poetry, essays and narrativas (copyright ©)

melo

sot, me 4 korrik, mbushen 20 vjete nga largimi nga kjo jete e babait tim, melo velaj.

duke kerkuar kujtime neper fotografi, aty ne etazherin ku mbajme dokumenta e sende me vlere, me ra ne sy diploma e tij si dhe vlersime te ndryshme dhe, duke i pare e lexuar, nuk di pse me vajti mendja te ajo se cfare kane te perbashket im ate, melo velaj dhe miliarderi rus roman abramovič.

qe te dy jane (ishin, se im ate vdiq 5 vjete mbasi abramovič  mbaroi studimet) inxhinier nafte dhe qe te dy studiuan ne te njejtin universitet, ne prestigjiozin universitet "gubkin" per nafte e gas ne moske. vetem se, im ate studioi e perfundoi shkelqyeshem nga viti 1950-1955 dhe me pas, per 35 vjete pune, sado qe zbuloi vendburime te tera nafte e gazi u vleresua vetem me disa kg ilace per zemren dhe hipertensionin,  ndersa roman abramovič, studioi  nga 1985-1990 dhe brenda 5 viteve u "vleresua" me miliarda dollare!!! ( ne gubkin kane studiuar gati te gjithe oligarket rus, bile dhe juri lushkov, kryetar i bashkise se moskes)

melo velaj u lind ne vlore me 04.06.1928. shkollen 8 vjecare e mbaroi te "nena mbreteresh" ne qytetin e lindjes. ate te mesme ne teknikumin ne tirane dhe mbas saj vazhdoi studimet ne moske.

mbas kthimit, per gati 20 vjete ka qene drejtori i naftes ne patos e vlore deri ne vitin 1974, kohe kur, te kendi i flete-rufeve ne sheshin e flamurit ne qender te vlores (prane monumentit te pavaresise) nje punonjes i tij, vetem pse im ate nuk i permbushi "deshiren" t'i jepte apartament 2 dhoma e guzhine ne nje kohe qe ai ishte vete i 3te dhe ja  dha dikujt qe ishte vete i gjashte (behet fjale per pallatet qe ndertonin ndermarrjet per punonjesit) vendos nje fleterufe ku ne fund te saj shkruan: "...s'ka pse i duhet partise nje njeri si ing. melo velaj qe, sado i vlefshem qe te jete, ai vjene nga klasat e permbysura e nga familje e degjeneruar politikisht si armiq te betuar te partise..." e vazhdonte te shkruante per xhaxhallare e halla te pushkatuar, aratisur, burgosur e internuar nga partia.

te nesermen, im ate,  dorezon  celesat e zyres ne komitetin e partise vlore. sado qe u munduan t'a qetesonin qe te kthehej perseri ne zyre, ai vazhdoi profesionin e tij si inxhinier duke zbuluar vendburime te tera nafte e gazi.

por, nese roman abramovič "fatin" e jetes j'a dedikon nje takimi ne vitin 1992 me boris beresovski, im ate, sado qe kish mbaruar teknikumin shkelqyeshem, "fatin" e shkolles ne moske ja dedikon hysni kapos, i cili ne vitin 1950, kur lexoi kerkesat per studime hasi ne emrin e tim eti dhe ju kujtua melo, kur ishte i vogel, aty ne "uje te ftohte", kur nga fillimi i viteve '40 hysniu vente te te afermit, gjiton me velaj't , e ku me xhaxhallaret e mi, sado qe kishin bindje te ndryshme, dialogonin te qete, e kur nje dite ata e ndihmuan duke e nxjerre shendosh nga rethimi i italianeve...

melo velaj vdiq me 04.07.1995 po ne vlore dhe mua, me ka ngelur peng qe nuk arrita t'a coja perseri aty ku studioi, ne te dashurin universitet gubkin, ne moske...

per te cilin kujtimet,

 

e merrnin rokullime...