Literature

parathenie ne librin

 

perkufizimi i mark twain, shkrimtarit amerikan te njohur nga femijeria jone nepermjet romanit tom sawyer, se „...gazetaret jane njerez qe gjate gjithe jetes i shqeteson mendimi se ushtrojne profesionin e  gabuar“  per ergys alushin nuk merr kuptim.

me kujtojet fare mire momenti kur nepermjet nje miku te perbashket u njoha me te dhe,  sado qe vija nga nje bote me  „e qete e me melodioze“ sic eshte ajo vjeneze e rashe ne nje bresheri muhabetesh e komentesh mbi ngjarjet ne qytet qysh ne fillim me beri pershtypje  nje menyre tjeter e te perceptuarit te ngjarjeve nga ana e tij.

te shoqeruara me element te humorit e te folklorit vlonjat analizat e  tij te plota dhe te detajuara mbi disa momente nga zhvillimet politike e sociale te qytetit qysh ne momentin e pare  me lane idene e nje vegle pune marangozi, sic eshte sharra me dhembet e saj sa majtas, sa djathtas qe ne gjuhen popullore quhen „capraz“.

duke e pare qe fliste me nje qetesi qe nuk ishte ne sintoni me ato qe tregonte mundohesha te kuptoja  se ne cilin kamp politik ishte „shpirterisht i reshtuar“ dhe ne momentin qe une e pozicionoja majtas me rezultonte djathtas e anasjelltas.

ika nga ky takim me idene se ndoshta ishte takimi i pare dhe ndoshta  akoma heret te krijoja nje ide perfundimtare ose me mire nje perkufizim mbi „fenomenin ergys“.

kohet e mevonshme do te me mesonin ta merrja ergysin ashtu sic ishte: nje „gazetar rapsod“ qe gazetarine e sheh si mjet per te kenaqur e permbushur gjendjen e tij shpirterore e qe pa te cilen ai vete dhe vete qyteti nuk do te ishin te plote.

fate velaj- vjene, nentor 2011