opinions, analysis and interviews

Klodiana Gjata - Kreuztanne

E lexova me interes romanin biografik “Kreuztanne” te artistit dhe shkrimtarit vlonjat Fate Velaj.Nje roman i shkruar me nje stil modern,me gjuhe te pasur artistike dhe me nje fryme e cila te mban pezull per menyren e te rrefyerit qe paraqet.Dhimbja sociale dhe personale pershkron tejpertej lenden ngjizese te romanit.Nje çlirim shpirteror ne leter i nje njeriu te cilin edhe pse dallget e jetes tentuan qe ta perkulin,qendroi stoik, gjeti forcat te ngrihej lart dhe ta udhehiqte jeten perpara!

Jane tre aspekte te cilat me lane mbresa dhe me ben shume pershtypje ne kete roman:

Se pari,ne vuajtjet dhe perjetimet e para migrore te vet autorit ne kemi nje kronike jete dhe vuajtje shqiptaresh ne fillimet e periudhes se Tranzicionit,te cilet çane ne menyra nga me te ndryshmet per ti shpetuar realitetit mbytes e te varfer te vendit te tyre dhe per ta realizuar vetveten diku gjetke.Eshte interesant te verehet fakti,qe jo me kot ky roman e ngre siparin e tij me qendrimin e ndryshem qe mbajne njerez te ndryshem me kultura te ndryshme ndaj Jetes. Ndersa ne Shqiperine komuniste prej se ciles vinte autori ta merrnin shpirtin me perdhune dhe askush nuk mbante pergjegjesi per te,perkundrazi ne kete vend te ftohte por te qyteteruar mbanin pergjegjesi te plote morale dhe penale  madje dhe per jeten e nje kafshe te shtypur pasi ne thelb vet jeta ne totalitet eshte e shenjte.

Se dyti,nje aspekt tjeter per tu ndalur ne kete roman eshte anatomia e mentaliteteve dhe paralelet qe autori heq mes vendit meme dhe atdheut te tij te dyte,Austrise.Permes nje rrefimi te sinqerte dhe pa dorashka autori Velaj pasqyron me realizem habine dhe shtangien e vet perballe fenomenesh te tilla si:burra qe bejne permanent,ceremoni  mortore per qente ,apo pleq te moshuar 98 vjeçare e te qeshur te cilet punojne me gezim.Ne nje Austri te emancipuar per te cilen keto jane diçka normale,ne mentalitetin e nje shqiptari ato do te perbenin diçka “te huaj” dhe sit e thuash nje herezi.Nga ana tjeter,ai ve perballe mentalitetin shqiptar,kur te gjithe duan te dine gjithçka per çdokend,ku boriet,zhurmat dhe zallamahite jane dicka e perditshme,ku te gjithe deshirojne te bejne eksod per shkak te papunesise dhe varferise etj..

 

Dhe se fundmi, ajo qe me beri pershtypje,me preku dhe ne te cilen do te ndalesha ne kete roman eshte parathenia e nje Dhimbje,ku lajmtare e saj eshte Endrra.Nje enderr,e cila shfaqet per dy dite rresht dhe qe kumton perms zerit te nje te moshuare humbjen e nje femije.Jam vet nene dhe menyra sesi e perjetova mesazhin eshte me te vertete e dhimbshme.Femijet jane arsyeja per te jetua dhe pa ta s’ka kuptim vet jeta! Fjale me ngarkese te fuqishme emocionale te dala nga zemra e nje babai,e nje burri,e nje artisti te cilat godasin forte dhe i ben madje edhe muret e dhomes e sendet perreth ta mbajne dhe shperndajne kete dhimbje.Nje fakt tjeter po aq i cuditshem eshte se e njejta enderr shihej edhe nga babai i autorit,z.Melo.Diçka qe merret vesh me mberritjen e tij ne Vlore. Nuk ke si te mos reagosh emocionalisht kur lexon permes ketij romani qe gruaja-enderr qe ju shfaqej babe e biri ishte nena e zotit Melo dhe gjyshja e autorit te cilen ai nuk e kishte njohur pasi kishte qene i vogel kur ajo kishte vdekur.Nje enderr paralajmeruese e cila jep lajmin e hidhur por qe eshte edhe dhenese e nje lajmi te mire;ajo parathote se pas dy vjetesh do te hyj ne jete nje krijese e re dhe emri i saj do te jete Helena. Gezim i madh ne mesin e Velaj-ve si per te thene qe “pas shiut dhe loteve ka gjithmone nje ylber”.Por fatet u kryqezokan edhe ne ekstremitete duke na sjelle per te disajten here ne kujtese mesimin e nxene se jeta qenka “nje kryqezim gaz-helmesh”.Tragjik ne kete roman eshte fakti i ardhjes ne jete te dy brezave dhe mostakimit me njeri-tjetrin. ..Nje labirint i mistershem qenka te jetuarit. Ardhja ne jete e Helenes ndershkembehet me largimin prej saj te z.Melo.Me preku ekzistencialisht ky fenomen dhe me solli nder mend nje poezi me fryme Borges-iane:

                                Pafundesisht, riperterihet cikli. 

                               Njeri hyn,tjetri del nga labirinti.

 Humbja e nje njeriu nga kjo jete eshte nje humbje e pazevendesueshme.Por edhe ardhja ne jete e Qenies njerezore eshte nje gezim i madh per Krijimin.Ne vazhdojme te investojme shpirt tek njerezit tane dhe me dashurine per ta te ecim perpara!Ne kemi dale nga shtegu i Dhimbjes dhe eshte kapercimi i saj qe mbi te gjitha na ben te jemi NJEREZ!