poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Shiu i tėrbuar i nėntorit

Shiu i tërbuar i nëntorit

 

Në mesin e zjarrtë të një nate të pakulluar,

kur vetëtima që sapo gjarpëroi

ndriçoi të verdhën e pikturës në murin përballë

dhe u fut nën gurët e shkretëtirës së errët të qiellit,

kur pikat e para të shiut trokitën fort xhamave 

dhe era që vinte nga deti përplaste kanatat e dritareve,

me kokën mbështetur në jastëkun e përthyer

dhe sytë që kërkonin gjarprin nën gurët e reve, 

pa e ndezur dritën, 

u largua nëpër errësirën e thellë të paramëngjesit,

në mes të një shiu të tërbuar,

si flokë fshatari, 

siç i bëheshin me kashtën e yjeve të përvëluar gjatë një nate behari.

 

Vlorë,

e martë, 10 nëntor 2015