opinions, analysis and interviews

Christian Kern - Austrian Chancellor

 

Parathënie e Kancelarit Austriak Christian Kern për librin tim "100 hapa brenda Europës"

 

60 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Romës, i cili solli dhe themelimin e Bashkimit Ekonomik Europian dhe një proces historikisht të paparë unifikimi dhe integrimi, Europa ndodhet përsëri në kërkimin e një të përbashkëte. Është mëse e qartë se, në një botë të globalizuar, vetëm një Europë e Bashkuar mund të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e premtuar qytetarëve të saj.

Ne duhet ta vëmë në dukje faktin se jemi në gjendje të përballojmë sfidat e së bashku të ndërtojmë një Europë sociale e të orientuar drejt së ardhmes. Dhe për këtë, përpos një pune shumë serioze si dhe dëshirës për të gjetur të përbashkëtat tona, na nevojitet vullneti dhe sidomos, optimizmi dhe vetëbesimi - të dyja këto, për të forcuar identitetin e përbashkët europian.

„100 hapa brenda Europës“ është një udhëtim gati 15 vjeçar nismash kulturore europiane, frymëzimi i të cilave erdhi si pasojë e diversitetit dhe identitetit të përbashkët europian. Në këtë rrugëtim, kultura u kthye në një aktivitet të thellë politik, sepse rruga në një Europë të përbashkët kalon nëpër një identitet të përbashkët i cili, të ndryshmet dhe të shumëllojshmet i respekton dhe i vlerëson. Në këtë rast kultura luan një rol të rëndësishëm si katalizator dhe motor i këtyre zhvillimeve.

Nismat e „Forum Weltoffen International“ – themeluar dhe drejtuar nga Fate Velaj - një artist dhe politikan austriako-shqiptar e vërtetojnë këtë në mënyrën më të dukshme. Shumica e këtyre aktiviteteve janë zhvilluar në Juglindjen e Europës, që jo rastësisht historia e zhvillimeve të reja e gjen përpara alternativave veçanërisht të rëndësishme në rrugën e saj drejt një Europe të bashkuar. Për përballimin e problematikave të ndryshme, që dalin gjatë këtij rrugëtimi, Bashkimi Europian i ndodhet pranë këtyre vendeve. Edhe nëse e ardhmja e këtyre vendeve nuk qëndron aty afër, përsëri, Bashkimi Europian është një perspektivë e qartë për gjeneratën e re të vendeve të tyre.

Duke u nisur dhe nga pozicioni i saj gjeografik, Austria ka qenë gjithmonë e ndikuar nga kulturat e vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe asaj Juglindore.

Prandaj, nuk është rastësi që Europa Juglindore në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian ka qenë dhe do të ngelet një prioritet i rëndësishëm i politikës europiane të Austrisë. Kjo politikë forcohet dhe vërtetohet akoma më shumë nga nismat e „Forum Weltoffen International“

 

Christian Kern - Kancelar i Austrisë

Vjenë, 16.02.2017

 

60 Jahre nach der Unterzeichnung der Römischen Verträge zur Gründung der Europäischen Wirtschaftsgemeinschaft und einem historisch beispiellosen Einigungs- und Integrationsprozess ist Europa wieder auf der Suche nach dem Gemeinsamen. Es ist offensichtlich, dass wir in einer globalisierten Welt nur gemeinsam das Wohlstands- und Sicherheitsversprechen, das die Europäische Union ihren BürgerInnen gegeben hat, einlösen können.

Wir müssen beweisen, dass wir Herausforderungen gemeinsam bewältigen und ein zukunftsorientiertes, soziales Europa gestalten können. Wir brauchen dafür neben viel ernsthafter Arbeit und dem Willen zur Gemeinsamkeit vor allem auch Optimismus und Selbstbewusstsein - beides wird nicht zuletzt auch durch eine gemeinsame europäische Identität gestärkt.

"100 Schritte durch Europa" ist ein Streifzug durch 15 Jahre europäische Kulturinitiativen, deren Inspiration die durch Vielfalt geprägte gemeinsame europäische Identität ist. Kultur wird dadurch zu einer immens politischen Aktivität, da der Weg in ein gemeinsames Europa auch über eine gemeinsame Identität führt, die Unterschiede und Vielfalt respektiert und wertschätzt. Kultur kann dabei ein entscheidender Katalysator und Motor sein.

Die Initiativen des „Forums Weltoffen International" gegründet und geleitet von Fate Velaj – ein Österreichisch-Albanischer Künstler und Kulturpolitiker, zeigen dies eindrucksvoll. Der Schwerpunkt der Beiträge liegt auf Südosteuropa, das nicht zuletzt durch seine jüngere Geschichte vor besonderen Herausforderungen auf seinem Weg in ein gemeinsames Europa steht. Der Europäischen Union kommt bei der Bewältigung dieser Herausforderungen eine entscheidende Rolle zu, da sie für die Zukunft Südosteuropas steht. Auch wenn diese Zukunft vielleicht noch nicht unmittelbar bevor steht, ist die Europäische Union die klare Perspektive vor allem für die jüngere Generation.

Österreich ist durch seine geographische Lage und seine Geschichte besonders geprägt vom Einfluss der kulturellen Vielfalt Mittel-, Ost- und Südosteuropas. Es ist daher kein Zufall, dass Südosteuropa und dessen Annäherung an die Europäische Union ein Schwerpunkt österreichischer Europapolitik ist und bleibt. Diese Politik wird durch die Initiativen des „Forums Weltoffen International" gestärkt und auch bestätigt.