Activities

university of vlora, 2007 - symposium "europa-sa far so nah"

 

fate velaj, në funksionin e kryetarit të forum weltoffen international dhe atë të ideatorit e organizatorit të platformës „al-eu-al“ („shqipëri -be-shqipëri)

i nderuari z. rektor, i zoti i shtëpisë,
i inderuari z. meta 
lieber hannes,
egreggio console generale d’italia sig.tomassoni,
të nderuara zonja e zotërinj,
të dashur studentë.

dje, në ambientet e muzeut historik kombëtar në tiranë ne startuam platformën „al-eu-al“. kjo platformë startoi me anën e një ekspozite jo vetëm interesante për nga veprat në pikturë e fotografi të paraqitura nga unë dhe miku im i vjetër hannes swoboda por edhe nga titulli i saj: “ndjenja shqiptare-frymëzime europiane”. ndjenja e frymëzime të alternuara të dy personave të lindur në vende të ndryshme, me histori e kultura te ndryshme të të njëjtit kontinent por që të përbashkët kanë idenë dhe vizionet e vetë kontinentit: atë të një europe si shtepia jone e përbashkët.
nuk ka vlerësim më të madh për një aktivitet kur hapjen e saj e bënë vetë i pari i shtetit, presidenti i republikes z.alfred moisiu që jo vetëm n’a nderoi me ardhjen e tij por përdori edhe fjalë të përzgjedhura në fjalën e tij duke n’a dhënë ogurin e mirësisë për idenë dhe dëshirën tonë, atë që t’a shohim shqipërinë sa më shpejt në “europë”.

të nderuar miq,
idea e themelimit të një platforme si “eu 4 you”(al-eu-al) mua më ka lindur qysh kur nga
“politikanët” shihja e lexoja diskutime që  hyrjen në be të shqipërisë e shtynin në vitet dhe
dhjetëvjecarët e ardhshëm. keshtu, erdha në idenë e formimit të një platforme e cila në
principiet e saj të ketë idenë bazë të europës moderne, atë të vlerave universale të njerezimit,
 atë të transferimit të lirë të vlerave, kulturave dhe ideve. një platformë që ka për qëllim që
virtytet dhe vlerat dhe arritjet më të mira shqiptare t’i rizbulojë dhe t’ja paraqesë ato denjësisht
opinionit europian. eshtë kënaqësi e madhe për mua kur shoh se në qytetin tim ka
kaq shumë interes për të marrë pjesë në debatet mbi të ardhmen europiane të shqipërisë.
gjithashtu është kënaqesi kur shoh se interes ka edhe nga qytete të tjera dhe me këtë
rast dua të falenderoi dhe i uroj mirëseardhjen kryetarit të bashkisë së pogradecit z. artan
shkembi si dhe yllit të fotopejsazhit shqipëtar, ardian fezollari.

platformën "al-eu-al" e shikoj si një mundësi të mirë për të paraqitur obligimet, shpresat dhe njëkohësisht rëndësinë që ka sot shqiperia. në të njëjtën kohë ajo ofron informacion  mbi përparimet politike, ekonomike e kulturore në shqiperinë e sotme dhe jep mundësinë për thellimin dhe pasurimin e marrëdhënieve ndërmjet saj dhe europës së bashkuar. ajo do të tregojë se antarësimi i shqiperise në be nuk është vetëm  një shans për të,  por duhet parë dhe si një pasurim për vetë bashkimin europian.
por, europa nuk duhet ta shikojë shqipërinë si një nxënës për detyrat që duhet të kryejë, por ta vlerësojë edhe për pasuritë kulturore dhe vlerat origjinale që mbart ky popull.
nëse do të pyetesha se për cfarë ka më shumë nevojë politika shqiptare sot pergjigja ime do të jetë vetëm me një fjalë: vizioni.
kam frikën se në shumë raste dhe situata vendi lëviz amok. nëse do t’u referohemi zhvillimeve europiane dhe ne se marrim nën lupë disa kryeqytete apo shtete te be shohim se në momente te caktuara ato kane startuar edhe iniciativa te caktuara. kështu në fund te mijëvjeçarit dhe fillimin e një te riu si viti 2000 shohim iniciativa të tilla si ajo e ndërmarrë nga kryetari i bashkisë së vjenës michael häupl me "vizionet vjeneze 2010" ku ai mblodhi rreth vetes të gjithë ata që donin të jepnin idetë dhe mendimet e tyre se si do të ishte vjena mbas 10 vjetësh.

po kështu kryetari i bashkisë së londrës ken livingstone startoi iniciativen "london in europe" apo ish kancelari i gjermanise gerhard schröder me “agenda 2015” etj. pra, kur shtete e kryeqytete që kanë bërë historinë e kontinentit europian dhe qe janë të stabilizuara dhe përparuara ndërmarrin hapa e iniciativa mbi vizione për të ardhmen ne, shqiptarët nuk kemi një ide të qarte se ku jemi e ku duhet te vemi.
fillimi e kesaj inicitaive mbi vizionet dhe endrrat europiane shqiptare jo pa qellim unë mendova t’a fillojmë ketu, ne universitet perpara studentëve mbasi janë ata që kanë ëndrrat dhe dëshirat më të mëdha të hyjnë në “europë”.
sjellja e personaliteteve nga be bëhet vetëm e vetëm me qëllim që ata të njohin dëshirat e “atyre” që janë në të vërtetë më të interesuar nga hyrja në unionin europian. por, në shumicën e rasteve vijnë personalitete të larta nga be dhe diskutojnë me qeveritarët. mbasi i degjojnë ata largohen me mendimin se ishin në “berisha land”, “rama land”, “meta land” etj dhe nuk njohin atë që është e vërteta dmth “albanian land” pra njerëzit e këtij vendi, ëndrrat e deshirat e atyre që janë drejtpërdrejt të prekur nga hyrja apo moshyrja në be. kështu, një  qellim tjetër i iniciativës “al-eu-al” është që të ngushtojë “distancën” e krijuar mes këtyre të ashtuquajtur vendimmarrës të be dhe atyre që janë te interesuar dhe prekur nga vendimi i tyre, pra popullsia shqiptare.

sot solla këtu hannes swobodën, një mikun tim të vjetër me të cilin njihem qysh në fund të viteve ’90. do te ishte ai që në vitin 2001 do të organizonte në parlamentin europain ne bruksel hapjen e expos time personale të ciles i vendosa titullin “vlora, vjena dhe brukseli” pra: vlora, qyteti ku unë u linda, vjena qyteti ku unë u rilinda dhe brukseli kryeqyteti i europës së bashkuar ku ne të gjithë ëndërrojmë të hyjmë. ky ishte dhe qëllimi përse ne jemi mbledhur sot këtu, të dashur zonja dhe zotërinj: të diskutojmë për dëshirat dhe ëndrrat tona europiane dhe së bashku të përshpejtojmë hapat tona drejt europës.

sot është hannes nesër të ftuar do të jenë të tjerë personalitete nga politika, ekonomia e kultura europiane e së bashku, kështu sic jemi por, jam i bindur se do jemi më shumë do diskutojmë për rrugën që kemi bërë dhe kemi akoma për të bërë. pra, i ftoj të gjithë ata që e ndjejnë vehten “europian në bindje” t’i bashkohen kësaj iniciative dhe le t’a bëjmë një pjesë së rrugës së bashku…”