poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Hotel Nacional, Beograd

  • beograd, foto velaj

Hotel Nacional Beograd

 

Kishim udhëtuar më shumë se 600 km. Rruga kishte qenë e qetë, përveç mjegullës së dendur që na shoqëronte qysh nga Novi Sad-i.

Po i afroheshim Beogradit. Nuk kishim më dëshirë të vazhdonim udhëtimin. I thashë se diku më tutje është një hotel. Kisha lexuar tabelën që informonte për të. Dhe ja një tabelë tjetër: “Hotel Nacional 2 km.” Ishte pranë autostradës.

U futëm në holl.

Recepsionisti ishte një burrë i moshuar. I fola anglisht. Qeshi dhe m’u përgjigj në gjermanisht. Siç duket, kishte parë targat e makinës. Më dha çelësin e dhomës. Ishte i ftohtë.

U ngjitëm sipër. Dhoma po ashtu ishte e ftohtë. Iu afruam dritares. Shihej Beogradi i mbuluar nga mjegulla. Gri e ftohtë. Plevit serb. Reumatizëm gri, serb. Televizori i veshur në plastik gri. Muret gri. Pllakat gri.

Kthyem kokën nga krevati. Pamë njëri-tjetrin në sy...

Zbritëm poshtë.

I thashë recepsionistit “Prijatno” dhe hipëm në makinë...

 

Beograd,

 

 e shtunë, 6 janar 2007

 

wir fuhren über 600 km...die fahrt war ruhig, außer ein dichter nebel der uns seit novi sad begleitete...
waren fast in beograd und hatten keine lust mehr zu fahren.
ich sagte ihr, ein stück weiter ist ein hotel. hatte ein schild gesehen...dann kam noch eins "hotel national-2km"...es war neben der autobahn.
wir gingen ins foyer...der rezeptionist war ein alter mann...ich begann mit ihm auf englisch zu sprechen...er lächelte und antwortete auf deutsch...anscheinend hatte er unser nummernschild gesehen.
er gab uns denn schlüssel...der war kalt...wir gingen die treppe hinauf...das zimmer war auch kalt...
durch das fenster sahen wir beograd im nebel versunken.
kaltes grau...serbische pleuritis*.
grauer rheumatismus,...serbisch
fernseher mit grauem plastik,wände...grau...fliesen...grau,
schauten das bett an...blickten uns tief in die augen
gingen hinab...sagten dem mann am empfang "prijatno" und stiegen ins auto...

*pleuritis - brustfellentzündung

fate velaj - beograd, 6 jannuar 2007