opinions, analysis and interviews

Prof.ssa. Carmela Ferrantes

Prof. Dr. Carmela Ferrantes

18 Maj 2017

 

"Kreuztanne" - një roman, si një zjarr shpërthyes ngjarjesh. 

 

Një roman autobiografik dhe metaforik njekohesisht, si një mësim për përzgjedhjen e rastësive të një fati të mëvonshëm gati hyjnor, ku lumturia e shkrimtarisë e tërheq substancën nga peneli i piktorit.

Një roman si një zjarr shpërthyes ngjarjesh e që grish ushqimin e dyfishtë shpirtëror të autorit, shkrimtarit dhe njëkohësisht fotografit e artistit.

Në këtë roman, pena e shkrimtarit derdhet në përshkrime detajesh të imëta, përshkrime ku, funksionale, është zhytja e mëtejshme e lexuesit nëpër thellësitë e subjektit përmes paraqitjes së banaliteteve që shfaqen nëpër gjestet e përditshme dhe paralajmërimeve të fshehura në ëndrrat që ky banalitet interpreton.

Magjikja nga njëra anë dhe lufta për jetën nga ana tjetër, janë të lidhura fortë në këtë roman sa metaforik po aq dhe realist në të njëjtën kohë. 

I nisur në vitin 1991 nga një familje fisnike, emigranti nga Shqipëria mbërriti në Austri në një udhëkryq (në gjermanisht "Kreuztanne"), që ishte dhe emri i vendit në të cilin qëndroi e ku, pas disa punëve të para për të mbijetuar, në të njëjtën kohë, regjistrohet në Universitetin e Vjenës dhe i rikthehet pikturës.

Dhe është pikërisht arti ai që i hapi dyert e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, duke u bërë këshilltar i kryeministrit, ndërkohë që Austria e nderoi me Kryqin e Artë të Republikës së Austrisë. 

 

Nuk ka asnjë analizë tradicionale apo psikologjike në roman, por vetëm personazhe të lidhura nëpërmjet sjelljeve të tyre nën sfondin e peisazheve të përshkruara me penel dhe jo me penë.

Qiej të larguar nga mjegulla, male të mbuluara nga dëbora dhe nëse një ngjyrë të ngacmon më shumë, ajo me siguri është një e kuqe e purpurt, shumë larg nga e kuqja e zanoreve rimbaud-iane (tek Rimbaud, zanorja që i referohej të kuqes ishte "i-ja", triumfuese dhe sensuale).

Dhe nuk është rastësi që kopertina e romanit është me një qiell gri ndërsa fotografitë e realizuara nga Fate Velaj, janë bardhë e zi. 

 

Një roman si një ftesë për t’i qëndruar  besnik dëshirave dhe aspiratave të tua bashkuar me kembenguljen për t'i përndjekur ato deri në realizimin e tyre lidhur fortë me respektin ndaj popujve dhe dallimeve të ndryshme.

"Kreuztanne - Un romanzo che è un fuoco d'artificio di eventi"

 

Un romanzo autobiografico e metaforico all'insegna della casualità delle scelte e di un fato provvidenziale, dove la felicità della scrittura trae sostanza dal pennello del pittore. Un romanzo che è un fuoco d'artificio di eventi, che attinge linfa dalla doppia anima dell'autore, scrittore e, al contempo, fotografo ed artista. La penna dello scrittore indulge nella descrizione dei minimi particolari; descrizione che è funzionale all'immersione progressiva del lettore nella vicenda attraverso l'apparente banalità dei gesti quotidiani e le premonizioni nascoste nei sogni che quella banalità interpretano. Il magico, da una parte, la lotta per la vita, dall'altra: un romanzo metaforico e realista ad un tempo.

 

Di nobile famiglia, emigrato dall'Albania in Austria nel 1991, è a un crocevia (in tedesco "Kreuztanne") che dà nome al luogo in cui si ferma, che sceglie l'Austria, dove, contemporaneamente ad umili lavori per sopravvivere, si iscrive a Vienna all'Università e ritorna a dipingere. Proprio l'arte gli apre le porte della collaborazione con il governo albanese, fino a diventare consigliere del primo ministro, mentre l'Austria gli conferisce la Croce d'Oro della Repubblica d'Austria.

 

Nessuna tradizionale introspezione psicologica nel romanzo, i cui personaggi sono riconducibili ai loro comportamenti sullo sfondo di paesaggi descritti col pennello e non con la penna. Cieli allontanati dalla nebbia, montagne coperte di neve e, se un colore si impone, è uno scurissimo rosso porpora, ben lontano dal rosso delle vocali rimbaldiane (in Rimbaud la vocale che rinviava al rosso era la "i", trionfante e sensuale). Non a caso la copertina del romanzo è grigia e le fotografie di Velaj sono in bianco e nero.

 

Un romanzo che è un invito alla fedeltà alle proprie aspirazioni, alla costanza nel perseguirle ed al rispetto dei popoli e delle differenze.