opinions, analysis and interviews

Artan Shabani - Fate Velaj - Atipizmi qė buron nga tė qenit shumėdimensional

Fate Velaj - Atipizmi që buron nga të qenit shumëdimensional

Parathënia për katalogun "Face - beyond the identity" i ciklit të ekspozitave me të njëjtin titull që do startoj në datën 1 Janar 2018 nga Castello Aragonese në Otranto e vazhduar më vonë muzeumeve dhe galerive italiane nëpër qytete të ndryshme, përfshirë dhe Romën e Milanon.


Kryeministri dhe artisti Edi Rama kishte të drejtë kur tha se, të flasësh për Fate Velaj, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë për faktin se Fate Velaj është një qytetar pa koordinata të përcaktuara, një udhëtar ndërkufitar dhe një artist jashtë kufijve. Pra, për fokusin që ka shoqëria jonë për individin mund të themi se ai është një person atipik. Fate Velaj të imprension me prezencën e tij shumëdimensionale sepse atë njëkohësisht e gjen duke pikturuar, duke fotografuar, duke shkruar si dhe duke negociuar politikisht diku në Vjenë, në Bruksel apo në New York City dhe, po në të njëjtën kohë, e gjen në Vlorë, në Kaninë e në Rradhimë, dhe këtë e them mbasi ai është një busull në mardhënjet me vendlindjen, origjinën familjare, me detin, me miqtë, me portretet e mijra njerëzve të panjohur nëpër botë si dhe me anijen e Baçit, që janë pjesë e historisë së këtij monarku të fotografisë.

Fate Velaj është një djalë, një zotëri, një artist, një qytetar i pa lodhur, i pa epur, është një njeri i cili e mbush minutën, ditën, orën, e mbush javën, e mbush muajin, vitin dhe jetën e tij plotë me kujtime. Me kujtime por këto, jo në sensin që ulet e shkruan apo flet dhe jeton me kujtime, pra me të kaluarën. Kujtimet e tij vijnë nga e ardhmja e tij dhe jo pa qëllim ato kanë qenë pjesë e realizimeve të tij artistike, si në pikturë dhe fotografi.

Fate Velaj ka një dimesionin unikal të mardhënies me qënien e vetë, me imagjinatën e vetë, me ndjesinë e vetë, me atë sesi i artikulon ato në jetën e tij të perditshme. Por, më tepër unë do të theksoja dimensionet e jetës së tij artistike ato në pikturë, në fotografi si dhe në letërsi ku spikat me një narrativë e stil unikal. Fate Velaj observon, që do të thotë se Fate ndodhet në një vëzhgim të pandalshëm të gjithçkaje që atë si dhe vetë ne na rrethon madje, dhe të pashikueshmen, atë që është matanë planit të tretë që të tjerët e shohin diku në sfond ose nuk e shohin fare, ai e sjellë në plan të parë. Kjo është ajo që e bën të ndryshëm artistin Fate Velaj nga artistët e tjerë. Ai është një njeri që nuk i shpëton detaji mbasi ai punon me detajet, punon me portretin, punon me psikologjinë e portretit, me thellësitë e karaktereve të tyre duke mos i klasifikuar ato sipas gjendjes sociale, por duke i parë ato në një dimesion horizontal, jo në atë vertikal. Si një udhëtar në kërkim të një të pakapshmeje që s’gjendet askund por që teorikisht ekziston, Fate Velaj, ashtu si gjithe maestrot e mëdhej të fotografisë botërore, është gjithmonë në kërkim. Fotografia e Velaj’t zhvillohet në një krah komplet të kundërt me pikturën e tij, e cila merret thuajse ekskluzivisht me çështje të abstraktes në art; fotografia e tij është thuajse e gjitha e mbushur me figurën njerëzore dhe gjendjen e saj shpirtërore. Sidomos cikli i tij i portreteve “Fytyra – përtej identitetit” merr në shqyrtim fatin e individit në ditet tona moderne; fytyra që janë bartëse jetësh e të kaluarash nostalgjike. Velaj ruhet të mos bjerë në kurthin e një kornizimi të paramenduar të subjektit të fotografuar duke përdorur stereotipe të ushtruara shpesh nga fotografë, udhëtarët dhe turistë për "fotografi" të popullsisë vendase sipas paragjykimeve perëndimore. Ai bën një ndarje të qartë me një lloj qëndrimi dominant karshi subjektit të fotografuar dhe kjo është fusha ku unë e konsideroj fotografinë e tij si të paçmueshme. Me këtë mënyrë fotografimi ai sfidon edhe vetë historinë vizuale të kësaj qasje artistike dhe shkëputet nga kjo lloj shkolle fotografie që ka pak ndjenja për strukturën reale të subjektit, për botën e tij të brendshme, për thelbin e papërcaktuar, por që duhet kërkuar. Shpeshherë, kur i shoh fotografitë e realizuara prej tij dëshiroj të isha unë autori i tyre por, Fate Velaj ka aftësinë e rrallë ta bëjë shikuesin të jetë pjesë e një lloj intimiteti i cili i është dhënë vetëm atij, në një moment fluturak, pa kthim.

Fate Velaj është një njeri me shumë sentiment, shumë pozitiv në këndvështrimin tim si dhe të gjithë atyre që e njohin. Fotografitë e tij janë ndjenjë, janë thirrje për vemendje, ato të venë në pozitë për reagim. Ato janë romanet e tij në JPEG si dhe objektet e pikturave të tij dhe të gjitha këto, e kanë burimin tek njerëzorja e thellë brenda tij. Midis të mirës dhe jo të mirës, ai gjithmonë jep më të mirën. Ai ka një energji pozitive, që e ka reflektuar dhe e reflekton përditë në jetën e tij të përditshme, në skenën e artit, të politikës, dhe në të gjitha shoqëritë që ai bën pjesë. Fate Velaj është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe austriake, por, në të njëjtën masë dhe i shoqërive më të spikatura europiane dhe vendeve arabe. Pra është një kozmopolit. Kur një njeri arrin në dimesionin e kozmopolitizmit nuk meret me provincat. Nuk merret me sfumaturat të cilat janë të pa rëndësishme. Fate Velaj i evidenton këto sfumatura, i lë mënjanë ato  duke i degdisur të vetshpallurat plan i parë në plan të tretë akoma më tutje për të sjellë para syve dhe vemendjes sonë atë që gjatë vëzhgimit observues e kishte parë diku larg. 

Kjo kërkon një kurajo qytetare dhe Fate’s, kjo nuk i mungon. Fate Velaj nuk ka boshllëqe se është një njeri i jetuar. Brënda tij ka shumë botë. Ka shumë lloj-lloj jetësh. Dhe kjo vjen si një produkt i një eksperience të akumuluar në vite.

Fate Velaj është një njeri dhe një prind i mirë. Një bashkshort shumë i mirë. Në çdo bisedë që bëjmë ai nuk lë pa përmëndur Klarën që është bashkshortja e tij, vajzën e tij Helena që e ka një studente të shkëlqyer në Angli, apo djalin e vetëm, Romel'in, poetin dhe sharmantin elegant. Ai u jep miqëve dhe shokëve të tij të fushës së diplomacisë si dhe të fushës së kultures gjithshka nga eksperioenca e nga miqësitë e tij. Ai nuk lë rast pa i përmëndur ata, pa përmendur Ilir Kerni'n me të njëjtën ndjenjë që përmend dhe Luan Topçiun, Hermann Nitsch e artist me famë botërore, miq të tij.

Unë mendoj që Fate Velaj nuk ka një qytet, nuk është pjesë e Vlorës. Ai është pjesë e realiteteve që ai ka prekur e përjetuar e së fundmi, hedhur nëpërmjet shkrimeve, nëpërmjet pikturave, fotografive, forumeve, debateve mbi të ardhmen e tij, shqipërisë si dhe vetë europës.

Përsa i përket veprës së tij, ajo duhet ndarë. Personi Fate Velaj është vetë vepra e tij. Vepra është vetë artisti, vetë individi, ndërsa të tjerat janë pjesë e një konteksti. Pra, duhet parë fotografia, duhet parë piktura, duhet parë literatura, duhet parë dhe mardhënia që ky ka me të treja ato si dhe me vetveten. Nuk mund të thuhet që Fate Velaj është një piktor por, është edhe piktor ashtu siç nuk mund të thuhet që është një fotograf, sepse ai nuk kërkon të jetë një fotograf por e shikon fotografinë si pjesë përbërese e artit të tij gjithpërfshirës. Fate Velaj është një artist nëpërmjet zhanreve të pikturës, fotografisë si dhe një shkrimtar e diplomat. Ka shumë gjëra brënda këtij personazhi. Këto lloj personazhesh nuk para ndeshen. Nuk ndeshen thjeshtë në kulturën, ose në jetën e përditshme. Për këtë gjë unë e quaj atë një personazh atipik, ekspresiv, një njeri që rrezaton entuziazmin që buron nga tërësia e të qenit shumëdimensional.

Unë e konsideroj veten një njeri me fat që Faten e kam mik. Kjo nuk është një miqesi provizore, nuk është një miqesi ngaqë ne na bashkon arti por, është një miqësi sepse na bashkojnë fate dhe eksperienca të ngjashme, eksperiencat e rrugëtimeve tona.

Fate Velaj’n unë e shikoj si një njeri që është gjithmonë në lundrim. Që të lundrosh të duhet të dish të lundrosh mirë jo vetem në det. Duhet të lundrosh në të gjitha ujrat, qofshin ato të ëmbla, në liqene e në lumenj si dhe në ato të kripura deteve dhe nëpër oqeane ndoshta, dhe në ato pa shije specifike, sallonve diplomatike. Të gjitha këto kanë vështirësitë e veta, kanë stilet e veta, kanë taktikat, kanë strategjitë e veta dhe Fate Velaj është njeri që lundron i sigurt me jetën  e tij dhe në një fare mënyre, po na merr dhe ne me vete në këto lundrimet e tij pa limite.


Artan Shabani

Artist dhe drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve

 

-----------

Fate Velaj – L’atipicità dell’essere multidisciplinari. 

Giustissimo quanto affermato dal Primo Ministro e artista Edi Rama: “parlare di Fate Velaj non è cosa facile”. Non è facile, in quanto Velaj è un cittadino senza coordinate precise, un viaggiatore che valica confini ma, al contempo, un artista che li oltrepassa. Quindi, secondo quel tratto caratterizzante la società contemporanea,  che concentra l’attenzione sull’individuo, si può dire che lui sia “atipico”. 

Fate impressiona per la sua presenza multidisciplinare: lo si può incontrare mentre dipinge, mentre fotografa e, al contempo, sta scrivendo o discorrendo di politica, magari in qualche forum di Vienna, A Bruxelles o New York,  così come nella sua città natale Valona, a Kanina come a Rradhima.

E dico questo perché poiché Velaj è una sorta di bussola nel rapporto con la madrepatria di cui punti cardinali e  direzioni sono l’origine famigliare, il mare, gli amici, i ritratti dei mille volti da tutto il mondo, la nave di Baçi, tutto parte della storia di questo re della fotografia.

Fate Velaj è  - insieme - un ragazzo, un signore, un artista, un cittadino indefesso mosso da assoluta abnegazione; un uomo che riempie i minuti, le ore, i giorni e le settimane, i mesi e gli anni con il passato e i ricordi. Ricordi che vengono, paradossalmente, dal futuro e che - opportunamente e non casualmente -  diventano parte della sua creazione artistica, in pittura come in fotografia, così come raccolti  e raccontati dal titolo del volume ‘’Ricordi dal futuro’’.

Fate Velaj estrinseca una particolare dimensione nel rapporto con se stesso, con la propria immaginazione e sensibilità, nonché con il modo in cui relaziona questi  aspetti con la propria vita. Soprattutto, è mia volontà sottolineare come trasmette la dimensione della sua vita artistica nella pittura, fotografia e letteratura, dove si evince uno stile narrativo veramente speciale. Egli osserva, trovandosi quasi in un “perenne” stato di osservazione di tutto ciò che ci circonda, persino dell’invisibile…di ciò che si trova al di fuori del terzo piano, quello che la gente vede da qualche parte sullo sfondo o che non nota proprio!

Tutto questo è ciò che distingue l’artista Velaj dagli altri artisti.

Un artista al quale non sfugge il dettaglio poiché è, esso stesso, lo strumento con cui lavora; così come lo è il ritratto e la psicologia, la profondità dei caratteri dietro ogni volto, metaforicamente catalogati non secondo la condizione sociale o uno schema verticale, bensì costruendone uno orizzontale. Così come un viaggiatore alla ricerca dell’inafferrabile che sembra non trovarsi da nessuna parte ma che in teoria esiste, il fotografo Velaj, alla pari dei grandi maestri della fotografia mondiale, è in uno stato di ricerca senza tregua.

Temi e linguaggi espressi dalla sua vena di fotografo si sviluppano in direzione opposta allo stile della sua pittura, caratterizzata quasi esclusivamente dall’ informale.

La fotografia di Fate Velaj, , infatti, è caratterizzata dalla figura umana e dalla sua condizione spirituale. Lo si nota particolarmente nel ciclo di ritratti ‘’Il volto – oltre l’identità’’, che indaga il destino dell’uomo contemporaneo. I volti “catturati” da Velaj raccontano identità e vissuti nostalgici. L’autore è portato ad essere selettivo ma è anche attento a non cedere alla trappola dell’impostazione premeditata, rispetto al soggetto fotografato, così come è d’uso – potremmo dire stereotipato -  di fotografi, viaggiatori e turisti, quando immortalano la popolazione autoctona secondo preconcetti tipici dell’occidente. Velaj, invece, si estranea e prende una distanza netta e quasi dominante rispetto al soggetto fotografato: è per questa sua specifica caratteristica che considero la sua fotografia straordinaria.  Con questo approccio, egli sfida la stessa tradizione estetica del fare fotografia, prendendo le distanze da quella scuola che ha poca considerazione della peculiarità reale del soggetto, del suo mondo interiore e di quella sua essenza indefinibile.

Quando guardo le sue fotografie, desidererei spesso esserne stato io l’autore; tuttavia Fate Velaj possiede la rara abilità diriuscire a trascinare lo spettatore in un momento di intimità che appartiene soltanto ad esso, in quell’attimo sfuggente che non tornerà più.

L’artista Velaj è un uomo di grande sensibilità e positività, sia intrinsecamente per la considerazione  di coloro che lo conoscono. Le sue fotografie sono sentimento, sono un richiamo all’attenzione, imput che insieme sollecitano una reazione. Sono i suoi romanzi in formato JPEG, così come i suoi quadri informali che attingono dalle profondità dell’umanità che lo contraddistingue. Tra buono e meno buono, egli da sempre “il meglio”. Possiede un’energia positiva con cui contagia tutti e tutto, nella sua vita quotidiana, nell’arte, nella politica e in tutte le comunità in cui è attivo. Bisogna, infatti, sottolineare che egli è parte della società albanese e austriaca così quanto lo è delle nazioni europee e stati arabi più in auge.  E’ quindi un cosmopolita, e quando un uomo raggiunge la dimensione internazionale  non si occupa di ciò che è provinciale o di ciò che è marginale. Egli evidenzia le sfumature per metterle poi da parte, regredendole da quello che definisce “primo piano”,  al terzo o ancora oltre, portando invece ai nostri occhi e alla nostra attenzione quello che durante l’osservazione aveva scorso da qualche parte in lontananza.   

Questo richiede coraggio cittadino che a Fate non manca. Egli è parte delle realtà che ha toccato e vissuto e che ha infine riversato sull’Albania e la stessa Europa attraverso i suoi scritti, dipinti, fotografie, forum diplomatici ed economici e dibattiti sul futuro.

Per quanto concerne la sua opera, va separata da lui. La persona Fate Velaj, infatti, è la sua stessa opera. L’opera è l’artista stesso, l’individuo, mentre il resto è parte di un contesto. Bisogna quindi guardare la fotografia, la pittura, la letteratura e il rapporto tra lui e queste espressioni e con se stesso. Non si può affermare che Fate Velaj sia un pittore ma che è “anche” pittore; così come non si può affermare che sia fotografo perché egli non cerca solo di esserlo ma considera la fotografia come parte integrante della sua arte multidisciplinare poiché è un artista nel campo della pittura, della fotografia, è uno scrittore ma, al contempo, anche è  anche un artista della diplomazia.

Fate Velaj è un istituzione.

C’è veramente tanto in questa personalità, una tipologia di persone che incontri raramente, nelle quali non ci si imbatte facilmente sulla scena culturale o nella quotidianità. Per questo motivo lo considero un personaggio atipico, “espressivo”, un uomo che irradia un entusiasmo che ha la sua fonte  primaria proprio nell’essere multidisciplinare.

Fate lo vedo come un perenne navigatore. Che naviga bene e non solo in mare. Bisogna saper navigare in tutte le acque, sia in quelle dolci dei laghi e fiumi sia in quelle salate dei mari e degli oceani, così come in quelle - senza un sapore specifico - dei saloni diplomatici. Ognuno di questi aspetti presenta le proprie difficoltà, il proprio stile, ogni contesto esige tattiche e strategie proprie; e Fate Velaj è un uomo che naviga sicuro attraverso la propria vita e, in un certo senso, ci porta con sé, in questo navigare senza confini.

 

Artan Shabani

Artista e direttore della Galleria Nazionale delle Arti