poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Kamal

... Kamal El Din, e kam takuar dhe në nëntor 2002, kur Viktor Kalemi, ambasador i Shqipërisë në Kairo, sa mori vesh ardhjen time nga Vienna të "bashkoj Danubin me Nilin", me ftoi për një kafe në zyrë.

Atë paradite, Kamal më bëri kafen.

Por sot, kur Eduard Sulo, ambasadori i Shqipërisë në Kairo më ftoi në ambasadë për një kafe e folur për romanin tim „NILKON – kur Danubi takoi Nilin„ që u promovua në arabisht në Cairo Book Fair, Kamal, duke më buzëqeshur, më pyeti nëse e pi akoma të mesme kafen.

Duke kërkuar nëpër magazinën e kujtimeve, i thashë se i miri Viktor Kalemi, përpara një javë, u largua përgjithmonë nga ne.

Ai, me sytë që i ngriti nga qielli dhe lotin që i zbriti nëpër faqe, më tha se çdo mëngjes, për katër vite rresht, ja bënte kafenë të mesme, ashtu siç e kërkova dhe unë atë paradite të 12 nëntorit 2002.

 

Kairo, 23 Janar 2020