poetry, essays and narrativas (copyright ©)

matane kufijve

  • 1
  • 2

 

Matanë kufijve

 

E diel. Jashtë është ftohtë dhe bie një shi i hollë. Aq i hollë, sa nuk po e kuptoj dot se nga bie, nga e majta apo nga e djathta. Jam ulur te vendi im këtu në shtëpi dhe e vetmja gjë që mund ta kalosh ditën, pa shëtitjen e zakonshme në park, është të marrësh një libër e të lexosh. Mora antologjinë Grenzgänger (Shëtitës ndërkufitar) me autorë nga vende të ndryshme.

Nuk e kuptova përse dora më përzgjodhi këtë libër. Ndoshta ngaqë edhe unë jam i tillë, një Grenzgänger që i njeh konturet e shteteve dhe lëviz në të gjitha, gati nëpër të gjitha pikat kufitare. Ndoshta ngaqë edhe unë pothuajse të gjitha fotografitë, shumë piktura, apo edhe shkrimet e mia, i kam realizuar nëpër rrugë,

nga një kufi në tjetrin,

brenda kufijve,

apo edhe jashtë tyre,

qofshin ata virtualë,

me nga një tra kalimi,

si dhe atyre që nuk ekzistojnë në mendjen time.

 

Vjenë, e diel, 26 shtator 2011