poetry, essays and narrativas (copyright ©)

n mes t nj qielli gri fundtetori

…në mes të një qielli gri fundtetori,
gri më e zbehtë se ajo që lashë pas,
qindra kilometra largë…
e pasqyruar thellë në röntgen-in e mushkrive,
xhamave të pluhurosur të rrugicave që prej kohësh presin asfaltin…
tashmë,
shoh parkun pranë shtëpisë sime, i mbushur plotë gjethe të verdha…
si të verdhat e pashmangshme në pikturat e mia,
të dala nga thellësia e ndërgjegjes së lodhur nga pesha duale,
prej largësisë dhe
mallit…

fate velaj- vjenë