poetry, essays and narrativas (copyright ©)

mbas nje udhetimi te gjate

...mbas një udhëtimi të gjatë nëpër natën e thellë

vijave të bardha që më dukeshin gri

nga sms e ardhur nga larg

nga shumë, shumë larg

autostradave bosh

tirol, bayern, salzburg...

tashmë,

përball kam dritaren e dhomës sime me pamjen e zakonshme

të këtij behari tuhaf,

pa ngjyrë...,

shiut  të hollë, 

pemëve nevrike,

të inatosura...

që s'pushonin së ankuari,

turfulluari  e llomotituri

"shshshshshshshs"...

këtu në vjenë.

 

fate velaj, 31.8.12