poetry, essays and narrativas (copyright ©)

mbusha duart me kujtime

Mbusha duart me kujtime

i dedikohet babait tim Melo Velaj (1928-1995)




...mbusha duart me gëlqere,
dhe i fshiva në varrë t'babait,
dua t’a zbardhë k’të gropë të errët,
këtë gropë në fushë të pjerrët.
 
...mbusha duart me kujtime,
dhe i zbraza në varrë t'babait,
dua t’a mbushë k’të gropë të errët,
t’a sjellë drejt k’të fushë të pjerrët.
 
...mbusha duart me kepucë,
dhe i zbraza në varrë t'babait,
dua të dalë nga gropë e errët,
nga kjo gropë në fushë të pjerrët.
 
nga dritarja e dhomës time
pres babanë të vijë nga larg
të tregojë ku kishte qënë
…të dëgjojmë se ç’ishte thënë
 
erdha prapë tek varri i babait
të marrë vesh ç‘e kish penguar…
erdha zbathur e,...po rri larg,
t’mos më shohë të hidhëruar
 
mbusha duart me të fala,
dhe i zbraza në varrë të babait,
të përshendes  gropën e errët
gropën e thellë në fushë të pjerrët.

Vlorë. Varrezat e qytetit, e Hënë, 4 korrik 2011