poetry, essays and narrativas (copyright ©)

I LOVE SCOTLAND

❤️ SCOTLAND

...duke udhëtuar nëpër Scotland, rrugës në kërkim të gjurmëve të King Robert the Bruce, William Wallace (Braveheart), Rob Roy etj, diku maleve e kodrave pa fund ku të qeta mes një gjelbërimi të lagësht nga shiu e mjergulla kullosnin disa lopë, kuaj e dele, sytë, më kapën një tabelë ku tregohej se tek shtëpia pranë rrugës, ishte studio e një piktori.

Ndalova makinën.
Hapa portën e jashtme të kopështit dhe, pasi nuk më dëgjoj njeri kur thërrisja "a ka njeri brenda" dhe i rashë disa herë bories, hyra brenda.
Nga shtëpia pranë, doli një burrë i gjatë e me mjekër të bardhë i cili, duke më parë i çuditur, më pyeti nëse më duhej ndihmë a kërkoja diçka. 
I thashë se jam rrugës për tek Drumlanrig Castle, diku matanë atyre maleve dhe, pashë tabelën që informonte se këtu, jeton një kolegu im, piktor. 
Ai, duke mu paraqitur se ishte Edwin Charles Slater, një piktor nga Edinburgh por që muajve të verës jeton aty, u gëzua dhe habit akoma më shumë kur pa targat e makinës të cilat nuk i kishte shikuar kurrë më parë dhe dëgjoj se jam nga Vlora, Albania...

 

Glasgow, 28.08.2018