poetry, essays and narrativas (copyright ©)
nuk i pashe dote gjethet te binin
nuk i pashë dot gjethet të binin...
...këtë vjeshtë, nuk e shijova dot Vjenën.
Erdha vonë.
Më vonë se ç‘e kisha dëshirën.
Nuk i pashë dot gjethet të binin...
Nuk i pashë dot pemët në ngjyrën e tyre stinore...
Përball dritares shoh vetëm trungje,
degë,
dhe, tek tuk,
disa gjethe jetime...
anemike,
që i kanë ngritur sytë drejt një qielli azmatik,
primitiv.
gri.
Vjenë, 18.11.11