opinions, analysis and interviews

Andreas Zeppelzauer – Fotograf

Unë do të mundohem të përqendrohem është tema me të cilën mua dhe Fate Velaj na bashkon dhe kjo është dashuria dhe pasioni për fotografinë. Mbi të gjitha, është pikëtakimi ynë me Shqipërinë, një vend, të cilin unë kam pasur fatin ta njoh nga afër pikërisht në një kohe, kur vete vendi ndodhej në një konflikt të thellë.

Shqipëria – është historia e një vendi në arrati. Edhe Fate Velaj e braktisi vendin e tij në vitin 1991 dhe qysh atëherë jeton këtu mes nesh. Por, unë jam i mendimit se, Fate Velaj duhet kuptuar si një kozmopolit, një udhëtar i përhershëm midis kulturave i cili si pasagjer ka vetëm një aparat fotografik me anën e të cilit ai ia arrin të fiksojë bukurinë e momentit në vetëm një sekondë.

Dhe kjo është gati e përhershme tek piktori, fotografi dhe shkrimtari Fate Velaj që, brenda një momenti shumë të shkurtër, të vendosë se kur dhe ku duhet shtypur butoni për ta përjetësuar momentin.

Shpeshherë i duhet që dikë ta shohë duke qenë në udhëtim e sipër dhe, ky moment do te jetë vetëm një shikim „pjerrtas“, me cepin e syrit, i cili do ta detyrojë atë të ndalojë makinën, mbasi, ai është i bindur se tashmë, e ka gjetur pikërisht atë që i duhet ta fotografojë, për ta përjetësuar.

Keto fytyra qe ai përjetëson e mbërthejnë shikuesin, këto fytyra kanë thellësi, kane shpirt. Fate Velaj ka arritur të pamendueshmen me këto portrete, mbasi këto nuk janë vetëm paraqitje njerëzish. Brenda tyre ne shikojmë peizazhe shpirtërore për tu lexuar. Ai e arrin mrekullinë e tij nëpërmjet këtyre portreteve duke ia deleguar ndjenjën qe ai vete ka përjetuar shikuesve te tyre. Fate Velaj fotografon në udhëtime, nga një vend i globoit në tjetrin dhe të gjitha në mënyrë mjeshtërore, qofshin portretet, peizazhet apo streetphotography. Sot ne e shohim atë jo vetëm si fotograf, por edhe si piktor edhe si shkrimtar prandaj, duhet te ndjehemi mirë që përjetojmë këtë ekspozitë.

Portretet e pikturuara qe ai ka paraqitur sot, na paraqesin neve edhe njëherë më shumë portretin e vetë artistit Fate Velaj, duke na vërtetuar se ai, është një mjeshtër i paraqitjeve se shprehjeve artistike.