opinions, analysis and interviews

Fran Ukcama

KJO DITË STERRË, NXIRË

-per mikun tim Fate Velaj von Kanina-

 

Në Fier po më lodh kjo ditë sterrë, nxirë,

në mokerr po bluhen nervat e mia,

po befas nga Viena me erdhi pak muzikë,

derguar nga miku i madh, Fate Velaj, 

von Kanina..

 

Dhurata më e mirë mik, një shpresë më tej,

notoj mes tingujsh, si pelegrin i rrjepur,

po lyp një varkë që brigjet t`i gjej,

të shijoj rrjepinat, jetës çka mbetur!

 

Ulur me shoqen te dy, përhimur,

në hirin e viteve, zbardhur e mrrolour,

kafe po pijmë, o Fate , 

akoma, 

pashkimur.

 

Fran Ukcama, Fier 21.12.12