opinions, analysis and interviews

Andreas Pawlitschek - Ministry for Foreign Affairs of Austria (al)

 

28. november 2006 greetings word from andreas pawlitschek - head of department in ministry for foreign affairs vienna and walter ibrahimi - albanian ambassador in vienna by the opening of the exhibition “28 novembre” in albanian embassy vienna. for more information about the exhibition please see " views of activities "

andreas pawlitschek
sot, në ditën kur republika e shqipërisë feston pavarësinë,  që njëkohësisht është dhe dita e themelimit te shtetit shqiptar, e ndjej veten shume të gëzuar, dhe te privilegjuar që m’u dha mundësia të hap ekspozitën e fate velaj-t, një shqiptaro-austriaku që jeton në vjenë, njëkohësisht  një artisti por edhe një miku që rrënjët i ka në dy shtete: në shqipëri dhe austri…
velaj  u lind me 1963 ne vlorë dhe këtu është për t’u cilësuar një detaj interesant: pikërisht në atë qytet ku dhe u shpall pavarësia e shqipërisë. që nga 1991 jeton ne austri dhe është themeluesi dhe kryetari i forum-it weltoffen një organizatë ndërkombëtare që nxit dialogun midis kulturave. mbas largimit nga shqipëria ai arriti kulmin e aktivitetit të tij artistik në atdheun e përzgjedhur, në austri.

si nje artist shumëplanësh (piktor, fotograf, narrator e kurator,) ka realizuar një seri veprimtari ndërkombëtare ku kam dëshirën të cilësoj „good, morning, balkan“ të cilën ai e ka realizuar  në athinë, bukuresht, tiranë, prishtinë dhe përpara disa muajve në trieste si dhe projekte të tjera si "...between danube and nile"në kairo, "art ipmroves the time" në shkup, apo te tjera në leamington, vjenë, etj projekte te realizuara në bashkëpunim me ministrinë e jashtme të austrisë.

fate velaj ka një credo: atë që arti dhe kultura luajnë një rol te rëndësishëm në paqen dhe tolerancën midis popujve.  ai është i bindur se me art e kulturë i sjell popujt me afër njeri-tjetrit…ne punën e tij të vetmen gjë qe ai nuk njeh janë kufijtë. ai i injoron kufijtë, atë linjë ndërmjet dy pikave qe shpeshherë tek ai vete janë larg njëra-tjetrës: atë si artist dhe si njeri…

walter ibrahimi
eshte kenaqesia ime te pershendes ne  hapjen e ekspozites mikse ne ambientet e ambasades se rsh-se; eshte nje koincidence e bukur se piktori eshte nga vlora, qyteti ku u ngrit flamuri ne diten e shpalljes se pavaresise se shqiperise dhe familja e tij eshte nga kanina vendlindja e ismail qemalit qe ngriti flamurin. pavaresisht nga kjo, piktori velaj ka krijuar individualitetin e tij artistik dhe shpesh kritiket  internacionale e quajne “abstrakt-expressionist”
eshte nje nderdhe kenaqesi e vecante sot pasi pjesa me e madhe e punimeve te piktorit velaj ekspozohen per here te pare per publikun. permes koloritit ekspresiv velaj sot na ofron me pikturat e tij pejsazhe te mrekullueshme por edhe emocione te vecanta te shprehura permes simbolikes. kur ndodhesha perpara pejsazheve dukej sikur vetem nje hap me ndante nga nje bote tjeter pertej reales. ne tekniken e tij, velaj sjell hera heres natyren plot kolorit, kontrast e hijeshi, dhe ne punime te tjera kontraste te trazuara dhe plot emocion, te cilat te impresionojne dhe te krijojne pershtypjen se je pjese e pasqyrimeve epike apo hyjnore. nje prej kritikeve te artit e ka qyajtur pikturen e velajt pikture ne levizje te cilen e gjej te goditur.
piktura shtepia ne fshat, e cila eshte nje gjetje artistike shume e vecante dhe individuale e autorit, ka nje histori te kendshme. dikusht, ne expon ne athine pasi e kundori per nje kohet te gjate pikturen e pyeti autorin se ku eshte shtepia se nuk po e shoh dhe autori i pergjigjet, ju duhet te hyni njehere ne fshat pastaj te pyesni per shtepine.
ndersa, pa dashur te sillem si kritik arti, sot ai vjen edhe me disa fotografi te mrekullueshme, peisazhi por edhe fiksim karakteresh. ai nuk harron ngado te paraqese pejsazhin bregdetar te qytetit te tij dhe ngjyren bly te detit jon, por edhe karakterin mesdhetar te personazheve te tij.

më shumë informacion mund të gjeni tek views of activities http://velaj.com/?cid=1,103,194