poetry, essays and narrativas (copyright ©)

mbas nje udhetimi te gjate

Mbas një udhëtimi të gjatë

 

Mbas një udhëtimi të gjatë nëpër natën e pagjumë,

vijave të bardha që më dukeshin gri,

nga një sms e ardhur nga larg,

nga shumë, shumë larg,

autostradave bosh,

Tirol, Bayern, Salzburg...

tashmë përballë kam dritaren e dhomës sime,

me pamjen e zakonshme të këtij behari tuhaf,

të pangjyrë,

shiut të hollë, 

pemëve nevrike,

të inatosura,

që s’pushonin së ankuari,

turfulluari  e llomotituri

shshshshshshshsh...

këtu në Vjenë.

 

Vjenë, e premte, 29 gusht 2013