poetry, essays and narrativas (copyright ©)

me fatos nanon ne vjene

Këte fund viti vendosa ta kaloja prane nënës time në Vlore. Ajo, jeton vetëm qysh nga koha kur im atë, i dashuri ynë Melo, vdiq. 

Në nje nga ditët e fundit të vitit më marrin në telefon nga një stacion televiziv dhe më ftojnë të zhvillonin një intervistë me mua qëllimi i së cilës ishte të flisja për jetën time në Vjenë dhe Vjenën në përgjithësi.
Sigurisht që nuk hezitova dhe thashë po.
Shkova dhe fola për Vjenën, artin, kulturën e historinë e saj
Pa e mbarruar akoma mirë mendimin, moderatori ndërhyri e më pyeti: "meqë është dhe koha e krishtlindjeve. Çfarë do u sygjeroje të vizitojnë gjithë atyre që duan ta kalojnë këtë fundviti në Vjenë?
Tërë kënaqësi fillova të tregoja një pjesë të mirë të atyre që ofronte metropoli austriak në këtë fundviti kur moderatori ndërhyri përsëri duke më pyetur:
“Po Fatos Nanon e keni takuar ndonjëherë në Vjenë?
Jo, nuk e kam takuar ndonjëherë.
Ndoshta atij iu duk e shkurtër kjo përgjigje sepse vazhdoi përsëri:
“Po shtëpinë në Vjenë, dini gjë ku e ka Fatosi?
Duke mos e kuptuar atë dëshirë të pakuptimtë të moderatorit për të lidhur Vjenën me Fatos Nanon, iu ktheva duke i thënë:
Fatos Nano nuk është pjesë e histories e kulturës botërore që të më interesoj se çfarë ka bërë, se çfarë po bënë e se ku jeton. Fatos Nano është pjesë e historisë së parties socialiste.
Nëse dëshironi të dini se ku ka jetuar Ludwig van Beethoven dhe se ku ai e përfundoi simfoninë e tij nr. 9, pjesë e të cilës ështe dhe Himni i Europës, po u them se ka banuar në Ungargasse nr.5 të lagjes nr. 3 të Vjenës.
Nëse dëshironi të dini se ku ka jetuar Sigmund Freud dhe kua i e ka pasur klinikën e tij, po ju them se ka pasur në Berggasse nr.19 të lagjes 9 të Vjenës e kështu me radhë
 
Vlorë, e hënë, 21 dhjetor 2010