Literature

0-2

...përpara një jave, në vlorë, por dhe këtu në tiranë, në një tavolinë mes miqsh, ku biseda e vetme ishte ndeshja dhe ku unë gjatë gjithë asaj kohe nuk u përzjeva, në momentin që të gjithë po jepnin rezultate se aq e kaq do fitojmë, e se duhet të regjistroheshin në kurset e frëngjishtes për të mësuar dicka që kur të venë në francë për kampionatin europian mos të ngeleshin si merhumër rrugëve pa ditur një fjalë, unë, në qetësinë time, ju thashë se ndeshjen me serbinë do ta humbasin. bile me 2 gola diferencë. kaq mjaftoi dhe disa mu hodhën në grykë, ndërsa të tjerët tundën kokën si të më thoshin se mos dija gjë nga brenda të cilën mund ta kisha dëgjuar në vendin e punës...
sqarimi im bazohej se ne s'kemi lojtarë të vrapojnë si gjithë bota mbasi të duken kur i sheh, si filmat pa zë dhe nëse më parë ja hidhnim fajin asaj, se aq të mban "domatja" apo trahanaja deri te cepi i pallatit të con, kësaj të sotmes do ju thonë se ju zuri mishi sytë. më kujtohet kur në 1984, në dhjetor, mbasi kishim arshivuar ëndrrën për të vajtur në paris, në kampionatin europian e ku në inat e sipër njerëzit thoshin se s'kemi nevojë për "këndezat" francezë se na jep nga një vezë në dite partia, ishte e njëjta situatë mbas fitores në ndeshjen 2-0 me belgët këtu në tiranë e shqiptarëve filloi tu dukej vetja si astekë apo nga civilizimet maya e filluan të blinin kapele kashte meksikane për kampionatin botëror të dy viteve më pas duke kërkuar të ngjanin me emiliano zapata, film që e kishin parë një natë më parë për të disatën herë në televizor.
por dhe dje, gjithë ajo kakofoni mbas dhe para ndeshjes me serbët në beograd e në tiranë dhe disa aktivitete që u zhvilluan ditë më parë, apo dhe ato mijra foto me flamuj nga oxhaku i shtëpive, ballkonëve e facebook-ëve si dhe duarve si shqiponja që i shikoje sa në një foto në tjetrën e që ju a kishin mësuar dhe kinezëve, koreanëve e indianëve bulevardeve të botës, do ishin reflektare në mendjen e sportisteve.
krenaria kombëtare nuk krijohet me flamuj e duar por me ndjenja e punë në ndërtimin e standarteve e të ardhmen dhe jo duke u mburrur me disa gurë e shtylla që kanë ngelur ne butrint, apolloni apo amantia.
më kujtohet një histori që kisha dëgjuar shumë e shumë vite më parë e që është aktuale dhe sot në të gjitha zhvillimet.
...mbas një ndeshje me gjermaninë, dikush pyet kaiser franz beckenbauer seç mendonte ai për futbollin tonë! 
kaiser franz i thotë: doni përgjigje konfidenciale apo mediatike?
- konfidenciale,- i thotë pyetësi me idenë se do dëgjonte fjalët e profetit.
- nuk keni futboll fare i thotë beckenbaueri dhe, nëse doni dicka për mediat, ju themë tërë ditën se jeni në zhvillim e se keni bërë një punë të lavdërueshme dhe se së shpejti, do merrni rezultatet e duhura...