poetry, essays and narrativas (copyright ©)

te gjithe fajin e ka kujtesa

…te gjithe fajin e ka kujtesa

momente te jetuara ne vitin  2003

…ishte aty nga fundi i qershorit 2003. sapo kisha mberitur ne vjene nga nje qendrim gati 6 javesh ne athine.
isha i lodhur. qendrimi ne athine me kish lodhur. nisesha nga shtepia paradite dhe kthehesha aty nga mesnata... ne kohen qe me ngelej takohesha me miq dhe dilja. athina eshte e zhurmshme dhe interesante nese di se ku te vesh dhe ne kushtet e mia qe isha ne mes artistesh me ndryshe ishte. hapja e expos kaloi mire dhe ishte nje sukses. cdo gje vajti sipas asaj qe kisha deshiruar  dhe ndoshta me mire. publiku grek e mirepriti expon. pervec disave qe hodhen munxa kunder alvanosit, kunder meje qe kisha sjelle vepra me orgjira dhe gjak.
pse duhet te pikturohet me gjak?! c'jane keto?! thonte ndonjeri kur shikonte veprat e hermann nitsch-it. pse duhet te paraqitet maria, nena e krishtit lakuriq dhe benin kryqin kur shikonin pikturat e adolf frohnes. ku eshte shtepia ketu?! po fshati ku eshte ?! me ke tallet ai? thonte dikush tjeter kur shikonte pikturen time "country house"(shtepia ne fshat).
nejse, arti eshte tolerant dhe te jep mundesine te diskutosh. sido qe te jete ne athine ja kalova mire dhe kam kujtime te bukura si me njerezit ashtu dhe me kohen se si e kalova.

ishte hera e dyte qe veja brenda vitit ne athine. heren e pare, ne janar vajta me avion se kisha nje takim me ambasadorin e austrise dr.rené pollitzer dhe me duhej te bisedoja rreth aktivitetit qe do organizoja. atehere ndenja vetem 1 jave.
 
kesaj rradhe u lodha vertete.
pastaj te mos harroj dhe aksidentin qe me ndodhi me makinen dy dite perpara hapjes se expos aty afer thiva-s kur po veja per delphi te shikoja orakullin e delphit.
eh!
me behet mishi me kokra kur kujtoj humneren qe na priste. nga nje ane them shyqyr qe ishin mbrojteset anes rruges se do ishim harruar. ornella thonte se fajin e kish morandi qe kendonte "…scende la pioggia…" se qe kur  filloj ai kengen filloj dhe shiu dhe rreshqitem. ndoshta e kish fajin morandi.
ylli thosh se fajin e kish mena, gruaja e tij qe na tha se ju qe ikni dhe s'me merrni mua mos vafshit ne delphi. ndoshta ishte ashtu sic thosh ylli dhe e kish vertete fajin  mena. piro thoshte se ashtu qe e shkruar. une thosha se orakulli i delphit patjeter do na kete lajmeruar te mos niseshim por ne s'ja kemi vene veshin. ndoshta. kushdo qe t'a kish fajin apo sido qe te kish qene te shkuara e te harruara. ne delphi nuk vajtem. mora ne telefon vjenen dhe ata u lidhen me athinen dhe derguan nje makine qe na terhoqi.

makinen e rregullova ne athine tek jorgos, nje mekanik grek, djale i mire aty ne pangratis. gjate kohes qe cova makinen per riparim ata nga vjena dhane porosi te me jepnin nje tjeter per te levizur. ata te siguracionit tim se kush tjeter. me dhane nje alfa romeo ngjyre gri shume e bukur. me ate vajta dhe ne aeroport te prisja hermann nitsch-in i cili me tha se kur isha tek ai ne keshtjellen e tij ne prinzendorf kisha nje makine te zeze.
 
s'kaluan disa dite dhe m’u be fiksim qe duhej te veja patjeter ne delphi. u nisem. morem dhe menen me vete. jo per gje por kishim vend se u nisem me dy makina. erdhi dhe raqi me makinen e tij. ndaluam dhe aty ku beme aksidentin. filluam te komentonim kthesen dhe pse reshqiti makina. vazhduam rrugen. kesaj rradhe nuk ndodhi gje. mberritem dhe aty ne maje te maleve ku ndodhej dhe qyteti  antik i delphit. u beme gati te hyme ne amphitheater por ishte mbyllur. pyetem pse dhe na thane se ne te gjithe greqine ka greve te atyre qe punojne neper museume.
eh, thashe:"s'paska qene e thene te shikoj orakullin e delphit". qe aty, sado larg, shikohej deti. zbritem malet e delphit dhe vajtem ne itea nje qyteze e vogel prane detit. hengrem dreken aty. u lame dhe ne det.....nuk e di po se si mu duk deti aty. ndoshta nga qe jam mesuar t'a krahasoj me ate te vlores...
 
kthimi per vjene ishte i qete. ashtu si ne vajtje per athine. vjene-trieste me makine dhe aty mora tragetin per patras dhe qe aty per athine me makine. e njejta gje dhe ne kthim vetem se kete here mu desh te flija dy nete ne traget sepse nisej ne oren 22. ne traget mora perseri nje dhome dhe dola pak prej andej. lodhja ne athine e kish bere te sajen. doja vetem te flija. cfare do beja dhe te dilja. njeri nuk njihja. te gjithe ishin te huaj. pastaj pak njerez kisha njohur ne ato 6 jave ne greqi. te lahesha ne swimming pool nuk kisha qejf. rrija ne dhome dhe lexoja. dilja vetem per te ngrene ne restaurant dhe kthehesha prape ne dhome. aty nga mengjesi dola nga dhoma dhe vajta ne bar te pija ndonje caffe. dola ne verande dhe c'te shoh: perpara meje ishte ishulli i sazanit. m'u mbushen syte me lot. vajta ne dhome dhe mora nga canta dylbite dhe po shikoja...
...hey fate –thashe- andej tutje ka njerez qe ti i njeh dhe te presin...ndosha ciftit anglez qe kisha aty prane i ra ne sy kjo llomotitja ime...
 
mberrita ne vjene.
mbasi perfundova disa bisedime ne ministrine e jashtme dhe bashkine e vjenes isha i lire.  ate korrik, dmth ne daten 31 une mbushja 40 vjec. miku im nga egjypti prof.dr. magdy abdel aziz  emam el bailey, me kish thene qe  te veja ne detin e kuq dhe pikerisht ne el sokhna nje fshat turistik ndermjet kanalit te suezit dhe sharm el sheik. aty ai ka nje shtepine e tij prane detit dhe ma linte ne dispozicion. dr.magdy eshte nje personalitet i madh i artit  dhe kultures egjyptiane dhe shef katedre ne helwan university ne kairo.
qejf nuk kisha te veja ne egjypt. jo se nuk kam kujtime dhe miq qe do gezoheshin kur te me shikonin por ne korrik  aty eshte 60°c.
 
kisha nje ide dhe me shume nje deshire. sado qe isha i lodhur prape doja te beja nje udhetim te gjate. doja te veja ne scotland. aty ku jetojne breaveheart-et. doja te shikoja e te imagjinoja... ate apo kete, ku ka lindur ky apo ai, cfare ka bere ky apo ai dhe po sillja neper mend fytyrat e tyre... sean connery, rod stewart dhe ate moment fillova te kendoj:
"have i told you lately that i love you..."
 
u nisem.
ishte ora 04 e mengjezit kur timonin e ktheva per nga perendimi. vjene-salzburg-münchen, strasbourg-luxenbourg, bruxelles-lille-callais dover, london-oxford-birmingham... station me station. leviznim dhe...
po ne liverpool? patjeter qe do veja... mberritem ne liverpool aty nga ora 14 e ca. kerkova hotel. e doja nje hotel me shikim nga mersey qe te me kujtohej vlora dhe e gjetem nje. te nesermen doja te veja patjeter te shikoja beatlles museum. e pashe. tate gallery. e pashe. maritima museum.... hoteli ishte aty ne albert dock -touristen attraction dhe u kenaqa.
ndejtem dhe ca ne liverpool dhe u nisem. rrotat e makines i drejtova nga tabela qe shenonte "the  north"
u nisem per glasgow aty tek 300 miles nga liverpool. mberritem dhe ne glasgow. ishte aty nga mbasditja dhe ate dite rruget e qytetit ishin plote. sa kish mbaruar nje ndeshje boksi dhe kampioni i edinburghut kish fituar mbi kampionin e glasgow-it. nga qe turma e njerezve mezi cahej thame se nuk do ishte mirre te rrinim aty dhe u nisem per falkirk nje qytet pak me larg dhe se do flinim aty ne nje hotel qe kisha degjuar per te. shkuam. ishte aty nga ora 17.00 kur hyme ne hotel. mbasi  bera nje dushe dhe u qetesova pak, dolem ne qytet qe si cdo qytet scocez eshte intersant. ne darke u ktheva ne hotel dhe u shtriva. nuk me zinte gjumi. ishte ora 22 e ca dhe dielli ishte akoma aty siper. aty nga ora 4 e mengjezit kur me doli gjumi pashe se ishte akoma dite. pyeta veten nese ishte erresuar ate mbremje apo jo. ndejta shtrire dhe prita te vinte ora 7, duke pare tv. dolem ne qytet. ndejtem pak dhe u nisem per edinburgh. hyrja ne qytet ishte mahnitese...."…oh mein gott"- thashe! gjeta parkim aty mbrapa princ street dhe dolem ne kembe. drejt nesh po vinte nje djale me fund me kuadrata jeshile dhe te kuqe qe si duket ishte bere tape se po batohej. e pershendeta. ai mu afrua te me perqafonte. ika. dyqanet ishin mbyllur. ndermjet princ street dhe keshtjelles pame nje lugine te bukur plote me parqe dhe lule. vajtem ne national museum. e pame. dhe atje ...vajtem. po ne keshtjellen mbi qytet? sigurisht qe do veja. po .... ? sigurisht qe do veja dhe atje e ta shikoja.. ndejtem. u kenaqem. dreken e hengrem ne nje restaurant aty tek keshtjella ngjitur me university of edinburgh. birra nuk ishte dhe aq e keqe nese je mesuar t'a krahasosh me wieselburger bier. pime dhe whisky, atje tek whisky museum. ndejtem dhe ca. ikem. kur zbritem qe andej sado qe kam bere mijera kilometra ne uk prape si per inerci mora krahun e djathte te rruges dhe vazhdova. nje makine qe me vinte perballe ndaloi. shoferi i saj qeshte sepse shikonte targat e makines time dhe e kuptonte qe isha nga europa. hapi dritaren dhe me tha se dhe ai e ka te veshtire kur vjen andej nga ne dhe beri me dore sikur donte te tregonte dicka qe ndodhej larg.
po ne… atje tutje ne highland...? vajtem. u kenaqem. bukur. ashtu sic e imagjinoja...
kthimi ishte nje mrekulli. si per rastesi u kthyem neper rruget e brendshme dhe jo nga motorway. fshat me fshat e liqen me liqen...aty afer qytetit moffat hyme perseri ne motorway.
 
ishte mbremje kur mberitem ne birmingham. nardi dhe bana ishin bere merak. romelin e gjetem duke luajtur me joe-n. ndejtem disa dite aty. drekave nardi bente grille ne kopshtin e shtepise, ndersa darkave mbasi linim makinen aty afer snow hill-it venim neper pub-e aty ne queen's way. vajtem dhe ne stratford on avon te shikonim shtepine e shakespearit dhe sigurisht ne warwick castle.
 
morem annen dhe jeremy-n ne telefon. u gezuan kur na degjuan zerin dhe na ftuan per darke. u nisem per tek ata atje ne alcester. aty ishte dhe sarah gruaja e ardit. anna kish gatuar ato gjellet tipike angleze qe une s'i duroj dot. m’u kujtua se ate dite ardi kish ditelindjen dhe e morem ne telefon. dolem dhe ne qytet dhe jeremy plot deshire na tregonte historine e qytetit. ishte hera e dyte qe veja ne alcester. heren e pare kisha qene nje vit me perpara kur u martua ardi me sahren. atehere vajta me avion. ne dasem  kisha prane shemsin, vellain e xheles burrit te tezes time nafit. shemsi, aty tek te 70-tat ngaqe nuk di anglisht e kish veshtire te komunikonte me anglezet. kur ata e pyesnin per ndonje gje ia sqaroja une se cfare i thoshin. mbasi e merrte vesh pyetjen ju pergjigjej atyre ne italisht. ata, qe asnjeri nuk merrte vesh italisht me luteshin mua t'ua u perktheja. oh shems!- i thashe. pse e torturon veten dhe mua po me le pa ngrene. ti nuk di anglisht dhe ata nuk dine italisht. apo meqe ata per ty jane te huaj ju flet dhe ti ne gjuhe te huaj. foli me mire shqip se ata si ashtu dhe keshtu nuk dine as njeren dhe as tjetren dhe ti se tortoron veten duke lidhur  fjalite ne italisht…
 
mbas disa ditesh ne birmingham u nisem per kthim. ndaluam ne oxford. mbasi ndejtem disa ore dhe mbasi u bleme disa dhurata femijve aty tek "alice in wonderland" shop u nisem per londer. te nesermen ne oren 14 kisha lene nje takim me alexander zimmermann, drejtor i institutit austriak te kultures. vajta me vonese ne takim. nuk e di por aty ne kensington road, prane hyde park-ut ishte veshtire te gjeje parkim dhe keshtu u rrotullova disa here ne ate zone sa humba kohe kot. mbas takimit me te dolem shetitje. ndejtem pak ne ate zone dhe vajta prape tek makina. me kishin vene gjobe. kushedi sa here do me kete fotografuar radari aty ne westminster sepse aty eshte hyrja me pagese. londra eshte e bukur naten.
 
ndejtem dhe ca ne londer dhe morem rrugen e kthimit per vjene. ashtu si ne ardhje vetem se kesaj rradhe fjetem ne charleroi te belgjikes.
mberritem ne vjene. ishte aty nga fundi i 10 ditorit te trete te korrikut. duhej te nisesha per vlore. me duhej t'a festoja ditelindjen prane nenes time. u nisem. rruges fjetem ne beograd. te nesermen vazhduam prape udhetimin dhe mberritem ne vlore po ate dite te 31 korrikut 2003 .....
 
....ne vlore po si ne vlore. nuk kalohet keq atje. paraditeve si gjithmone ne plazh aty ne rradhime tek hoteli i bacit. rrinim deri ne mbasdite dhe ktheheshim per qytet.  mbasi benim dush dilnim ndonje xhiro se mos takonim ndonjerin. ndaloja tek dyqani i nadit qe eshte aty ne boulevard dhe ishte e kote te levizje me tutje se qe te gjithe aty kalonin. here pas here niseshim prape per rradhime por gjithmone aty nga darka. niseshim disa miq dhe venim prape tek baci. aty, ne verande lusi kish instaluar nje karaoke dhe jepte koncerte per pushuesit. aty nga ora 24 e merrja une mikrofonin. ishte deshira e lusit dhe e te tjereve, por sigurisht edhe imja. si gjithmone e filloja me pershendetjet e miqve dhe i ftoja ne emisionin "fate in midnight" dhe i pershendesja me kenge nga repertori im. e nisja me te dashuruarit. kete ja kushtoj beles dhe ilirit kete..kete....sigurisht si gjithmone e nisja me battistin dhe vazhdoja me morandin, dalla-n etj. vone, vone  vinte dhe lushi, vellai i bacit. qete qete ulej aty nga tavolinat e fundit merrte ndonje shishe bier dhe degjonte. nga larg shikoja kur qeshte dhe vija re ato pak dhembe te verdhe si misra te ziere. lushi eshte djale i mire dhe me vjen gjynah qe ka ngelur me tre gjymtyre. njehere me tha se njeren dore e kish humbur kur vriste peshk me dynamit. m’u dhimbs kur ma tregonte.

ne vlore eshte bukur. te pakten ne behar nuk te rrihet pa vajtur. nga qe jam ne levizje gjithe vitin e kam te nevojshme qe beharin t'a kaloje atje. aty eshte ndryshe. degjon histori te tjera jashte cdo llogjike te atyre qe je mesuar ne perendim. ndryshe per ndryshe krijohen muhabetet aty. e fillon muhabetin ketu dhe e vazhdon atje tutje. trurin e leshon pa frena dhe je i lire. takohesh me shoke dhe miq. te pershendet njeri ketej e tjetri andej. o, fate, paske ardhur? sa do rrish? mire, mire , paske ardhur. me mire je me shendet kesaj rradhe. me mire se heren tjeter- thote si cdo vit janulla- gjitonja e shkalles tjeter .
jo, jo. nuk kalohet keq atje…

.. u kthyem ne vjene. si dhe ne vajtje per vlore fjetem nje nate ne beograd. ishte aty nga fundi i gushtit dhe femijet duhet te behshin gati per shkolle e kopesht ndersa une duhet te behesha gati per itali ku ne daten 16 shtator do hapja ne lago di garda expon time "dipingere nella luce". mbasi vume cdo gje ne vije u nisa nje dite e bukur me diell per itali. deri ne udine vazhdova autostraden dhe mora rruget e brendshme duke vajtur ne pordenone, vittorio venetto, belluno, trento e deri ne riva del garda e ne limone. vajta ne hotel. i thashe asaj te receptionit se doja nje dhome ne katin e siperm dhe me ballkon nga liqeni. m’a dha. te nesermen hapa expon. nuk doli keq. erdhen shume veta bashke me ta erdhi dhe kryetari i bashkise. ishte bukur aty ne lago. drekave dhe darkave per te ngrene veja ne restorantet buze liqenit. ne darke rrija ne ballkon dhe shikoja liqenin. lago di garda eshte nje parajse. jastekun e ktheva nga ana tjeter dmth andej nga fundi i krevatit. doja qe kur te shtrihesha te shikoja ujin e liqenit dhe reflektimet qe vinin nga qyteti perballe...

... po rrija ne ballkon. ishte aty nga ora 23. kisha marre  ne dhome nje shishe vere te kuqe dhe po pija avash avash. nga nje bar aty poshte tek liqeni vinte muzika e njerit qe kendonte ne piano. e degjoja. me erdhi nje sms nga athina. i ktheva pergjigje. degjoja muziken ne qetesi. muzikanti vazhdonte te kendonte. si duket ishte ne qejf ose po e pelqenin ata qe ishin ne restaurant. me shume ishte muzike e njohur italiane. aty vone filloj te kendonte ne anglisht. jo dhe aq keq thashe. ...po behesha gati te futesha ne dhome te flija kur ai filloj
"strangers in the night, ..."

.. jo -thashe. nuk vihet per te fjetur tani. duke fershellyer kengen dola nga hoteli dhe vajta tek lokali ku ai po kendonte. aty buze liqenit. mora dicka per te pire dhe ndejta ashtu ne heshtje dhe degjoja. pianisti vazhdonte ti binte melodive te njohura qe me fusnin ne kujtime. nga nje tavoline aty afer meje u ngrit  nje grua dhe vajti tek ai. sec biseduan dhe pas pak ai filloj te kerkoj ne librin ku kishte textet e kengeve dhe mbasi e gjeti ate qe kerkonte filloj te luaj prape ne piano. melodia ishte e njohur. po mundohesha te beja lidhjen kur nuk zgjati shume dhe ai filloj te thonte fjalet:
 
"you must remember this:
a kiss is just a kiss,
a sigh is just a sigh,
the fundamental things apply
as time goes by..."
 
ishte  muzika e casablanca-s. patjeter ajo gruaja duhet t'i kete thene pianistit "play it, sam" dhe bera lidhjen… m’u kujtua..... m’u kujtua  ilsa kur i tha kete shprehje sam-it  aty tek piano ne kohen kur rick u largua pergjithmone. “play it, sam” dhe sam filloi te kendonte "as time goes bye..."
"play it, sam", "play it, sam“, ah, kjo shprehje qe me ka ngelur ne mendje si me e famshmja lutje…

eh, fate, fate -thashe. doje dhe te flije. ktheva koken nga ajo gruaja dhe e pershendeta me goten e pijes ngritur. ndejta dhe pak dhe aty nga ora 27 e ca vajta prape ne hotel dhe fjeta...
 
...pas dy ditesh u nisa per lecco. aty ne lago di lecco-como duke  pershkruar gjeje rivieren e lago di garda-s deri ne sirmione dhe pastaj ne breschia e.... aty me priste xhuli, nino, bledi dhe alda. i gjeta mire. kafene ne mengjes e pinim tek bari i gianni-t. ndejta ca aty dhe u nisa per bergamo. doja te shikoja bergamo vecchio. mora stradalen dhe vazhdova rrugen. aty afer pa vajtur akoma ne bergamo ndalova ne nje bar te pja kafe. lexoja gazeten dhe me ngelen syte tek tabellat e rruges: bergamo 12km, valle imagna.. san omobono 35km...
oh thashe. san omobono! valle imagna! oh mein gott! m’u kujtuan kartolinat e xheles...

...ishte aty nga fundi i viteve '70 kur nje shoku i xheles, burrit te tezes time nafit kish vajtur per nje kurs specializimi ne itali. qe andej i dergon xheles nje kartoline me pamje nga valle imagna dhe san omobono. sa here qe veja ne tirane e shikoja gjithmone ate kartoline. mbas disa kohesh qe nafi e mbante tek xhami i bufese m’a dha mua. e shikoja kartolinen cep me cep. ate pallatin e verdhe me tre kate aty perpara ures. ate rrugicen e ngushte dhe ato dy grate me fustane zhapone qe dilnin nga dyqani ate luginen e bukur jeshile te valle imagnas. s’e ndaja nga dora atehere kartolinen, i bera dhe nje kornize dhe shpeshhere e vizatoja....
…mbarova se piri kaffen aty tek bari ku isha dhe u nisa. doja patjeter te veja ne san omobono. mora rrugen perpjete neper malet e valle imagnas dhe mberita ne qytet. fillova te kerkoj ate pallatin e verdhe prane ures. e gjeta. ndejta dhe e shikoja se nga mund t'a kish fotografuar ai qe kish bere kartolinen. pashe dhe ate rrugicen e ngushte dhe dyqanet aty. sigurisht ato grate jo se kane kaluar shume kohe, pastaj ato nuk rrine gjithe diten aty para dyqanit.
 
u ula ne nje bar dhe porosita nje shishe bier. rrija dhe sodisja qytetin. eh, fate, thashe. po kjo nuk qe e llogaritur... kerkova neper dyqane se mos gjeja te njejten kartoline por me kot. kishin kaluar me shume se 25 vjet qe atehere...
...ika qe andej dhe vajta ne bergamo. atje ne bergamo vecchio. qytet i bukur…. u ktheva prape ne lecco. nino kish ardhur nga puna. fillova t’u tregoja dhe per san omobonon. bledi degjonte me kenaqesi kujtimet e mia…
…te shtunen, u nisem me bledin dhe alden per sanremo gati 400km nga lecco duke i kaluar nga milano….
 
...nuk do kalonte nje muaj dhe do nisesha prape per rruge. kesaj rradhe per beograd ku do takoja ambasadorin e austrise dhe qe andej ne rumani duke i kaluar nga craiova dhe bukuresht. ne dhjetor u nisa prape per itali dhe pikerisht per sanremo per te marre pjese ne ndarjen e cmimeve ne pikture...