poetry, essays and narrativas (copyright ©)

caffe' nero bollente

  • kafene

 

o mezini! ose më  mirë  po të  drejtohem:  o, ti, i mezinajve! jam unë  fate velaj që po të  shkruaj. dua te te pyes: sa metër katëror është kjo kafeneja jote? nuk e kam qëllimin të të pyes nëse ke lejë ndertimi apo zgjerimi apo më mirë lejë për shtim kati. jo, or jo. s'e kam  aty llafin. e kam tek ajo që e ktheve nga kafene ne dyqan shitjeje me shumicë...

me përpara na kënaqje me lajme të  reja or ti i mezinajve. seç na u bë  ves neve që çdo mëngjes  të hidheshim nje vrap andej nga kafeneja jote që mesa vura re i kishe vënë  emrin "illy". eh se c'mu kujtua riccardo illy në këto momente. mbaj mend aty nga fundi nëntorit te 2004, e takova në parlament në vjene. më  tregonte i dashuri riccardo për "illy caffe" për historinë e saj se si gjyshi...pastaj më tha se dhe në tiranë ka një  distrubutor e....sigurisht që  riccardo nuk e dinte se kafeja e tij do behej zeher ketu tek kafeneja jote or ti i mezinajve. nejse, tani është fushatë zgjedhjesh dhe ta do mendja që dhe kafeja zjen ndryshe.

eh! në  fillim e bëje kafenë  të  mirë  or ti i mezinajve. ishin kohë  të tjera atëhere. më  ndryshe ishte. do thuash ti : pse na i kujton ato kohëra o fate.  jo, se në  fakt fajin se kemi ne të vjetrit ose siç i themi vetes "oldtimer". as ata që  janë më të rinj ne vit prodhimi se ne dhe po na informojne mbi gjendjen ne fushatën zgjedhore.  jo or jo! fajin e ka banakieri yt që  se ka mendjen për punë por kendon tërë ditën:

e ammazzo il tempo bevendo caffe' nero bollent in questo nido scaldato gia' dal sole pazient ma tu che smetti alle tre, poi torni a casa da me tu che non senti piu' niente, mi avveleni la mente!...

fate velaj - tiranë, 2005