Literature
DASMA E DASHNORES SE FUNDIT
December 7, 2009
Dasma e dashnores së fundit
Rrota të lodhura.
Male... male... male...
Shi... shi... shi...
Rrota të lagura.
U kuptua që po afroheshim.
Dëgjohej muzika dhe...
shiu.
Nuk e di pse pas gjithë asaj rruge të gjatë
qëndroi larg.
Përballë saj,
duke dëgjuar muzikën,
vetëm,
në mes të shiut.
Kujtonte...
zile... zile... zile...
net shiu,
dhoma të errëta,
të nxehta,
të djersitura.
Qëndronte akoma larg.
Tashmë përballë saj,
dhëndrit,
muzikantëve dhe...
shiut.
Dupnitza, Bullgari,
e shtunë, 24 tetor 2009