opinions, analysis and interviews

Nënë Tereza

mbrëmë, 28.09.'16, në cod, kryeministri, u hap ekspozita fotografike "mother teresa" e fotografit të shquar kroat, zvonimir atletic. nën pjesëmarrjen e ambasadorëve të kroacisë, asaj të EU, bullgarisë e shteteve të tjera, perfaqësuesve të besimeve fetare e miqve të artit, në fjalën time përshëndetëse, ndër të tjera, thashë:

...normalisht, jemi mësuar që emrin kroat zvonimir, t’a lidhnim ose me të famshmin mbret kroat të 1000 viteve më parë, ose me ish futbollistët e milan-it, boban e soldo por sot, këtu në cod, ne kemi një tjetët version të zvonimir, me mbiemër atletic,  tjetër për tjetër nga profesioni i tij,  por që i jep një qëllim akoma dhe më të madh misionit të tij nëpërmjet fotografive që realizon, të cilat i mbledh tubo, si atleti i stafetës nis vrapin, për t'ja dhënë  ato tjetrit e kështu me radhë, gjithë botës imazhin që ai, në fraksionin e kohës, e fiksoi në jpg.

kur mua m’u kërkua të flisja sot këtu në emër të edi rama's, e pranova pa e kaluar disa sekonda mendimin në kokë. e para se sot, në cod, do prezantohen fotografi, së cilës unë i kushtoj një kohë të jetës sime por dhe fotografitë që do prezantohen sot, janë të një zonje që është nëna jonë e madhe, shën tereza.

imagjinoni të nderuara zonja dhe zotërinj një djalë kroat i cili, sa mbaron akademinë e arteve për regjizurë e fotografi, me t’u diplomuar, në 1977, niset drejt kalkuta's me aparatin fotogragik në qafë dhe misionin vidhosur fortë në thellësi të mendjes, atë, të fotografojë një grua trupvogël e zemërmadhe që ja ka kushtuar jetën të varfërve, atyre që kanë nevojë qoftë dhe për ledhatimin e fundit dhe ai, heq aparatin nga qafa dhe "klick, klick, klick" pa fund, madje, dhe në ato momente ku sejcili nga ne, do e kishte me mëdyshje hyrjen, tek të semurët me lebra porqë ai, pa e vrarë shumë mendjen, përsëri "klick, klick, klick" e dëgjuar me veshët e tij fjalët e fundit të tyre thënë asaj,  përpara se ata të mbyllnin sytë, "qëndro pranë meje, mos më braktis, kam nevojë për ty".

e gjitha kjo, vite më parë se nëna jonë e madhe trupvogël, tereza, të merrte çmimin nobel për paqe dhe, këto foto, i blidhte si tubo e i niste tutje, nëpër botë, për t'ja u treguar të tjerëve gjestin tejet human e të pa preçedentë të zonjes së madhe, nga shqipëria e vogël..

pikërisht, në dt. 4 shtator, kur papa francesco shënjtëroj nënë terezën, atë ditë, në galerinë vittorio, në të famshmen via marguta, 100m nga piazza di spagna dhe piazza del popolo, zvonimir atletic, hapi këtë ekspozitë kaq domethënëse si kornizë e asaj që disa metra më tutje, në piazza san pietro, po përjetësohej.

 

kroacinë dhe shqipërinë të nderuar miq, nuk i lidh vetem uji i detit i cili ndër vite ka shërbyer si urë lidhëse për shkëmbimin e vlerave dhe kulturave e që shpesherë, kanë qenë të përbashkëta por, ato i lidhin dhe ata që i krijojnë e i transmetojnë këto vlera dhe, në këtë kontekst, më duhet të përshëndes këtu në sallë kuratorin nga zagrebi, z. luka mjeda e veçanerisht, ilir kerni, ky kollos i baletit shqiptar që, nga zagrebi, për 20 vite, me shqiponjën vulosur në gjoks, fluturoi skenave të botës.