poetry, essays and narrativas (copyright ©)

netė tė verdha, dekolte

Net të verdha, dekolte

E kisha shënuar prej kohësh,

në kalendar gjithashtu.

Nuk mundesha të mungoja

e të mos shikoja,

bijou, bijou, bizhu.

 

M’u kujtuan rrudhat

bezhë të hekurosura,

flokët zhaponé,

parfumet,

qafat e zhubrosura.

 

Sytë e lodhur,

lapsat me ngjyra,

pasqyrat,

pudrat,

manikyrët.

 

Gishtat e burgosur,

veshët e varur,

sytë mavi,

lapsat e mpirë,

të trullosur.

 

Kravatat plot lule,

dekoltetë si urë,

gold, gold, gold,

zinxhir, varëse, vëthë,

smerald, fildish, gurë.

 

Dekolte...

të bardha,

të gjelbra,

të verdha,

vjeneze.

 

Vjenë,

e shtunë, 14 maj 2011