opinions, analysis and interviews
"vienna night" in tirana
me poshte fjala ime ne hapje e "vienna night" in tirana, 25.10.2014:
shume te nderuara zonja dhe zoterinj!
une nuk e mbaj mend se cfare date ishte por, nuk mund te harroje kurre ate, se cfare ngjarje ishte. ne operan e vjenes do te perjetoja premieren e "liqeni i mjelmave" ku eno peci kishte rolin me te veshtire...
mbas shfaqjes, si gjithmone veme te kafe mozart aty mbas operas dhe pime nga nje birre dhe, spontanisht, i them enos:
cfare do thoshe ti nese une vij ne idene e nje prezantimit tend ne tirane?
eno ju pergjigj: fantazi.
ashtu direkt, marre ilir kernin ne telefon dhe i them..dhe ai ju pergjgj: dyert jane te hapura!!!
ju do thoni perse eno peci.
une mendova te “importoj” te pakten per 2 ore nje exportin tone ne skenat boterore. une sot nuk sjelle vetem artistin eno peci por dhe njeriun eno peci, djalin e urte dhe te kulturuar e me kembe ne toke dhe, me lejoni te nderuara zonja dhe zoterinj te falenderoj ne emrin tuaj prindrit e tij, vjollca e fatmir peci.
kete naten vjeneze ne tirane e organizova ne shenje respekti per te gjithe miqte e mij ne vjene dhe ne shenje respekti per historine e perbashket mes austrise dhe shqiperise.
ne nuk kemi shume per ti dhene austrise ashtu sic na ka dhene ajo ne por, ne kemi djem si eno peci qe mbushin sallat dhe hapesirat vjeneze e me larg akoma.
zonja dhe zoterinj,
dikush me ka thene se, ne nje dite me diell diku ne liqenin e ohrit, miqte duke pare lasgushin e porsaradhur nga austria me syte te zhytur thelle ne gjol, sic e quante ai liqenin, i thane:
na trego, cfare ishte andej.
lasgushi ju pergjigj:
bukuri
pasterti
austri.
duke u nisur nga keto tre fjale te lasgushit, per here te pare mora persiper te beje skenografine dhe ne albumin e madh te veprave te mia ne pikture e fotografi, perzgjodha disa qe t’ju a u dhuroj juve, enos dhe kesaj nate vjeneze per te cilen me duhet te falenderoj te gjithe ata qe ndihmuan e ne vecanti teatrit te operas e baletit