poetry, essays and narrativas (copyright ©)

une dhe guri madhi

nga fjala ne hapjen e expos "tendencat e modernes ne pikturat e guri madhit" 

“…im atë, melo velaj ka pasur dicka të përbashkët me guri madhin. e përbashkëta mes tyre qëndronte në faktin se që të dy vinin nga shkolla ruse e ish bashkimit sovjetik.
guri madhi në leningrad(saint petersburg) dhe im atë në moske.
mua më kujtohet fare mirë kur im atë melo me fliste per jeten e tij ne moske. me tregonte sesi shpeshhere i duhej te kursente edhe rublat e fundit e te shkonte ne bolshoi teater per te pare liqenin e mjelmave te tschaikovskit apo ne pushkin museum për te pare shkollën ruse të artit, për te pare piktoret e medhenj rus si aivasovski e rjepin etj.

aty nga mezi i viteve 70 unë në vetvete zbulova pasionin tim për pikturën dhe im atë më thosh: të bëhesh si guri madhi...

qëllimi i këtij në tirana business university është që të risjellim në kujtesën tonë por edhe të brezit të ri ata personalitete që krijuan ndërgjegjen kombëtare e identitetin kombëtar.

koha “mizore” e tranzicionit bëri që të liheshin në “qoshe”e “cep” këto figura dhe vlerat që ata krijuan duke ju dhënë përparësi “vlerave të tjera” si e rendjes drejt parasë në mënyra nga më të ndryshmet.

qëllimi ynë është të “marrim pluhurat” nga kornizat e këtyre veprave dhe tu japim ndricimin e tyre në original...”

fate velaj, tirane-maj 2011