poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Ditėlindja e fundi

Ditëlindja e fundit

I dedikohet mikut tim bullgar Georgit, i cili u nda nga jeta më

10 korrik 2011 pas një tumori të papritur në kokë, tri javë pasi festoi

60-vjetorin.


Nga Prishtina u nisa pas mëngjesit dhe në orën 11:00 mbërrita në Shkup. Aty u takova me Cuten dhe Budionin, të ardhur posaçërisht nga Pogradeci, dhe së bashku morëm rrugën për Petrich, Bullgari. Gjatë udhëtimit më treguan se kishte qenë Georgi në Pogradec dhe kishte lënë edhe disa ftesa për ditëlindjen e tij, për të 60-n.

Ngaqë bënte shumë vapë, ndaluam diku afër qytetit Valondovo, pimë diçka dhe vazhduam rrugën. Më në fund, mbas gati katër orë udhëtim, mbërritëm në Petrich. Si gjithmonë, u sistemuam te hotel “Elena”. U qetësuam pak dhe në orën 19:00 u nisëm për te restoranti ku do të organizohej festa.

Në hyrje qëndronte dikush që na tregoi vendet e rezervuara. Zumë vendet dhe në pritje të shihja Georgin, me ankthin se në ç’gjendje do ta gjeja mikun tim, rrija në qetësi dhe shihja njerëzit që ishin në sallë e ata që vinin.

Nuk kaloi shumë dhe brenda hyri Georgi.

U ngritëm në këmbë. U dëgjuan duartrokitje, thirrjet “Georgi, Georgi” dhe fërshëllima. Nga vendi ku ndodhesha qëndroja i heshtur, duke e ndjekur me sy. Takonte, përqafonte dhe puthte miqtë. “Sa paska ndryshuar”, - thashë atë moment. Tek e shihja ashtu, më kujtoheshin bisedat e tij të pafundme dhe tregimet e shumta. Sytë e ndritshëm të tij. Flokët e dendur.

Erdhi tek unë. Më pa thellë me sytë e venitur. Më përqafoi. Më shtrëngoi rreth vetes sikur donte të më thoshte: “Faleminderit shumë që erdhe e ta paça borxh.”

Humbi përsëri mes miqsh. Vazhdonte t’i takonte dhe t’i përqafonte.

Në sallën e mbushur plot, si nëpër tym, dëgjohej muzika e një orkestre nën zërin e ëmbël të një gruaje të pashme.

Ishte Gala. Ajo, sikur ta kishte kuptuar gjendjen tonë mbas takimit me Georgin, na u afrua dhe këndoi gati gjithë mbrëmjen pranë nesh.

Gala sapo e kishte lënë mikrofonin dhe tek orkestra u afrua një burrë i moshuar, me një pamje chansonnieri e vagabondi. Kishte pak mjekër të bardhë, sy që i ndriçonin dhe nga buzët e thara dilte një buzëqeshje e papërcaktuar. Më thanë se ishte Shani.

Nga vendi ku ndodhesha, e shihja atë dhe nuk e di pse më hyri menjëherë në zemër, sado që akoma nuk kishte filluar të këndonte. Ndoshta nga mënyra se si e mbante mikrofonin dhe dorën tjetër të futur në xhep.

Mbasi i hodhi një sy sallës, vështrimin e orientoi te Georgi, duke e parë thellë në sy. Buzëqeshja iu hidhërua. Uli kokën dhe me sytë e lodhur filloi të kërkonte nëpër repertorin e tij, duke vrarë mendjen se me cilën këngë do ta fillonte.

Kroi mjekrën, e kaloi dorën nëpër flokët e dendur dhe filloi...


"...samo jedan dan života,
jos jednu casu mi dajte sad,
jer ja sutra nisam s vama,
jer sutra umrijecu mlad.

Moj život je kratak bio,
i prolazan kao san,
a ja želim samo jedno,
da živim jos jedan dan..."

...vetëm për një ditë të jetës,
më jepni një gotë të pi,
sepse unë nuk do t’jem nesër,
sepse nesër do vdes i ri.

Jeta ime është e shkurtër,
më e shkurtër se një ëndërr,
ndaj dua një gotë të pi,
të jetoj dhe një ditë tjetër...


Petrich, Bullgari,

e shtunë, 18 qershor 2011

 

 

 

 

Последният рожден ден – само за един ден живот

Посветено на моят български приятел Георги, който почина внезапно три седмици след 60тият си рожден ден поради тумор на мозъка.

...след закуска потеглих от Прищина към Скопие, където пристигнах в 11 часа.

Там срещнах Куте и Будион, които бяха пристигнали спецялно от Поградец и продължихме пъуването заедно към Петрич, България.

По време на пътя те ми разказаха, че Георги е в Поградец и е оставил няколко покани за честването на 60тият си рожден ден.

Пътуването беше напрегнато под силното слънце и за да си отпочинем спряхме на една бензиностанция в близост до Валондово...там заредихме гориво и продължихме нататък.

След една дълга отсечка пристигнахме в Петрич и отседнахме както винаги в хотел Елена. Останахме в стаята до 19 часа и след това отидохме в ресторанта, където беше организирано празненството.

На входа бяхме посрещнати от някой, които ни показа резервираните за нас места. В очакване да видя Георги и в паника, в какво състояние щяхх да видя моят приятел, останах вторачен във входната врата и гледах как хората напълваха залата.

Не след дълго Георги влезе през вратата...

ние всички станахме на крака...аз стоях неподвижно и го следях навсякъде с очи.

Той срещна хората...целуна всеки един.

„Божичко, толкова се е променил.“ - казах в този момент.

Проследих Георги нататък и внезапно ме връхлетяха спомените. Спомних си за първата ни среща...безкрайните мз разкази за България...блясъкът в очите мз докато говореше и ...гъстата коса.

Той стигна до мен...погледна ме с уморени очи...прегърна ме...притисна ме толкова силно, сякаш искаше да каже...“Благодаря ти, че дойде“.

Той отнво изчезна в тълпата...срещаше приятели...прегръщаше ги...целуваше ги.

В препълнената зала се чуваше, като в мъгла, музиката от един оркестър и припева на една красива дама, с необикновенно сладък глас.

Това беше Гала.

След като разбра колко се бяхме разтроили след срещата си с Георги, тя дойде и остана при нас цялата вечер, до Будион.

Гала остави микрофона и към оркестъра се приближи един възрастен мъж, които изглеждаше като певец на шансони и едновременно на вагабонт...

с късз прошарена брада, светещи очи и пресъхнали устни, които се извиваха в лека усмивка.

Това беше Шани.

Видях го и го проследих с очи от моето място...

Не зная защо той така бързо докосна сърцето ми, въпреки че още не беше започнал да пее...

Може би по начина, по който държеше микрофона и беше пъхнал другата си ръка в джоба на панталона.

След като се огледа наоколо, погледна към Георги и се взря дълбоко в очите му.

Неговата усмивка изчезна...главата му клюмна...и с уморен поглед остана неподвижен, като че търсеше нещо спецялно в репертоара си, с което да се настрои за песента.


След една кратка пауза започна:

“...само за един ден живот

дайте ми сега още една чаша,

защото утре няма да съм с вас

защото утре ще умра твърде млад.

Животът ми бе твърде кратък

и премина като сън.

А аз искам само едно

да живея още един ден.”


Фате Велай, Петрич, България, 18.06.2011