opinions, analysis and interviews

Emil Brix - 10 porositė e Fate Velaj

Dr. Emil Brix – Rektor i Akademisë Diplomatike në Vienë. Ish shef i diplomacisë kulturore austriake.

 “10 porositë-udhëzimet që Fate Velaj na ka lënë me punën e tij”

Fjala e mbajtur gjatë ceremonies së dorëzimit të titullit „Profesor” për Fate Velaj

Vjenë, Bundeskanzlermat (Kryeministria) Palais Niederösterreich13.12.2019

 

Zonja dhe zotërinj,

Unë nuk e di sesi mund të stivoset nëpër kuti të ndryshme jeta e një njeriu. Ndoshta ajo mund të arrihet por, jeta e Fate Velajt është tejet e mpleksur për ta paketuar pasi, ajo është aq e ngarkuar me ngjarje e fenomene saqë, fillimisht, mund ta kesh të lehtë ta orientosh sipas kutive por, arsyetimin sipër logjikës së kapakut, është e vështirë ta shkruash. Nëse një ditë do të pyesin se kush është Fate Velaj, çdo ditë do të kesh një përgjigje, por gjithmonë, një përgjigje të ndryshme. Nëse do i referoheshim vetëm biografisë së tij, do të shihnim se ajo lëviz sipas një spektri të larmishëm ngjyrash sepse ai, njëkohësisht, është piktor, fotograf, shkrimtar, eseist, publicist, manaxher arti e kulture, kurator si dhe politikan, por të gjitha këto, kanë një të përbashkët: ato realizohen gati në të njëjtën formë e në të njëjtën kohë. Ndryshon vetëm vendi. Për Fate Velaj pak rëndësi ka se në cilin vend të europës ndodhet. Fate Velaj arrin që gjatë realizimit të pikturës të shkruajë, të fotografojë e në mënyrë të drejtpërdrejtë prej saj, të frymëzohet për një sprovë apo, rrugës për diku, të devijojë për të krijuar një urë lidhëse mes idesë dhe një realiteti që së shpejti, do të vijë.

Fate Velaj është ndërtues urash midis vetes dhe te tjerëve. Midis Austrisë dhe vendeve të ndryshme. Dhe kjo ka qenë dhe filozofia e punës së tij. Si ajo e Forum Weltoffen International të cilin e drejtoi me sukses për gati 13 vite ashtu dhe aktivitetet e saj, ku spikati cikli “Good morning, Balkan.”

Njëherë më ka thënë se kjo ishte dhe arsyeja, kur mbas gjithë asaj jete intensive nëpër Europë, u kthye si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë ndërsa sot është deputet në parlament. Fate Velaj me përvojën e tij europiane, dëshironte të jepte një ndihmë në atdheun e tij, duke krijuar një urë solide për transmetimin e vlerave austriake e europiane në Shqipëri, por edhe ato shqiptare nëpër europë.

Qëllimi im sot nuk është të sqaroj biografinë e Fate Velaj mbasi ajo shumë e gjatë dhe gati e pamundur të lexohet brenda këtyre minutave, që mua më duhet të flas. Ajo është një jetë e cila nuk vazhdon sipas një linje të drejtë kronologjike të cilën jemi mësuar ta shohim tek sejcili prej nesh. Ndaj, e thashë qysh në fillim, që jeta e Fate Velaj është e vështirë ta paketosh sepse, sa mendon se e mbush kutinë e parë dhe ke filluar me të dytën e me të tretën, të del diçka tjetër përpara e cila të detyron ta hapësh përsëri kutin e mëparshme për ta vendosur atë tek dosja e duhur.

Nëse do i referoheshim jetës së tij, stacionet e saj mund t’i gjejmë tek trilogjia e tij “Kreuztanne” ku ai e nis me punën e parë si emigrant në Austri, si pjatalarës. Për mendimin tim, rruga e suksesit të Fate Velaj është shumë herë më e bukur se ajo amerikane, “”Ëndra Ameriane”e cila thotë “nga pjatalarës në milioner”. Rruga e Fate Velaj, “nga pjatalarës në Profesor” është ndoshta një rrugë e re “Ëndrra Europiane”e cila na frymëzon dhe na tregon vizionet e Europës së nesërme. 

Për mendimin tim janë 10 porosi/udhëzimet që Fate Velaj me punën e tij na ka lënë mbi tavolinë.

I pari është “mos u dorëzo para vështirësivë që të dalin përpara” dhe Fate Velaj me punën dhe jetën e tij e ka vërtetuar këtë.

E dyta është “kudo që gjendesh, trego kush je e nga vjen por, kërko ta pasurosh veten tënde me ato që të tjerët kanë”. Fate Velaj na ka vërtetuar se diversitetin e ka përjetuar si një pasuri dhe prej këtij diversiteti ka krijuar një unitet vlerash.

E treta është “ndiq ëndrrën tënde dhe mos e lërë atë në mes të rrugës”

E katërta është “qëndroi besnik bindjes tënde dhe bindi dhe të tjerët, që bindja jote është e drejtë”. Çdo herë që unë jam takuar me të në këto 20 vitet e fundit dhe ato kanë qenë të shpeshta, kam pasur gjithmonë problemin se ai e dinte se ku do të shkonte në një kohë që mua më duhej një kohë të reflektoja e në fund të bindesha prej tij. Dhe unë sot, dua të të them faleminderit Fate për këtë cilësi tënden kaq të fortë: forcën bindëse pasi vetëm prej saj, ti realizove me sukses kaq e kaq koncepte austriake e europiane nëpër vende të ndryshme, për të cilat qeveria austriake të mbështeti. Dhe ky është udhëzimi më i vyer që Fate Velaj na ka lënë me punën e tij: qëndro këmbëngulës për atë që vetë je i bindur.

I pesti udhëzim që del nga puna e tij është “shikoje botën nga të gjitha këndvështrimet”. Jo vetëm nga njëra anë e saj dhe, vetë larushmëria e krijimtarisë  së tij artistike është një shembull për këtë.

E gjashta është “Fut brenda politikës art e kulturë”. Fate Velaj është një politikan që në krahasim nga të tjerët, që kulturën nuk e marrin seriozisht, e merr atë dhe e vendos në diskursin politik të përditshm dhe jo politikën në ligjërimin kulturor. Fut brenda politikës art e kulturë dhe kjo është një veçori e një rekomandim për të tjerët që të bëjnë me sa më shumë kulturë politikën dhe jo anasjelltas.

I shtati udhëzim tjetër, që del nga puna e Fate Velajt, e cila mua më pëlqen shumë pasi duhet të jetë e tillë, është “Jepja kënaqësinë vetes të të lavdërojnë”. Dhe Fate Velaj e dëshiron lëvdatën. Po të shohës faqen e tij në internet, atë që ai e quan një biografi e shkurtër, do të vësh re se brenda rreshtave, do lexosh seç kanë shkruar të tjerët për të.  Dhe ata nuk janë njerëz që i gjen rrugës e i fiton kollaj sepse, nuk mundesh dot të të lëvdërojnë katër kryeministra austriakë të ndryshëm njëri pas tjetrit që kanë shkruar për Fate Velaj. Ministra të jashtëm apo presidentë shtetesh. Madje, dhe vetë Vaclav Havel apo nobelisti Imre Kertez e kanë lëvduar dhe pikërisht këtu, më duhet të them se ish shqiptari Fate Velaj tashmë është kthyher në një austriak, sepse neve na pëlqen të na lëvdërojnë. Fate Velaj e dëshiron lëvdatën pasi e ka kryer punën shumë mirë dhe kjo është një e drejtë e cila vërtet duhet kërkuar.

E teta pososi është “çiltërsia” dhe unë e them me bindje se Fate Velaj është një person tek i cili nuk mund të dyshosh dhe kjo ka qenë dhe baza e besimit reciprok që ne kemi krijuar me të.

I nënti udhëzim është “shpërndaje suksesin”. Kjo ka qenë një nga veçoritë kryesore që unë kam evidentuar tek Fate Velaj. Sado që ai ishte ideator dhe organizator i projekteve europiane, ai fliste dhe vendoste kolegët e tij si faktorë kryesor.

I dhjeti udhëzim është “shijoje suksesin”. Fate Velaj dhe Forum Weltoffen International që ai në vitin 2001 krijoi, e shijoi suksesin dhe pikërisht ky titull që po i jepet sot, është një dëshmi për këtë.

Për mendimin tim, këto janë dhe 10 udhëzmet që dalin nga puna e Fate Velaj-t dhe që e bindën presidentin e republikës Alexander Van der Bellen t’i akordojë atij titullin e lartë „Profesor”.

Unë jam mëse i sigurt se Fate Velaj nuk është i vetmi Profesor që Austria ka, por ai është më i posaçmi mes syresh dhe i vetmi që njëkohësisht është deputet në një parlament jashtë Austrie dhe unë uroj që ai kur të shkojë në Shqipëri ta thotë që Austria, për punën e tij nëpër Europë,  i dha titullin „Profesor” sepse, për mendimin tim, kjo ka një kuptim të madh dhe tregon njëkohësisht kohën pa kufij në të cilën ne jetojmë dhe unë dua ta falenderoj austro-shqiptarin Fate Velaj dhe 10 udhëzimet që ai me punën e tij na le si trashëgim.