poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Në restaurant

 

Në restorant në Vjenë

I kisha premtuar Klarës, gruas sime, se në fundjavë do të shkonim për darkë në një nga restorantet në qendër të qytetit.

Shkuam.

Në momentin që do të paguanim, na u afrua një vajzë simpatike e cila na tha në shqip: “Ju dëgjova që po flisnit shqip. Mos jeni gjë shqiptarë?”

E pashë vajzën nga koka te këmbët dhe i thashë: “Jo. Jemi francezë, por nuk e di pse na është bërë si zakon që sa herë vijmë në Vjenë, flasim shqip.”

 

Vjenë,

e shtunë, 19 nëntor 2011