poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Mëngjeset me S.Ll.

 

Mëngjeset me S.Ll.

 

Për katër vjet rresht, gati çdo mëngjes, kafenë e parë e pinim bashkë. Aty te zyra ime, që ishte një metër larg zyrës së tij.

Kafe vjeneze, automatin për përgatitjen e së cilës e kisha sjellë enkas nga Vjena. Diskutonim për të rejat e pafundme që çdo ditë shfaqeshin gazetave dhe ekraneve, por që mua, i porsaardhur nga Vjena, më çudisnin aq shumë. Sapo bëhesha gati ta arkivoja si të vjetër, “e reja” tjetër ishte shfaqur.

Pas pak do ndaheshim nga njëri-tjetri për të vazhduar punët tona, me idenë e përbashkët se “e reja” e fundit deri në drekë do ta mbante frymën, sepse një tjetër e “re” do t’i zinte vendin asaj në një kohë që në Vjenë a kudo tjetër të rejave u duhet të presin gjatë dhe shpeshherë plaken të vetmuara...

 

 

Tiranë,

e premte, 22 nëntor 2013