poetry, essays and narrativas (copyright ©)

lokali i qytetit

Ora 7 e mëngjesit.

Lokali e gjej bosh. Kamarierin e shoh të luaj me telefonin. Dëgjohet muzika që tund xhamat e kanatave.

I them të ul zërin e radios.

Nuk mundem, - më thotë - e kam urdhër nga pronari. 

- Pronarin e shoh përnatë të numëroj pllakat e bulevardit Vlorë-Skelë, - i them.

Ai më sheh dhe nuk kthenë përgjigje.

Ul kokën dhe vazhdon të luaj.

Në këtë qytet, janë disa që numërojnë pllakat, thashë me vete dhe u ngrita të shkoj diku tjetër...

 

Vlorë, e Diel, 8 Tetor 2017