opinions, analysis and interviews

"a soul for business" - vienna, 22.4.12

 

“arti në ekonomi është shpirti në biznes”

 

fate velaj - vjenë, 22 prill 2012

 

u bë tashmë një kohë e gjatë që vendin e ka kafshuar një krizë e madhe ekonomike e shpirtërore dhe disbalanca midis sigurisë dhe pasigurisë është, dhe bëhet prezente cdo ditë e më shumë. fitimi, përfitimi, zhvatja gjithmonë e më e madhe, gjithmonë e më shumë, gjithmonë e më shpejtë që i behet vendit nga një grup i vogël biznesmenësh apo njerëz politik prapa tyre, ka bërë atë që këto instikte cubash të quhen “trendy”, e ardhmja e saj të luhet “shesh besh” e që vendi të kalojë një nga krizat më të mëdha të moralit qysh nga krijimi i tij si shtetë.

nga ana tjetër, kësaj krizë që vendin e mbanë të mbërthyer në të njëjtin pentagram e partiturë ”marche funèbre” i shtohet dhe një selektim, mbështetje dhe prezantim  i vetëm atyre artistëve, aktiviteteve kulturore e institucioneve që janë pranë këtyre “njerëzve shtetë” e që për qëllim ka pasur atë, që cdo gjë krijohet, prodhohet e ideohet gjatë kohës së “regjencës” së tyre të manipulohet e të fabrikohet si vlerë e si risi, si moderne e si avandgarde...si “europiane” duke mos ju dhënë mundësine dhe hapësirën të “tjereve” që krijojnë, mendojnë e ideojnë ndryshe.

një selektim klientelist i tillë ka sjellë që edhe subvencionet ose më mirë të them mbështetjet financiare nga qeveria për artin dhe kulturën të fokusohen më shumë vetëm në ata njerëz apo grupime  që organizojnë aktivitete në “ditë jubilare” e që kanë për qëllim trumbetimin e këtyre “vlerave të reja” duke lënë mënjane ose më mirë “duke mbërdhitur në lagështirë e plevit” një pjesë tjetër krijuese që nuk e gjenë veten te këto vlera e si rrjedhim nuk solidarizohet me to.

ardhja në idenë e krijimit të një koncepti për "a soul for business" (duke u nisur nga jacque dellors “a soul for europe”) ka për qëllim ndërtimin e një ure mes kompanive të biznesit nga njëra anë dhe artistëve si dhe institucioneve kulturore e artistike nga ana tjetër.

“a soul for business” është konceptuar të krijojë një plan aksioni e një bashkëpunim të suksesshëm mes tyre që ato t´a shohin thellë njëra tjetrën në sy e në përmbajtje, duke i inkurajuar, promovuar dhe publikuar ato, në mënyrë që të theksojë sa më shumë vlerat e njëra tjetrës dhe të thellojë bindjen e rëndësisë qe ka arti dhe kultura sot në rrugën e integrimit shpirtëror e europian por, nga ana tjetër dhe rolin që ka biznesi në rrugën e intergrimit ekonimik të vendit.

“a soul for business” unë e shoh si një mbështetje reciproke midis biznesit dhe artit e cila duhet të shërbejnë si një forum i hapur, aktiv dhe informativ, që krijon hapësira për diskutime mbi strategji dhe mundësi të reja “përfitimi reciprok” midis biznesit dhe kulturës. dihet që artistët nëpërmjet veprave të artit kërkojnë të shprehen dhe duan të thonë dicka në një kohë që ekonomia i ka mundësitë që të krijojë hapësirat e mundshme e të nevojshme të prezantimit në mënyrë që arti të flasë e të shprehet i qetë.

“art goes office” - rritja e imazhit përmes artit

sot në botë, shumë kompani, firma, koncerne apo të tjera institucione biznesi investojnë shumë në art, kulturë e në jetën sociale mbasi e shohin atë si përfitim. se cili është përfitimi i tyre në këtë rast kjo varet nga këndveshtrimi i sejcilit por, një gjë është e përbashkët: bashkëpunimi mes artit dhe ekonomisë sjellë përfitime materiale dhe imateriale për artistin ashtu si dhe për firmën duke përmirësuar  imazhin e tyre.

arti është një faktor i rëndësishëm në ekonomi mbasi përvec efektit positiv shpirtëror që posedon dhe transmeton ai tashmë përbënë dhe një faktor ekonomik të rëndësishëm.

nëse do të shohim new yorkun do të vëmë re se pas wallstreet industria e artit me 110 miliard dollarë në vit është e dyta në ranking. në  britani do të vëmë re se industria kreative sjellë në buxhet gati 60 miliard pfund në vit duke qënë kështu një punësues i madh me gati 1.5 milion njerëz dhe me një zhvillim gati të dyfishtë në krahasim me ekonominë.

nëse këtë sektor do t´a shohim sot në shqipëri, do të vëmë re se kuptimi i artit dhe kulturës është shpeshhere i nënvlerësuar duke mos e parë këtë bashkëpunim si një marrëdhënie të frytshme e përfitimi për të dyja palët. por, fatkeqësisht shpeshherë vëmë re se biznesmeni e shikon artistin jo si një krijues, si mendimtar e korrektues të shoqërisë por thjeshtë si një zanatci.

bashkëpunimi mes artit, kulturës dhe biznesit sjellë potenciale të mëdha në krijimin e komunikimit më të mirë të brendshëm dhe të jashtëm për vetë biznesin mbasi risitë artistike mund të rezultojnë në përfitime të mëdha për imazhin e një kompanie duke e riklasifikuar atë positivisht në sytë e punonjësve të tyre, ashtu si dhe në publik e treg mund ta paraqesë atë jo më si një përfitues të egër që ka vetëm një qëllim, atë të fitimit të “pangopur”, por si të ndjeshëm e social, modern e avantgarde.

nga ana tjetër, ky instrument komunikimi e bashkëpunimi u ofron artistëve, njerëzve të kulturës të cilët janë të angazhuar në rritjen e mundësive në sektorin kulturor të reja rrugë, resurse, fonde si dhe “mushkri”, për të marrë frymë të qetë e thellë, për të krijuar koncepte bashkëkohore për të qënë në sintoni me kolegët e tyre nëpër europë, por në të njëjtën kohë të kenë dhe “mëndjen në kokë” për të konceptuar ide e projekte për përmirësimin e jetës dhe gjendjes shpirtërore të komunitetit.

njerëzit e biznesit duhet të identifikohen me përparimet artistike të shoqërisë dhe, në rastin më të mirë te kenë dhe vetë një shpirt artistik, t´a shohin zhvillimin dhe suksesin artistik si pjesë të tyre, të krenarisë kombëtare, larg egos dhe paradigmës se “...kur ishin të vegëjl ju paskëshin thënë se paskëshin pasur talent por, s´ju ishte dhënë mundësia e nuk e vazhduan dotë mbasi...” por, të intensifikojnë njohuritë e tyre në art e kulturë, të thellojnë bashkëpunimin me artin e kulturën mbasi do të kenë shumë efekte pozitive në rutinën e punës dhe jetës së përditshme.

arti krijonë një hapësirë krijuese ​​shumë të madhe edhe në punët e përditshme të një kompanie. në termin teknik arti mund të japë impulse të reja si dhe zgjidhje stimuluese që lëvizin larg nga rrjedha e përditshme, shpeshherë monotone dhe e mërzitshme.

sot në botë, shumë kompani (bmw, mercedes, porsche, bayer, columbus, banka e sigurime....) kanë një koleksion të gjerë të veprave të artit, të cilat  shërbejnë si një investim ekonomik por edhe për të përmirësuar imazhin dhe të ndihmojë për të krijuar një klimë krijuese dhe inovative brenda firmave dhe koncerneve. blerja dhe prezantimi i artit në zyrat e tyre shpeshherë bëhet sipas shijeve, parimeve dhe vlerave të një kompanie apo firme, dhe nuk është e pazakontë që këto firma porosisin artistë për të krijuar vepra arti që paraqesin vizionet, vlerat dhe strategjitë avantgarde të vetë kompanive.

sipas një sondazhi të kryer në britani firmat të cilat kanë investuar në art e kulturë, kanë në zyra e ambiente vepra arti bashkëkohore, kanë një imazh më positiv  në publik si dhe më shumë kreativitet, frytshmëri  në punën e përditshme. kjo nuk do të thotë se vendosja e një vepre arti në murë të bënë që të të “hanë duart për punë”. jo, ajo të intriogon, të bënë kurreshtar të kërkoshë idetë dhe atë që ka dashur të thotë artisti nëpërmjet veprës së artit, duke të bërë dhe ty njëkohësisht nje hulumtues dhe krijues në punën tënde të përditshme.

veprat artistike, puna e artistëve mund të përdoret në fusha të ndryshme të zhvillimit të prodhimit, te designit, të marketingut, apo edhe vete te nje evolucioni shpirtëror berdna firmës. arti vepronë si një katalizator dhe të bënë paqësor, tolerant e novator.

“a soul for business” ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe pranimin e artit e kulturës në ekonomi, të hapë rrugë e të shtrojë shina komunikimi për të transmetuar  rëndësinë e artit dhe të kulturës për ekonominë.

gjithashtu ajo kërkonë të sigurojë, të inkurajojë dhe krijojë partneritetin e mirëfilltë mes biznesit dhe botës kulturore duke e bërë atë një faktor të rëndësishëm në ngritjen e gjendjes shpirtërore të vetë punonjësve dhe nëpëmjet tyre ngritjen e nivelit ekonomik të kompanive që si rrjedhojë ka forcimin e  ekonomisë dhe prosperitetin e shoqerisë.

“artin nuk e bënë aftësia, por nevoja për të” – me këtë perkufizim të arnold schönberg të vitit 1911 do të doja të kthehesha edhe njëherë në fillim të shkrimit tim.

në këtë kohë krize të pafund, kur vendi është zhytur në kuturunë më të madhe ekonomike e shpirtërore, ku disbalanca midis sigurisë dhe pasigurisë është, dhe bëhet prezente cdo ditë e më shumë, kur integrimi europian i vendit po zvarritet e po bëhet litar, del dhe bëhet akoma më imediate rëndësia e një bashkepunimi midis artit dhe ekonomisë.   

zhvillimet ekonomike të kompanive të biznesit duhet të mbështesin proceset krijuese në art e kulturë mbasi shoqëria ka nevojë për sa më shumë kreativitet, art, kulturë e aktivitete kulturore, që si rrjedhojë sjellin gjallërimin e jetës së qytetarëve në këtë kohë të një krize të thellë e të gjatë shprese e morali.

vjenezët kanë një shprehje që thotë “ohne geld kein musik” (pa para s´bien sazet) që në këtë kontekst përforcon më shumë nevojën e thellimit të investimeve ekonomike në art e kulturë.

arti e kultura të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja mund të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi ajo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt saj, e në këtë mënyrë të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht.

arritjet e mëdha individuale të artistëve shqiptarë kanë bërë e do të bëjnë që imazhi i vendit të ndryshojë në sensin pozitiv e që në njërën apo në tjetrën mënyrë është dhe një avantazh i madh edhe për biznesin mbasi drejtuesit e tyre kanë “lehtësira” në paraqitjen e tyre fillestare në marrëdhëniet ekonomike me partnerët e tyre europian të cilët jetojnë në hapësira artistike e kulturore.

 

ps: nga vitii 2004 - 2007 unë krijova një bashkëpunim të suksesshëm aktivitetesh të përbashkëta me “managementclub of austrian chamber of business” në vjenë. qëllimi i këtij bashkëpunimi konsistonte në krijimin e strategjive dhe koncepteve të reja mes artit dhe ekonomisë në këtë kohë të ekspansionit ekonimik të firmave dhe koncerneve austriake drejt vendeve të lindjes dhe juglindjes së europes.

hapja e ish bllokut komunist, krijimi i hapësirave të reja për investime të cilat ishin të lidhura edhe nga oportuniteti që jepnin këto vende me paga e taksa të ulëta bënë atë që shumë firma të drejtonin sytë nga kjo hapësirë e re ekonomike. cdo firmë perpara se të fillonte investimet në miliona euro dërgonte në fillim të ashtuquajturit “opinion reserchears” të cilët kërkonin të informoheshin mbi psikologjinë e njerëzve në vendet ku mendonin të investonin.

në kuadër të këtij bashkëpunimi organizova 25 aktivitete - sympoziume të bashkangjitura me nga një expo - në të cilën personalitete të larta nga politika dhe ekonimia austriake, së bashku me të ftuar nga këto vende prezantonin gjendjen politike, ekonomike e sociale ashtu si dhe atë artistike të atj vendi të europës lindore e juglindore që prezantohej.

në fund të ciklit u organizua dhe aktiviteti mbi shqipërinë me pjesëmarrjen e anëtarëve të qeverisë austriake si dhe biznesit ku në të cilën u hap edhe ekspozita ime me titull “më merr dhe mua tek deti jon”