poetry, essays and narrativas (copyright ©)

kalaja e krujës

Kalaja e Krujës


Këtë fundjavë vendosa ta kaloj në Krujë.

Ora 17.23. Jashtë është ftohtë dhe bie një boricë. Qëndroj ulur në kolltukun përballë xhamave të dhomës së hotelit duke lexuar një libër që, normalisht, duhet ta kisha lexuar prej kohësh dhe herë pas here, i hedh sytë nga kalaja historike që tashmë ndezi dritat.

Ora 21.12. Vazhdoj të qëndroj akoma përballë dritares së dhomës dhe në ARD shoh filmin “Mordkommission Istambul” (Komisioni hetimor i Stambollit), ndërsa nga dritarja kalanë dhe muzeun e ndriçuar përballë dritares sime.

Një lidhje e çuditshme kjo. Në xhamin e televizorit shoh “Komisionin hetimor të Stambollit”, ndërsa mbas xhamave të derës së ballkonit kalanë.

Me sytë sa nga njëri xham në tjetrin fillova edhe unë të “hetoj” se sa ushtarë turq nga Stambolli do jenë vrarë aty. Matanë xhamave të dhomës sime.

 

Krujë,

e shtunë, 08 shkurt 2014