poetry, essays and narrativas (copyright ©)

RIP. per vacen

e dëgjova para disa ditësh, përsëri.

isha duke ardhur nga vlora në tiranë dhe, duke kërkuar stacione në autoradio, diku, pa vajtur në lushnje, një stacion që duhet të ishte i qytetit, po jepte një këngë të saj...

RIP. edhe për...një pjesë të kujtimeve tona. kujtimeve tona kur prisnim festivalet në tv dhe qysh në fillim, pa u kënduar këngët thoshim se do e fitoje vace zela.

RIP. edhe për pritjet tona në radhët e gjata e të lodhshme për ushqime e vajguri kur, nën diellin përvëlues të beharit do të ishte një dritare e hapur diku që dikush e kishte ngritur zërin e radios në majë të qiellit e nga ku vinte zëri qiellor i vaces së bashku me rezet përvëlonjëse të diellit për të depërtuar thellë e ndricuar e mbushur hapësirën boshe mes shpirtit dhe stomakut...

RIP. për vacen, vajzën nga lushnja që ju dedikua shpirtit të shqiptarëve...duke e dërguar shpirtin e saj,  në përjetësinë e kujtimeve të shqiptarëve

 

fate velaj - tiranë, 06.02.'14