poetry, essays and narrativas (copyright ©)

mall i dyfishtė

...më rastis shpeshherë që ëndrrat të më përsëriten.

Madje, ka pas dhe raste kur një ëndërr, të cilën e kam lenë përgjysmë një natë më parë, t'a vazhdoj të nesërmen apo të pasnesërmen. 

Më ka ndodhur gjithashtu që në ëndërr të shoh pamje dhe persona të cilët prej shumë e shumë vitesh nuk i kam parë por që të nesërmen, si t'i kisha porositur gjatë këtyre netëve, më dalin përpara e i takoj.

Por, akoma nuk e kam kuptuar atë që m'u paraqit përsëri këtë fillim tetori, kur duke qendruar pas perdeve të dritares së dhomës së ndejtjes e pritur që shiu të pushonte,  në momentin që dielli nxorri kokën pas perdeve të reve dhe mbi asfaltin e trotuarëve filluan të krijoheshin shtëllunga avulli, vendosa të dalë në të përditshmen shëtitje timen. 

Kur akoma nuk kisha shkuar në fund të rrugicës sime, mes asfaltit, do të vija re një njollë shiu gri të errët akoma të pa tharë e që më mbërtheu gati si të shtangur me  formën e saj gati-gati të njëjtë me hartën e shqipërisë për të më mbajtur akoma dhe më të lidhur në mendime e risjellë nëpër mendje formën e hartës së austrisë që më ishte shfaqur pas shiut trotuarëve të vlorës pak muaj më parë.

Me të dy pamjet e grijta plumb shpërndarë syve, njërën nga i majti e tjetrin nga i djathti, ndjeva që këmbët më shkelën gjethet e verdha të sapo rëna nga pemët në parkut e Schönbrunn-it...

 

Vjenë - e Hënë, 6 Tetor 2014