opinions, analysis and interviews

vlora ne nje kontext me te gjere-ate europian (al)

  • fate

prill 2010

ka gati tre muaj qė “vlora forum pėr dialog International” ka filluar ciklin e simpoziumeve „eu-betėeen me and you“ (europa-ndėrmjet meje dhe teje) dhe tė ekspozitave internacionale “ndjenja shqiptare-frymėzime europiane”.

ishte vetė ambasadori i ke nė tiranė helmuth lohan qė shoqėroi fizikisht dhe shpirtėrisht themelimin e kėsaj organizate themeluar e drejtuar nga fate velaj. por nė vlorė pėr themelimin e kėsaj shoqate shkoi dhe ambsadori gjerman bernd borchardt, ai spanjoll montobbio ku edhe tė tjerė do tė shkojnėe deri ne thirjen e njė konference ndėrkombėtare nė muajin nėntor me pjesėmarrjen e personaliteteve tė larta nga europa e parlamenti europian nė bruksel.

tashmė ėshtė vėshtirė qė tė gjesh njerėz nė qytet dhe jashtė tij qė tė mos jenė informuar dhe nė njė mėnyrė apo tjetėr tė mos jenė prekur direkt apo indirekt nga kjo lėvizje e re qytetare e cila ka pėr qėllim vendosjen e vlorės dhe bėrjen e saj njė qendėr tė rėndėsishme tė axhendave dhe debateve europiane tė juglindjes dhe atė tė mesdheut si dhe bėrjen e vlorės “kryeqytetin mesdhetar i ballkanit”.

por ēdo individ apo organizatė brenda dhe jashtė vendit me tė drejtė shtron  pyetjen: cili ka qene roli i vlorės nė njė kontext europian apo dhe mė gjerė?a gjenden nė vlorė gjurmė tė zhvillimeve dhe lėvizjeve europiane dhe sidomos ato tė sė ardhmes europiane nė tė cilėn ajo ėndėrron tė aderojė?
nese do i referohemi kujtesės qytetare mbi kėrkimin e fakteve ajo do tė ngrejė supet dhe nė fund do tė tund kokėn majtas djathtas. po ti hedhėsh njė sy kronologjisė sė emėrtimeve tė rrugėve, bulevardeve, institucioneve qofshin ato kulturore, arsimore, etj vihet re fare qartė se nė qytet nuk gjen asnjė shenjė tė historisė dhe identitetit tė pėrbashket europian. vlora paraqitet si njė qytet i shkelur vetėm nga vendas tė cilėt “nuk paskan qenė influencuar asnjėherė nga kultura, shkenca, arsimi” i rajonit apo dhe atij kontinental e mė gjerė.

nėse do i referoheshim metropoleve europiane duke marrė si parisin, londrėn, vienėn etj, do shinim se nė bulevardet, rrugėt apo sheshet e tyre do tė ishin emėrtuar edhe me emrat apo data tė rėndėsishme tė personaliteteve europiane apo tė ngjarjeve tė cilat ndryshuan historinė e kontinentit dhe nė kėtė rast tė gjithė botės.nėse nė vienė njė ure i vihet emri “kennedy brücke”(ura kennedy), apo “philadelphia brücke”, njė sheshi i vihet emri “mexico platz”, apo njė rruge ”trieste strasse”, etj nė vlorė tė tilla emėrtime nuk imagjinohen.nėse do i referoheshim emėrtimeve tė rrugėve apo institucioneve nė vlorė vihet re njė ēorodotje e madhe qė fillon qė nga emėrtimet e deri te njohja e kėtyre emrave qė nė shumicėn e rasteve janė akoma tė paqartė pėr rolin e tyre dhe veprėn qė na kanė lėnė e qė nė fakt duhet tė shėrbejė dhe si motiv frymėzimi pėr tė rinjtė e qytetit apo tė gjithė vendit.

nėse do marrim rrugėn mė tė gjatė nė qytet qė nė kėtė rast ėshtė “sadik zotaj”, pak veta dinė pėr kėtė person qė qysh prej 40 vjetėsh ėshtė ēimentuar nė memorien e qytetarėve dhe tė zarfave postare qė dalin nga qyteti pėr nė gjithė botėn apo dhe qė hyjnė nė qytet. duke mos dashur qė nė kėtė bisedė tė paragjykoj asnjė nga emėrtimet dhe vlerat e personave qė janė emėrtuar rrugėt, jam i mendimit se duhet njė fushatė e madhe informuese pėr tu thėnė mė shumė banorėve tė qytetit se kush ishin kėta persona.
 
athere po pėrgjigjem me pyetje. cili ka qenė roli i tyre nė histori? cfarė ka bėrė mė shumė ai se njė tjetėr dhe ēfarė ndikimi ka patur ai nė njė kontekst mė tė gjerė: atė kombėtar apo europian?tashmė kur mjetet e informacionit janė tė shunta, nė njė kohė kur google dhe interneti janė tė „shtėpisė“ ėshtė fare  lehtė tė mos gjesh mundėsinė tė kėrkosh info mbi kėta persona dhe nė shumicėn e rasteve tė mos gjesh asgjė.

njė problem tjetėr qė mė bie nė sy dhe qė nė shumicėn e rasteve duket i paqartė ėshtė dhe ai i veprave tė artit apo dhe vetė i memorialeve nė qytet. vlora qė nė historinė shqiptare tė pasluftes njihet si “fabrika e artit viziv” i vendit mbasi ajo si asnjė tjetėr qytet nė vend ka nxjerrė nga gjiri i saj talente tė jashtėzakonshme tė cilat kanė dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė krijimin e njė fizionomie artistike nė mbarė vendin ndodhet sot e pa orientuar.
asnjė strategji kulturore nė qytet. asnjė inicitaivė pėr tė paraqitur artin viziv vlonjat nė njė kontekst europian apo dhe mė ngushtė; atė tė hapėsirės shqipfolėse.

eshtė e vėrtetė qė fate velaj ėshtė pėrpjekur dhe ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė paraqitjen e vlerave artistike tė qytetit nė arenėn ndėrkombėtare por duam tė themi se kėto kanė qenė inciativa personale tė tij duke shfrytėzuar dhe faktin se drejtoj njė nga forumet ndėrkomėbtare mė me emėr nė europė, siē ėshtė “forum ėeltoffen internacional”.

kėshtu kanė qenė gati tė gjithė artistat e qytetit qė nė njė ekspozitė apo nė njė tjetėr janė paraqitur pėrbri atyre nga europa dhe kėtu dua te selektoj: agron dine, artan shabani, agron jakupi, arben meksi, edmond dumi, shpėtim xhema, ed kojani, zqeir alizoti, ticiana fejzullahu, zini veshi, arsen kurti, gėzim bejkosala, etj tė cilėt janė paraqitur nė njė cikėl aktivitetesh si “nė blunė e jugut” nė vjenė si dhe art koloni nė radhimė, nė ekspozitėn “vapė”, “good morning, ballkan” etj, e deri te “ndjenja shqiptare-frymėzime europiane”.

nėse do i referoheshim veprave tė skulpturės nė qytet unė jam i bindur se qyteti ka njė nevojė tė madhe tė vendosjes sė tyre nė sheshe tė cilat vetė mungojnė apo janė zėnė nga njė “gjenocid urban” i cili nė vlorė mund tė konsiderohet si njė “raskapitje optike” e njė qyteti pa fizionomi e pa “identitet arkitektonik”. nėse do i referoheshim veprave tė artit ekzistues do tė vinim re njė mosmirmbajtje tė tyre deri nė mosnjohje tė personave nė to. papastėrtia e ambientit, pluhuri i paparė e i pathithur nė asnjė qytet tė europes juglindore apo tė vendeve mė tė pakonsiderueshme nė botė, rrugėt qė nuk pastrohen kurrė dhe mungesa e gjelbėrimit, e bėjnė atmosferėn dhe ngyrėn e qytetit kaf. nėse do i referoheshim atyre ndonjėhere vėme re se ato, ose janė tė vendosura nė vende tė gabuara ose janė artistikisht tė parealizuara.

marrim pėrshembull ismail qemalin te godina e universitetit tė vlorės me tė njėjtin emėrtim. busti i ismail qemalit aty jo vetėm qė ėshtė njė “shėmtirė artistike” por edhe vė nė dyshim pėr kombėsinė e personit mbasi ai ėshtė nė njė pamje tė tillė me ato sytė e mbyllura sa tė jep pėrshytpjen se duhet tė jetė ndonjė mbret a princ i azisė. jam i bindur se asnjė nuk e ndjen veten mirė kur e sheh themeluesin e pavarėsisė kombėtare, djalin e vlorės nė atė pamje. gjithashtu ajo qė mua qysh nė fėmijėrinė time, (flas aty nga vitet ’70) mė ka rėnė nė sy dhe nuk kam qenė nė gjednje ti jepja pėrgjigje faktit qė te varri i ismail qemalit ėshtė vendosur njė skulpturė monumentale e mjeshtrit tė skulpturės shqiptare odhise paskali. kjo vepėr e realizuar artistikisht ka shėrbyer si model pėr tė gjithė artistėt vlonjatė dhe ka qenė njė shenjė identiteti pėr qytetin. por nuk ėshtė kjo ajo qė mua mė ka lėnė tė pasqaruar deri mė sot.

kryesoren ėshtė fakti se kjo skulpturė kaq e bukur quhet “ushtari i panjohur” dhe qė ėshtė vendosur mbi varrin e njė personi qė ne na bėri tė lirė e tė pavarur e qė njihet nga e gjithė bota si krijuesi i shtetit shqiptar.
a nuk ėshtė njė paradoks i paparė e i padėgjuar ky? nė tė gjithė kėtė eksperiencė internacionale qė kam nė kėto 20 vitet e fundit, duke pėrjetuar dhe shėtitur europėn dhe mė larg, si jo ndonjė tjetėr, duke qenė i ftuar nė kancelaritė europiane ku kam referuar nė ambiente elitare europiane, duke shėtitur nė sheshe e parqe nga mė tė famshmet nė botė, duke parė muzeume e pinakoteka arti nė metropolot europiane apo qofshin kėto edhe nė qytete tė panjohura, unė nuk e kam vėnė re kurrė qė te varri i njė krijuesi shteti apo qofte ky edhe njė luftėtari apo mendimtari tė vendoset skulptura e njė “anonimi” siē ėshtė ushtari i panjohur mbi varrin e djalit tė vlorės dhe plakut tė menēur tė kombit, ismail qemali.

eshtė i pashpjegueshėm ky fakt qė ashtu i ftohtė siē ėshtė jeton nė mes nesh e qė ēdo vit i vendosen lule e kurora me lule nga populli apo dhe nga  vetė politika duke e shfrytėzuar atė ngjarje me njė adoleshencė sentimentale sipas ngjyrave politike. a do ta lejonin turqit qė mbi varrin e mustafa kemal atataturkut tė vihej njė anonim? a do ta lejonin italianėt qė mbi varrin e giuseppe garibaldit tė vinin njė anonim? eshtė fakt qė vetė veprae ismail qemalit ėshtė pėrjetėsuar nė njė kompleks artistik monumental siē ėshtė monumenti i pavarėsisė, por kjo nuk justifikon atė qė mbi varrin e ismail qemalit tė mos vihet njė vepėr arti me pamjen e tij qoftė kjo skulpturė e vogėl apo njė bassoreliev.

tjetėr fakt ėshtė ai i pėrdorimit tė emrit tė ismail qemalit. njė person i kalibrit tė tijė nuk mund ti pėrdoret emri ku tė na vijė pėrmbarė. nuk mund tė emėrtohet ēdo gjė me tė. nė qytet kemi njė shkolle 8 vjeēare ismail qemali kemi dhe njė universitet ismail qemali. kjo kontradikte akustike ėshtė e pashoqe. nėse do i referoheshim botės dhe mė ngushtė europės do tė vinim re se figurat kryesore janė vetėm nė institucionet qėndrore tė vendit apo qyteteve. nėse konservatori i muzikės nė salzburg quhet „mozarteum“ nė mirėnjohje tė djalit tė qytetit ėolfgang amadeus mozart qė e bėri atė tė famshėm nuk gjendet nė qytet asnjė shkollė apo kopėsht me emrin e tij.  jam i bindur se vlora forum pėr dialog internacional do jetė nė gjendje ta sensibilizojė opinionin qytetar (kėtu e kam fjalėn edhe pėr ata qė nuk ndodhen fizikisht nė qytet por edhe ata qė ju ėshtė „arratisur“ shpirti nga qyteti).