poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Piktura e vjetėr

Piktura e vjetër

 

...rastësia e solli t’a shoh përsëri këtë pikturë. Rrugës për Scheibbs, pashë që Johann Wurzer po korrte barin përpara shtëpisë së tij. Ishin mbushur gati 20 vite që nuk e kisha parë.
Së bashku me Johann, nga viti 1992 deri në vitin 1998, punuam në fabrikë.
Tek Heiser në Kienberg.
Një ditë, më mori në telefon Melanie, e bija e tij e cila më tha se të tre fëmijet, kishin vendosur që me rastin e ditëlindjes të së ëmës, Melita, të blinin një pikturën time për dhuratë.
Të nesërmen, erdhën në shtëpi dhe duke kërkuar mes tyre, zgjodhën këtë aquarell me lindjen e diellit mbi malin përballë shtëpisë sime, realizuar në vitin 1993.
Johann, kur pa një makinë që ndaloi e prej saj doli dikush, fillimisht, qendroi me pamje të hutuar, si të kërkonte në magazinën e kujtimeve dhe u çudit aq shumë kur më njohu saqë, nga gëzimi, filloi t'i thërriste së shoqes: Melita, Melita...shiko kush ka ardhur.
Shtëpia e tyre, pak a shumë, më la përshtypjen se kisha qenë dhe javën e kaluar aty dhe, së bashku, zbritëm tek dhoma e tij e pijes, aty ku atëhere, uleshim e diskutonim për punën e rëndë në fabrikë, shefin zanzar e planet për të ardhmen.
Sa hyra brenda, m’u shfaq kjo pikturë dhe ndejta një pjesë kohe pa folur përpara saj duke kujtuar momentin kur e realizova atë si dhe ditën kur fëmijët e Johann, erdhën dhe mes dhjetra pikturave, përzgjodhën këtë...

 

 

Vjenë, 6 Nëntor 2019