poetry, essays and narrativas (copyright ©)

kur ullinjtë u dogjën

...kur ullinjtë u dogjën, unë isha në Tiranë dhe pamjet i pashë në TV. Të nesërmen, gjumi më doli në orën 5 dhe, pasi piva kafen tek klubi poshtë shtëpisë që nuk mbyllet kurrë, u nisa për atje. Hyra fillimisht kujdesshëm se mos bëhesha pis në mes të fushës sterrë nga hiri por, kur pashë se pantallonat ishin bërë njolla-njolla, vazhdova i shkujdesur dhe me aparatin në ON, shihja sesi rrezet e para të diellit, godisnin trungjet e frakturuara që prisnin të hidheshin në allçi... Fate Velaj Panaja, 9.9.2021