhvillohet nė sensin e populizmit brenda partisė apo te thellimit te mėtejshėm tė demokracisė. nejse, unė kam respekt pėr kėtė vendim tė socialisteve mbasi sido qe te jete kėto zgjedhje padyshim do jenė njė mobilizim i madh brenda partisė.

s’bėhet me fjalė pėr vendin mė tė varfėr tė evropės.
aty nga mesdita sė bashku me fatmirin u nisėm pėr ne jug te shqipėrisė, nė qytetin e tij: vlora. vlora ndodhet pranė detit jon dhe ėshtė me te vėrtetė njė qytet i bukur me njė zhvillim madhėshtor tė dukshėm jo vetėm me syrin turistik. mund tė gjesh hotele tė vegjėl apo diēka mė shumė si dhe restorante pranė detit ndryshe nga tė gjitha ato qe paraqesin vendin si me te varfrin e evropės. edhe ne durrės qyteti nė mes tė rrugės ndėrmjet tiranes dhe vlorės te zė syri njė boom ndėrtimesh sado qė mua te gjitha kėto nuk mė krijuan pėrshtypjen njė ndėrtimi  sipas njė rregulli apo plani tė caktuar. sidoqoftė, shqipėria e sotme ėshtė shumė mė ndryshe nga ajo qė unė kam parė pėrpara apo ne kėto 10-15 vjet.
ne mbrėmje ne universitetin e vlorės fatmiri kishte organizuar njė simpozium me titull “europa-sa larg se afėrmes”. ne tė morėn pjese ish kryeministri ilir meta ne funksionin e kryetarit te komisionit pėr integrim nė parlament si dhe konsulli i pėrgjithshėm i italisė tommasoni, rektori i universitetit bilal shkurtaj, fatmir velaj si dhe njė gazetar i njohur, henri cili.
diskutuam se bashku (pėrpara njė auditori) mbi vėshtirėsitė dhe mundėsitė e shqipėrisė pėr te hyrė nė eu. ishte me tė vėrtetė njė dikutim i gjallė nė tė cilėn mori pjese edhe publiku i ftuar. ne qendėr te debatit qėndroi pyetja pse nuk ėshtė shqipėria anėtare e eu nė njė kohė qė edhe vende te tjera kane problem korrupsionin dhe megjithatė janė anėtare te saj.

anėtarėsimi ėshtė i mundur.
natyrisht qė pyetje te tilla nuk janė tė lehta pėr t’u pėrgjigjur. zhvillimet e fundit nė bullgari e rumani janė bėrė pėr ne shqetėsime te mėdha.
njėra pale sjell argumentin pse tė mos jete edhe shqipėria  anėtare e be ndėrsa pala tjetėr thotė se zhvillimi dhe reformat ecin shume ngadalė. sigurisht qė korrupsion nuk ka vetėm nė shqipėri, bullgari e rumani por edhe nė vendet e tjera qe janė prej kohesh anėtare te be. ėshtė vėrtetė e vėshtirė te gjesh njė drejtpeshim pėr tė pėrmbushur kėto kėrkesa dhe kushte dhe te mendosh t’u japėsh kėtyre vendeve njė shans pėr t’u zhvilluar brenda eu. edhe aq shpejt kjo gjė nuk ka pėr tė ndodhur. nga kėndvėshtrimi im teorikisht shqipėria mund tė behej anėtare e be-sė aty nga viti 2014 ose 2015. nėse kjo do te ndodhė ose do tė zgjasė edhe disa vjetėsh mė shumė nuk mund te thuhet ne kėtė moment mbasi kjo varet nga zhvillimi i shqipėrisė por dhe i vete be-sė.
por, politikes nė shqipėri i bėhet thirrje tė marrė tė gjitha masat pėr krijimin e kushteve tė integrimit tė vendit. unė mendoj pėr shembull nė sektorin e infrastrukturės ėshtė akoma pėr t’u bėrė. udhėtimi nga tirana nė vlore ishte i pranueshėm vetėm ne disa sekuenca ndėrsa nga ana tjetėr kur mbėrrita ne tirane u befasova nga aeroporti i ri e modern qe ishte ndėrtuar si dhe nga rruga qe lidhte ate me qytetin gjė qė mė parė nuk ishte e mundur.

njė vend i bukur
edhe ne vlorė u ekspozuan punimet tona nė pikturė e fotografi si pjesė pėrbėrėse e ekspozitės sė madhe qė kishim hapur nė tirane. ne pėrgjithėsi pėr mua ishte njė mundėsi pėr ta njohur me mirė kėtė vend larg monotonisė sė kryeqytetit duke biseduar me shume profesorė, kryetare bashkish  etj. pėrshtypjet e mia nga shqipėria u thelluan e u shumfishuan. ishte me shume sesa njė udhėtim i kėndshėm ne njė vend qe e kisha vizituar shume here mė parė dhe ku unė gjithmonė jam falenderuar pėr interesin dhe ndihmėn e dhėnė.