poetry, essays and narrativas (copyright ©)

esma

 

....unë nuk e kam marrë vesh akoma pse beta, nusja e djalit të gjitonit tim në vlorë, për vit të ri, nuk bënte as bakllava dhe as kadaif, por gjithmon, dredhanik. një ditë, duke u shkëmbyer nëpër shkallë, e pyeta betën,:

- e di ti ç'do të thotë në turqisht emri esma?

me mendjen të fjetur se asaj e vjehrra, për t'iu mburrur, do ja kish thënë që esma do të thotë "e bukura e dheut" ashtu siç e dija unë që emri i nënës time, afërdita, kishte po të njëjtin kuptim dhe, nuk ju besova veshëve kur beta tha "gjarpër" duke e përdredhur dorën si lëvizjet e nepërkës dhe sytë që i ndriçuan nga shkëlqimi i lekurës pika pika të saj. 

 

 

vjenë, 31.12.2015