opinions, analysis and interviews

Alfred Gusenbauer- Austrian Chancellor - (d, al)

  • alpbach
  • fate-alfred
  • latalog

Gedanken anlässlich der Eröffnung des Ausstellung „Memories from the future“ von Fate Velaj

Wien, 17.04.2008
 
Eigentlich widerspricht es der herkömmlichen Vernunft „memories from the future" zu haben. In diesen Kategorien mochte bisher nur Hollywood zu denken. Tatsächlich entwickelt jedoch jeder von uns Vorstellungen von seiner individuellen oder kollektiven Zukunft. Und jeder schmiedet Pläne für sein Morgen oder Übermorgen. Wir orientieren also unser Leben entlang einer Zeitlinie und verbinden diese mit ganz bestimmten Bildern, von denen wir hoffen, dass sie eintreten oder vor denen wir uns fürchten.

In unseren Lebenserfahrungen gibt es damit tatsächlich eine Zukunft, an die wir uns rückblickend erinnern können. Pessimistisch geprägte Generationen prägten den Ausdruck „Früher war selbst die Zukunft besser", optimistische Generationen wiederum folgen dem Prinzip Hoffnung, so wie es Ernst Bloch tat. Die Zukunft war immer ungewiss, aber sie war vor allem stets ein Feld der künstlerischen Phantasien.
 
Was sich wahrhaft verändert hat in den letzten Jahren, sind die gesellschaftlichen Umstände, unter denen wir unsere Zukunft planen oder besser gesagt, erträumen. Die Zukunft entsteht in den Bildern der Gegenwart und sie sind daher radikal wandelbar. Das zeigen auch die Bilder dieser Ausstellung, insbesondere die Photographien, die zwischen Melancholie und Aufbruch schwanken.

Doch wer in Mitteleuropa hätte im Frühjahr 1989 den Fall des Eisernen Vorhangs für wahrscheinlich gehalten und die damit verbundene Veränderung der Geschichte? Die traumatischen Veränderungen in Südosteuropa wurden zwar wegen den Erfahrungen dieser Völker für wahrscheinlich gehalten, unwahrscheinlich schnell erfolgte jedoch dann eine Normalisierung einzelner Regionen. All diese unterschiedlichen Perspektiven erzeugten jeweils neue Zukunftsmodelle wie die Bilder von Fate Velaj bezeugen.

Inzwischen existiert für die meisten Staaten Südosteuropas eine europäische Perspektive, die Österreich aktiv politisch, wirtschaftlich aber auch kulturell unterstützt. Die Europäische Union muss in den nächsten Jahren Wirklichkeit und so normal werden für alle werden, wie Wien als Wohnort von Fate Velaj.
 
Aufgabe der Kunst kann es sein, diesen Prozess der Europäisierung mit zu tragen und zwar in einer kritischen Auseinandersetzung. Kunst bildet ja nicht die Realität ab, sondern erzeugt sie neu. Ähnlich ist es mit dem Gedanken Europa. Auch er muss stets neu erfunden werden. Diese Ausstellung in einem grenzübergreifenden Spannungsfeld kann mit dazu beitragen Ideen neu zu entwickeln. Sie wird sicher zum Denken anregen. Denken wir nicht nur nach sondern handeln wir auch und zwar europäisch.

 

Normalisht, është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arësyetimi që të kesh "Memories from the future". Deri më sot, kjo kategori të menduari, i përkiste vetëm Hollywoodit. Por, fakt është se sejcili prej nesh, në mënyrë individuale ose kolektive, krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht, farkëton plane për të nesërmen ose të pasnesërmen.

Shpeshherë, orientimin e jetës, ne e bëjmë përgjatë një linje kohore dhe e ndërthurim atë me pamje të veçanta, të cilat, një ditë, shpresojmë të n'a paraqiten ose prej të cilave, një ditë do të frikësohemi.

Nëse do t'i referohemi përvojës së jetës, fare mirë do të vinim re se me të vërtetë ka një të ardhme të cilën do e kujtojmë. Gjeneratat e prekura nga pesimizmi i ka munduar thënia se „dikur, madje dhe vetë e ardhmja ka qënë më e mirë" ndërsa ato optimiste, ndiqnin principin e shpresës, ashtu siç bënte Ernst Bloch.

E ardhmja ka qënë gjithmonë e panjohur por, mbi të gjitha, ajo ka qënë një hapësirë e lirë për fantazi krijuese.

Vëmë re se në vitet e fundit, ato që me të vërtetë kanë ndryshuar, janë zhvillimet dhe rethanat shoqërore mbi të cilat ne thurim plane për të ardhmen, ose më mirë të themi, ëndërrojmë për të. E ardhmja bazohet në pamjet e së tashmes dhe është në një proces ndryshimi të vazhdueshëm.  Këtë e tregojnë dhe pikturat e kësaj ekspozite dhe në mënyrë të veçantë, fotografitë, që për mendimin tim, luhasin ndërmjet melankonisë dhe zgjimit.

Por kujt nga ne në europën qëndore i kishte shkuar mendja se në pranverën e 1989, me rënien e "perdes së hekurt", do të ndodhnin dhe ndryshimet historike?

Ndryshimet radikale që ndodhën tek popujt e europës juglindore ishin të mendueshme dhe të pranueshme nëse do t’i referohemi historisë së tyre, por e pamendushme ishte shpejtësia e normalizimit të tyre.

Të gjitha këto larmi ndryshimesh dhe perspektivash krijuan modele të reja për të ardhmen, ashtu siç dëshmojnë dhe pikturat e Fate Velaj.

Tashmë, në shumë nga vendet e europës juglindore ekziston një perspektivë europiane, të cilën austria e mbështet politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Bashkimi Europian, duhet që në vitet e ardhëshme, të bëhet për të gjithë një realitet dhe po aq normal, saç u bë Viena, shtëpia e Fate Velaj.

Detyra e artit është dhe duhet të jetë që këtë proçes të europianizimit, t'a mbajë mbi shpatulla dhe mbi të gjitha t'a shoh atë  me sy kritik. Arti nuk përben vetëm realitetin, por ai e rikrijon atë.

E njëjta gjë është dhe me mendimin "Europa" që sipas meje, shpeshherë, duhet të riformulohet.

Kjo ekspozitë e parë në kontekstin e ndërthurjes dhe tensionit që sjell shkembimi i mendimeve, mund të ndihmojë fare mirë në zhvillimin e ideve dhe perspektivave të reja.

Me siguri që ajo do të n'a fusë në mendime, prandaj, është mirë që jo vetëm të mendojmë por edhe t'i shkëmbejmë këto mendime, mbi të gjitha, si europian.

 

Alfred Gusenbauer - Kancelar i Austrisë

Fjala me rastin e hapjes së ekspozitës “Kujtime nga e ardhmja”, 17 Prill 2008