opinions, analysis and interviews

20 vjet universiteti i vlores

me poshte, do te lexoni fjalen time te mbajtur ne simpoziumin „europa fillon te pragu i shtepise sime“ qe u mbajte dje me rastin e 20 vjetorit te krijimit te universitetit “ismail qemali”, vlore.

 

te nderuar student,

ish student.

te nderuar profesor,

ish profesor.

shume te nderuar pjesemarres te ketij paneli.

 

kur ne 9 maj 2007, diten e europes, ne kete salle, qe atehere nuk ishte kaq e bukur sa sot une do te organizoja konferencen time te pare, perzgjodha titullin „europa-sa larg se afermes“. mua me kujtohet fare mire kur salla u mbulua nga pyetjet e shumta te studenteve e pedagogeve te cilet pyesnin se pse po vazhdon kaq shume ky rrugetimi i shqiperise drejt europes dhe, nuk do te harroje pyetjen qe nje student i beri eurodeputetit hannes swoboda duke i thene se kur mendon ai do te jete nje afrim real i shqiperise drejt bashkimit europian, pyetje se ciles, hannes swoboda, do i pergjigjej se, sipas mendimit te tij, kjo do te ndodhte ne vitin 2014. 

 

normalisht qe nje pergjigje e tille te jepte pershtypjen se hannes swoboda kishte ardhur ne rolin e orakullit te delphit e jo si eurodeputet por, fakti qe sot, ky 20 vjetor i universitetit festohet pikerisht ne vitin e marrjen e statusit te vendit kandidat, tregon se, hannes swoboda ka pasur te drejte ne parashikimin e tij e se mua sot, me duhet te falenderoj ambasadoren e be.romana vlahutin e nepermjet saj, institucionin qe ajo drejton qe mbeshteti endren e shqiperise per tju afruar europes.

 

qysh atehere, ne kete salle kam organizuar gati 15 konferenca qofshin ato te ciklit „europa-midis meje dhe teje“ ku referuesit kane qene deputet e eurodeputet, ministra e personalitete te tjera nga politika, ekonomia vendase e te huaja e qe qellim kane pasur berjen e vlores nje qender te rendesishme te agendave te bashkimit europian ne juglindje te europes.

„europa fillon te pragu i shtepise sime“ eshte nje tjeter cikel i debateve mbi europianizimin e vendit dhe une perfaqesoj mendimin tim te thelle se, europa nuk fillon ne bruksel, as ne strasburg, as ne londren tende e dashur kate charlotte, as ne zagrebin tend e nderuara ambasadore vlahutin apo ne romen tende i dashur massimo. europa nuk fillon as te pragu por brenda shtepise tone dhe une do doja t'a perserisja ate qe kam thene qysh ne simposziumin e pare se, europa fillon ketu thelle ne zemrat tona, transmetohet ne thellesi te mendjeve tona dhe artikulohet nga gjestet e nga fjalet tona, se si ne manifestojme sjelljet e paraqitjet tona. 

 

une e them me bindje te plote se, perpara se te jesh durrsak, perpara se te jesh vlonjat apo tiranas je europian i kantinentit europian. nuk mjafton vetem te thuash jemi popull nga me te vjetrit ne europe e se kemi gjuhen e trete me te vjeter ne bote. ne duhet te mendojme si europian, te sillemi si europian dhe mbi te gjitha te manaxhojme te ardhmen tone si europian. ky eshte dhe qellimi i vlora forum per dialog internacional: berjen e vlores nje qender te rendesishme te europianizimit te vendit dhe nje qender te rendesishme te se ardhmes europiane te vendit dhe rajonit. por, te nderuar zonja dhe zoterinje, vlora, perpara se te jete nje qytet ballkanik eshte dhe nje qytet mesdhetar dhe qellimi im eshte ta kthejme vloren ne kryeqytetin mesdhetar te ballkanit. 

ky panel diskutantesh te cilin e ndertova me dashuri ka perfaqesus nga disa kultura te ndryshme europiane te cilet sot, do te n'a tregojne perjetimet e tyre ne kohera te ndryshme neper udhetimet e tyre neper europe e ne kete kontekst, si ideator dhe organizator i ketij simpoziumi ju uroj mireseradhjen ne vlore.