poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Një bubullimë e madhe tronditi qytetin

Një bubullimë e madhe tronditi qytetin dhe...

pas pak filloi shiu.

Shiu i mërzitshëm që përmbyt lagjen time me ujë të turbullt,

kaf, 

më e pështirë dhe 

akoma më e shpifur se çdo kafe tjetër mëngjesi.

Madje, më e errët edhe se ajo e veremit, 

ngjyrosur me baltën disavjeçare.

Qëndroj akoma përballë dritares së kuzhinës,

veshur me avullin e atyre që po gatuan nëna ime, 

nga ku, 

qetësisht,

shoh njerëz në ngjyrën e mureve të kalbura të pallateve përreth

dhe herë pas here,

kthej kokën nga llamba me frikën se mos kanë ikur dritat.

 

 

Vlorë,

e diel, 10 shkurt 2013