opinions, analysis and interviews

liberalizimi i vizave me shqiperine-leter per hannes swoboda-fate velaj, mai 2010 (al)

bisede me dr. hannes swoboda ne wien, gartnehotel altmansdorf per te diskutuar mbi liberalizimin e vizave me shqiperine.



vienna/vlora, 31 maj 2010
 
 
dr. hannes swoboda
zv/kryetar i fraksionit s&d nė eu parlament
kryetar i grupit parlamentar s&d ne eu parlament
anėtar boardi i forum weltoffen international
 
pėr info:
fraksionit tė socilistėve dhe demokratėve nė eu parlament
 
 
i dashur hannes,
nė rradhė tė parė dua tė tė falenderoj pėr mbėshtetjen e dhėnė nė tė gjitha kėto vite qė njihemi bashkė, njohje qė kishte pėr bazė idetė dhe vizionet tona tė pėrbashkėta pėr evropėn si dhe respektin reciprok pėr punėn e njėri tjetrit. kjo u thellua dhe nga ndihmesa qė unė nėpėrmjet artit, kulturės si dhe nė krijimin e politikave kulturore dhashė nė zhvillimet e juglindjes sė evropes, njė rajon qė ka qėnė nė qėndėr tė punės tėnde si eurodeputet.

por, qėllimi i kėsaj bisede e letre ėshtė se jam habitur jashtė mase kur nė mediat shqiptare lexova intervistėn tėnde dhėnė nė parlamentin evropian nė bruksel mbi mundėsinė e njė vetoje tė fraksionit tuaj tė socialistėve dhe demokratėve kundėr liberalizimit tė vizave me shqipėrinė nėse nuk zgjidhen mosmarreveshjet politike nė tiranė.
 
nė kėto kohė tė njohjes bashkė, unė tė kam bėrė njė pasqyrim tė gjatė tė vendit tim gjė qė ėshtė reflektuar dhe nga njė angazhim i yti nė paraqitjen e vendit nga i cili unė erdha. kėshtu ishte mundėsimi qė i bėre hapjes sė expos time „vlora, vjena dhe brukseli“ nė prill 2001 nė  parlamentin evropian. unė aty paraqita jo vetėm ėndrrat e mia mbi vendin e paknjojtur nė ambientet e parlamentit europian por, njėkohėsisht unė paraqita dhe vizionet e mia mbi tė ardhmen e  pėrbashkėt evropiane: vlora-qyteti ku unė jam lindur, vjena-qyteti ku unė u rilinda dhe brukseli-kryeqyteti ynė i pėrbashkėt.
 
nė sirtarėt e mia unė kam akoma letrėn e shėnimeve tė tua mbas ekspozitės sime nė parlamentin evropian. atėhere ti i dashur mik shkruaje se:
"fate velaj ėshtė njė piktor qė nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer prezanton evropėn multikulturore. "multikulturė" nuk ėshtė pėr tė njė fjalė mode ose sllogan por praktike e jetuar pėrditė.nga kjo praktikė shpėrthejnė si temat ashtu edhe ngjyrat nė pikturat e tij. ngjyra tė dhimbshme gjithashtu melankolike pėrzihen me ngjyra tė ēelėta, tė gjalla dhe shpresėdhėnėse. kėshtu paraqitet edhe bota jone dhe mbi tė gjitha evropa. njė evropė qė piktori nga shqipėria qė jeton nė vjenė e paraqit direkt dhe indirekt dhe qė shkon matanė evropės sė bashkuar. fate velaj e ndjen veten nė shumė vende tė kontinentit europian si nė shtėpinė e  tij dhe unė shpresoj qė sė shpejti e gjithė evropa tė jetė shtėpia jonė e pėrbashkėt.“
 
qysh atėhere kanė kaluar 9 vjetė dhe shqipėria ėshtė mė afėr asaj qė ti e titullon „shtėpia jonė e pėrbashkėt“.
qė nga ajo kohė dhe ne sė bashku i dashur mik kemi bėrė shumė nė afrimin e juglindjes sė evropės drejt bashkimit evropian.ti nė funsionet e tua ne eu parlament si dhe anėtar boardi i “forum weltoffen international”- organizatė qė unė e drejtoj qysh nga viti 2001 ashtu sic jam dhe i “european forum al” dhe tashmė i “vlora forum for international dialogue”.
 
kėtu mė duhet tė them se agendat tona shpesh herė janė takuar dhe se ne sė bashku kemi zhvilluar aktivitete tė herėpashershme qofshin ato nė bruksel, beograd, shkup, berlin, pec, sofie, salzburg, etj e sic do tė jenė dhe ato qė do bėjmė sė bashku nė vjenė nė datė 10 dhe 25 qershor mbi hapėsirėn e danubit.
nuk duhet tė harrojmė edhe ato nė shqipėri ku ti me ftesėn time ke qėnė nė tiranė, http://www.velaj.com/?cid=1,103,111,  vlorė http://www.velaj.com/?cid=1,103,164
e sė fundi nė pogradec http://www.velaj.com/?cid=1,103,252 si dhe dėshirėn tėnde tė pėrhershme tė vish nė shtėpinė time nė vlorė e tė vazhdosh bisedėn me miqtė e familjarėt e mi.
 
unė e vlerėsoj shumė faktin i dashur mik qė ti pranove tė jesh anėtar i asaj qė unė kam quajtur steering committee for foreign relations  (komiteti i drejtuesve pėr marrėdhėnie me  jashtė) tė “vlora forum for international dialogue” dhe jam i bindur se me ndihmėn tėnde dhe miqve tanė evropian do arrijmė t’a bėjmė vlorėn njė qėndėr tė rėndėsishme tė agendave europiane tė juglindjes sė evropės si dhe ato euromed si „kryeqytetin mesdhetar te ballkanit“.
 
i dashur hannes,
liberalizimin e vizave me shqipėrinė unė e shikojė si njė fitore tė madhe tė shqiptarėve dhe tė evropianėve gjithashtu. kjo pengesė lėvizjeje qė ka patur shqipėria ka bėrė tė mundur jo vetėm vėshtirėsimin e kontakteve, transmetimit tė ideve e vlerave tė pėrbashkėta por edhe tė ndjenjave tė mallit e nostalgjisė pėr njėri tjetrin. tashmė ne do vemė e do vimė te njeri tjetri me dėshirėn e madhe tė asaj qė duam tė ndėrtojmė “shtėpinė e pėrbashkėt europiane”. por, idea juaj (s&d) e nje vetoje kundėr liberalizimit tė vizave me shqipėrinė vetėm se nuk merren vesh me njėri tjetrin politikanėt nė shqipėri ėshtė tėrėsisht e gabuar dhe kondraproduktive.
 
ju doni tė dėnoni njė popull tė tėrė dhe pa menduar shtoni porcionin e armiqėsisė ndaj bashkimit europian. lėvizja e lirė e shqiptarėve do mundėsojė njohjen e vlerave tė demokracisė europiane e kėshtu do sjellė mė pak militantizem tė sėmurė nė jetėn politike shqiptare. kjo do jetė vlera dhe fitorja mė e madhe e kėsaj lėvizjeje. nėse ju vendosni veton-tė cilėn unė nuk e besoj- ju nuk dėnoni politikanėt tė cilėt i kanė passaportat pa viza. ju doni tė dėnoni nėnat e baballarėt qė duan tė venė te femijėt e tyre nėpėr be e tė shohin nipėr e mbesa tė lindur andej. ju doni tė dėnoni studentėt qė duan tė arsimohen nė universitete elitare, ju doni tė dėnoni…
 
ti vetė ke thėnė shpeshherė se je i lumtur qė jemi miq bashkė. e pra i dashur mik: si fate velaj ka shumė nė shqipėri! gjatė vizitave tė tua aty ti takove miqte e mi si pandin, enean, gjergjin, artanin, pėrparimin, endrin, ardianin etj qė tashmė janė bėrė miq tė tu por, dhe tė tjerė do tė bėhen miq tė tu e tė miqve tė tu.
 
nėse nė tiranė sot ka mosmarrėveshje kjo sipas mendimit tim nuk duhet tė reflektohet nė asnjė vendim tė parlamentit evropian pėr tė ardhmen e lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve. ato qė kanė tė bėjnė me lėvizjen e lirė janė siguria dhe arritjet nė sektorė tė ndryshėm pėr tė cilėn miku ynė werner faymann-kancelar i austrisė-nė letrėn qė mė dėrgonte konstatonte me tė drejtė se shqipėria ka bėrė hapa tė shkėlqyer nė kėtė drejtim.
 
nėse politika sot nuk gjen gjuhėn,mendjen  dhe rrugėn parlamentare kjo nuk duhet kthyer nė njė “penalty” pėr popullin shqiptar. kėtė e di fare mirė dhe ti i dashur mik. ne kemi shkėmbyer shumė herė mendimet tona mbi jetėn politike nė shqiperi e nė europė dhe shumė herė kemi qėnė nė sintoni nė mendimet tona.
 
unė, si njė evropian nė bindje jam i mendimit se liberalizimi i vizave nuk duhet pėrdorur si njė mjet trysnie apo kėrcenimi ndaj njė populli i cili prej 60 vjetėsh pret tė lėviz e tė hyjė i lirė, pa frikė e si nė shtėpinė e tij ne atė qė ne e quajmė “shtėpinė tonė tė pėrbashkėt” .
 
i yti,
fate velaj